Mendo per kete: Perendia nuk me braktis

Psalmisti thote: “edhe sikur babai im dhe nena ime te me kishin braktisur, Zoti do te me pranonte” Psalmi 27:10.

Te ka ndodhur kjo ne jeten tende? Njerezit e afert te kane braktisur? Ne forma te ndryshme mua me ka ndodhur por me e veshtira ka qene kur une vendosa t’i sherbeja Perendise, ndersa prinderit e mi kishin pritjet normale qe une te beja nje jete profesionale duke futur ne pune dijen dhe diplomen universitare. Pas nje periudhe te gjate debatesh me njerezit e mi te dashur, ishte nje moment ku une kisha vec nje zgjedhje: te rrija ne shtepi me ta dhe te bija dakort me planin e tyre per jeten time ose te largohesha dhe te jetoja pa ata. Kjo nuk ishte zgjidhja ime, por u shtyva ne kete drejtim. Une zgjodha te ndjek vizionin tim, ate qe une besoja Perendia me kishte thirrur te beja. Ishte shume e veshtire momenti kur mora plackat dhe dola nga shtepia. Asgje nuk ishte ngazellyese ne ate moment, pervec se e dija qe Zoti ishte me mua. Une nuk e dija qe pas disa javesh ne do te binim ne nje marreveshje me prinderit ku vendimi im do te respektohej (gje qe solli nje pavaresi te respektueshme per nje djale te ri si une). Une nuk e dija qe pas disa vitesh te dy prinderit ne kohe te ndryshme do te besonim vete ne Jezusin. Ate cfare une dija ne ate kohe te vitit 97′ ishte qe une doja te beja vullnetin e Zotit-edhe kur rruga te conte ne shtigje te erreta. Eshte nje perzierje e dashurise per Perendine dhe sigurise qe Ai nuk do te lere vetem.

Kam degjuar shume histori te njerezve qe jane braktisur nga nje apo te dy prinderit, apo braktisur nga bashkeshorti/bashkeshortja, te braktisur nga femijet, etj etj – historia e dhimbshme njerezore tregon sesa te thyer ne jemi moralisht. Kam degjuar histori ku besimtare jane braktisur nga prinderit e tyre shpirterore-gje qe ka patur pasoja ne jeten e tyre.

Cilado qofte aresyeja e braktisjes dhe pasojat e saj, fjalet e psalmistit jane shume ngushelluese. Ne cdo situate Zoti do me pranonte.

Po ne rastet kur ne kemi bere dicka te keqe dhe ka lenduar, turperuar apo demtuar te tjeret? Familja, shoqeria apo sistemi na denojne, tregojne me gisht dhe menjanojne. Zoti eshte prane atyre qe nuk jane te dashur nga te tjeret per shkak se mekatet e tyre jane shume te dukshme apo kane patur efekt me te madh se mekatet e te tjereve. Perendia sheh ndryshe dhe eshte i meshirshem. Kujtoni momentin kur Jezusi ishte i kryqezuar dhe nje nga te denuarit pendohet dhe beson ne vepren e Krishtit. Krishti VETEM atij i tha: “ti do te jesh me mua ne parajse”. Ai u pranua sepse zemra e tij u be drejt.

Ne te gjithe kemi mekatuar, jo te gjitheve na jane kapur mekatet-kemi qene te shkathet ose te tjeret kane qene te pavemendshem, por te gjithe meritojme te vecohemi si “te papaster”. Lebrozet rrine ne shoqerine e njeri-tjeterit sepse jane te refuzuar nga te “pastrit”, por gjithashtu ata e kuptojne njeri-tjetrin. I vetmi qe u perzi me “mekataret” ishte Jezusi. Ai sot ende perzihet me ta, ulet me ta dhe eshte duke falur dhe pranuar ata qe jane te perzene nga shoqeria e paster, ata qe jane zemerthyer, ata qe kane boshllek ne shpirt.

Ji i sigurt ne miresine e Perendise, edhe sikur askush te mos te doje, dije qe nuk je vetem – Perendia te do shume.

0 Comments

Add a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *