Advent 6-I derguari

Fjala qe do meditojme sot eshte: I Derguari. Gjoni 3 na flet sesi Perendia “dergoi” Fjalen e Gjalle qe te behej njeri dhe Shpetimtar i njerezimit.Gjoni 1 na thote qe Fjala ishte Perendi, perpara fillimit te gjithckaje. Fjala ishte aty kur ne u krijuam, Fjala do te jete prane nesh kur japim frymen e fundit, Fjala do te na prese ngitur ne kembe (sic deshmori Stefan e pa perpara se ta gurezonin ata qe nuk donin te degjonin per Fjalen e Misheruar), Fjala do te na ringjalle.

Ndersa Judenjte para 20 shekujsh prisnin Mesian Shpetimtar qe te vinte dukshem, ne menyre madheshtore-ai erdhi pa fanfara publike pervec se kore engjejsh dhe barinj te panjohur askush nuk e priti ne ate kohe. Erdhen nga larg mbreter dhe astrologe qe kuptuan shenjat por i derguari erdhi si nje foshnje ne nje vend te panjohur te Izraelit.

Perendia eshte i derguari ne historine biblike, eshte shfaqur ne menyra te ndryshme por ne Jezusin eshte shembelltyra e tij e perkryer. Nese Perendia deshiron kaq shume qe te mos kete mure ndares me krijesen e Tij, a mund te pyesim veten: pse njerezimi ka krijuar mure ndarjeje me Krijuesin?

Jezusi sot do te trokase serisht ne zemrat tona, duke na ftuar ne nje komunikim te sinqerte me Te. A do ia hapim deren?

0 Comments

Add a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.