DY VIZITAT E MËKATIT

nga Pastor Tomor Ajeti

“Dhe në qoftë se nuk veproni kështu, atëherë do të mëkatoni kundër Zotit; dhe të jeni të sigurtë që mëkati juaj do t’ju gjejë.”
Numrat.32:23
‎Mëkati është një vizitor dyfytyrësh. Herën e parë kur vjen tek ti ka fytyrën më tërheqëse të mundshme, si të një misi universi ose të asaj gjëje që e ke si idhull dhe nuk rri dot pa të. Me vete në këtë vizitë të sjell kënaqësinë, bukurinë, një shprese për pozitë më të lartë, lumturinë, pasurinë, shijen e ëmbël, përmbushjen, famën dhe ndoshta plotëson edhe ‘ëndrrën’ tënde të fshehtë.
‎Kush nuk do ta donte një vizitor të tillë në shtëpi? Të gjithë do ta mirëprisnin pa hezitim. Por pasi kemi shijuar kënaqësinë e vizitës, mëkati largohet për ca kohë dhe vjen sërish tek ne për VIZITËN E DYTE, të cilën pavarësisht kohës sonë të zënë, shmangijes së takimit dhe përpjekjeve tona të vazhdueshme që të mos e takojmë, ai arrin të na gjej.
‎Dhe zakonisht na gjen në momentin kur nuk e presim dhe na sjell, këtë rradhë, zhgënjimin, turpin, vdekjen, sëmundjen, vuajtjen, tmerrin, frikën, dhe shumë gjëra të tjera që as armikut tonë më të madh nuk do t’ia dëshironim.
‎NËSE sot hap derën për vizitën e parë të mëkatit mos harro që me siguri kur të vijë për herë të dytë, mëkati yt do të të gjejë. Dhe nuk do të sjell atë që na solli herën e parë, por do të sjell atë që do të shkaktojë vuajtje dhe turp.
‎Bibla thotë që mëkati është TURPI I POPUJVE. Nëse është turpi i popujve aq më tepër është turpi i individit. Po ku është rrugëdalja? Ajo gjendet tek Shkrimi i Shenjtë që thotë: ‘Dashuria le të mos jetë me hipokrizi; urreni të keqen dhe ngjituni pas së mirës.’ (Romakëve.12:9)
‎Të urresh të keqen ose mëkatin do të shkaktoj një reagim kundështues kur përballesh me të. Neve rezistojmë gjërat që nuk i pëlqejmë por nëse urrejmë diçka ne marrim një qëndrim luftarak. Asgjë më ulët se ky qëndrim nuk do na mbaj larg mëkatit. Mëkati ka natyrë frymërore dhe vetëm në frymë mund ta mposhtim. Po çfarë forcon frymën tonë? Është Bibla, Fjala e Perëndisë, Mana Qiellore, ushqimi i përsosur për zemrën e njeriut.
‎Sigurohu të ushqesh frymën tënde me Fjalën çdo ditë, dhe herës tjetër kur mëkati të trokas në derën tënde, nuk do lodhesh as për ta hapur e jo më për ta përshëndetur!

0 Comments

Add a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.