Advent 5 – Fokusohu

Nese keni syze sic une do rrefeheni qe i keni te domosdoshme ne cdo gje qe beni ne jeten tuaj syhapur. Por pervec se nevojes per te patur syze – ato duhet te jene me numrin e duhur. Une nuk perdor syzet e dikujt tjeter apo shkoj ne dyqane dhe vendos cdo lloj syzesh qe jane per njerez si puna ime. Une kam nevoje per syze specifike qe me ndihmojne te shoh qarte, jo thjesht pak me mire, por qarte.

A ke nevoje mik apo mikeshe per syze qe te shohesh me qarte?

Ndersa po vjen fundi i vitit ndoshta je i zene me angazhimet e fundvitit dhe nuk sheh qarte gjerat e tjera. Kur kthen koken prapa – a arrin te shohesh gjurmet e kembeve te tua? Ku ke qene dhe cfare ke ndertuar ne menyre te qendrueshme? Ku shikon gabime qe mund t’i menjanosh ne te ardhmen? Ku shikon qe dashuria nuk ka qene e sinqerte apo e persosur?

Ndersa fillon viti i ri kalendarik, a i ke te qarta objektivat?

Ndersa shume do te festojne Krisht-lindjen, por ne nje menyre ku Krishti nuk nderohet gjekundi, ndoshta dhe ti ke nevoje per syze dhe te perjetosh serish mrekulline e historise se Bethlehemit.

Fokusohu!

 

0 Comments

Add a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.