Kendoji Zotit nje kenge te re

Ndersa Psalmisti inkurajon popullin e Zotit t’i kendoje Zotit, ai permend “nje kenge te re”. Psalmi 96:1. Shumica e besimtareve kendojne ndersa jane ne takime, te vogla apo te medha. Jo rralle tani kendojme dhe kur jemi ne makine apo perpara kompjuterit. Ka kenge shume te bukura dhe qe flasin teologjikisht mbi Perendine dhe veprat e Tij. Ka kenge qe kendohen prej shekujsh, qofte dhe te ripunuara me muzike bashkekohore.

Por Psalmisti serisht thote: “nje kenge te re”. Numri i kantautoreve te krishtere eshte rritur, gjen online te famshem dhe jo te famshem. Kenge ka me bollek. Por prape Psalmisti thote: “kendoni nje kenge te re”.

Une besoj qe nje kenge e re eshte nje kenge qe shpirti yt kendon ne kete kohe, ne kete vend. Nganjehere kenget qe di nuk puqen plotesisht me ate qe ti po perjeton dhe shpirti yt po kerkon te shprehet-qofte nga gezimi apo nga dhimbja.

Nje profesori im tha nje dite qe ne kishe gjen shume pak kenge vajtimi, a thua qe te krishteret nuk vajtojne me! Une mendoj qe ka te drejte. Krishti tha: Qani me ata qe jane, dhe gezohuni me ata qe gezohen” E ku ka me mire ta shprehesh dhimbjen me kenge qe tregojne jo rralle clirimin e Zotit dhe besnikerine  e Tij.

Kendojini Zotit nje kenge te re. Kenga e shpirtit tende eshte me e bukur perpara Perendise se kenga e dikujt tjeter, sepse e jotja eshte 100% reflktimi i shpirtit tend, eshte me e paster dhe e sinqerte. Ngonjehere keto kenge nuk jane per tu kenduar ne takime apo epr te bere album, por mund t’e sherbejne ndersa secili prej nesh ka kohen personale me Perendine.

Kendojini Zotit nje kenge te re. Bejeni me ze dhe pa zhurme. Ler shpirtin te kendoje separi dhe goja do te ndjeke.

0 Comments

Add a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.