Advent 3- Mblidhu me te tjeret

Jezusi tha: Kur dy a tre prej jush jane mbledhur ne emrin tim, une jam aty ne mesin tuaj.

A nuk eshte kjo e mrekullueshme?

Pra, nese duam qe Jezusi i ringjallur te jete prane nesh, ne duhet te mblidhemi bashke.

Ne kete pergatitje per Krishtlindje nje nga gjerat qe duhet te reflektojme eshte sesi gjithmone Perendia flet dhe komunikon me komunitete dhe grupe njerezish. Shume rralle mesazhet e Krijuesit jane personale per individe te caktuar. Shikoni letrat e apostujve sesi ata shkruajne – u drejtohen lexuesve ne shumes. Kisha gjithashtu eshte SHUMES, nje trup me shume gjymtyre.

Pali na nxit neve qe besojme qe te mblidhemi sebashku dhe te mos heqim dore se beri keshtu.

Pra nese na duhet te perjetojme pranine e Jezusit te deshirojme te mblidhemi sebashku me bashke-besimtare te tjere dhe te menjanojme cdo justifikim qe na qeteson ndergjegjen duke na thene qe besimi eshte personal dhe nuk rritet ne komunitet.

0 Comments

Add a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.