Lutje ime per sot

Sot e gjithe krijesa lavderon Zotin e madherishem:pemet me shushuritjen e gjetheve te tyre, zogjte me kengen e tyre, lumenjte me zhurmen ndersa perplasen ne guret shkembore dhe valet e oqeaneve ndersa zhurmojne me shkume prane brigjeve. Shumicen e ketij lavderimi ne nuk e degjojme sepse i kemi zene veshet me muziken qe i pelqen vesheve tane,dhe harrojme qe 24/7 cdo elemet i krijimit lavderon Krijuesin. Le te ndalojme sot e te themi: “Faleminderit o Perendi”. Sa ngjyra te mahnitshme shohim, sa njerez qe jane shume ndryshe nga njeri-tjeteri. Sa e merzitshme do te ishte nese krijimi do te ishte nje ngjyre, nje lloj njeriu dhe nje lloj pune per te bere. Sot ne reflektojme qe Perendia na ka krijuar per lavdine dhe kenaqesine e vet, dhe ne te gjithe jemi nje pjesez e orkestres gjigante qe lavderon Mbretin e Mreterve, te Lashtin e diteve, ate qe ka qene perpara se koha te matej dhe e dukshmja te dukej. I bekuar qofsh sot o Perendi. Ne te duam ty me gjithe zemren tone!

0 Comments

Add a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *