Advent 1-Rizgjohu

Psalmet 57:8 Rizgjohu, fryma ime; rizgjohuni, psaltir dhe qeste; unë do të rizgjoj agimin.

Ndersa shkojme drejt Krisht-Lindjes ne meditojme mbi ate qe Zoti ka bere dhe po ben.

Sot le te reflektojme mbi Rizgjimin. A eshte e mundshme qe fryma ime te fleje gjume? PO. Bibla na thote qe ata qe jane pa Zotin Jezus jane te vdekur ne fryme, ata nuk komunikojne dot me Perendine. Por per dike qe ka perjetuar Perendine dhe beson ne te, si eshte e mundshme qe te jete ne gjume?

Duke jetuar ne nje ambjent qe nuk kerkon dhe lavderon Perendine, ne mund te kapemi ne gjerat e perditshme te jetes dhe behemi aq te zene sa nuk kemi kohe t’ia veme veshin nevojave te frymes. Ne ushqejme trupin (hame, pime, vishemi, fleme), ushqejme mendjen (degjojme informacione, shikojme, komunikojme me njerez) dhe shpesh harrojme njeriun e brendshem – ate qe komunikon me Krijuesin.

Psalmisti po thote: Rizgjohu o fryma ime. Pra, eshte nje vendim per te zgjuar njeriun e brendshem dhe per ta vendosur ate ne gjume. Aktivitete shpirterore jane ndihme per te mbajtur zgjuar frymen: Leximi i Bibles, Lutja, vajtja ne takime te kishes, leximi i librave shpirterore, leximi i deshmive te besimtareve te tjere, degjimi i kengeve biblike, etj Kur ne arrijme te bejme mire rutinen e gjerave te vogla, jemi te gatshem per te perjetuar Perendine ne nje shkalle tjeter.

Le te zgjohemi ndersa shkojme drejt Krisht-Lindjes jo vetem duke menduar per dhuratat qe duhet te bejme por duke medituar mbi dhuraten me te cmuar qe na eshte dhene – Jezusin.

0 Comments

Add a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.