ABETARJA E DASHURISË

Per miqte e mi – nga Pastor Tomor Ajeti

Mos lejo urrejtjen të zër vend në zemrën tënde për asnjeri, për asnjë komb dhe asnje fe. Jezusi nuk na mësoi fjalorin e urrejtjes por të dashurisë. Jezusi është dashuria e mishëruar, mos e harro këtë!
Dashuria është gjithashtu gjuha e qiellit por mund të bëhet edhe gjuha jote nëse fillon ta mësosh ashtu siç mësove Abetaren. Fjala e Perëndise (Bibla e Shenjtë) është Abetarja e dashurisë. Ajo përmban shkronjat e dashurisë për ta mësuar njeriun si ta dojë Perendinë, veten dhe të tjerët me të njëjtën dashuri.
Bibla na inkurajon ‘ të bëjmë gjithçka me dashuri’ por kjo është e mundur vetëm pasi kemi mësuar alfabetin e dashurisë. Sa kohë kalojmë ne me abetaren e dashurisë? Aty ndodhen fjalët që ne kemi nevojë për të përditshmen tonë, fjalët që çlirojnë dhe japin dashuri aty ku duket qartë se nuk ka.

0 Comments

Add a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *