2 Keshilla me nje fryme

Ne letren e pare apostulli Gjon shkruan: “Djema të mi, ju shkruaj këto gjëra që të mos mëkatoni; dhe në qoftë se ndokush mëkatoi, kemi një avokat te Ati, Jezu Krishtin të drejtin” (kapitulli 2 vargu1)

Degjoni keshillen qe thote dikush qe vite me pare ishte i ri dhe bridhte aty ku ia kishte enda. Tani ne nje moshe te pjekur ndoshta plak ai u drejtohet me butesi femijeve ne Zotin.

Po ju shkruaj keto gjera. Cilat gjera? Mesazhi ne kete leter, pjese nga Fjala e Zotit per ate brez por dhe per ne sot. Gjoni si mesazher i Zotit po u jepte fjalen e Zotit atyre qe kishin vene besimin ne Jezus Krishtin. Dhe kishte aresye pse ai po i mesonte parimet e Perendise. Ketu ai thekson: “qe te mos mekatoni”. Pra po ju jap fjalen e Zotit qe te mos mekatoni, te mos keni deshire te mekatoni. Shpesh mekati mbarset dhe zbatohet ne momentet e kotesise, kur njeriu nuk eshte duke bere dicka te rendesishme dhe mendja eshte rrotull ne kerkim. Kujtoni Mbretin David kur kreu tradheti me Bathsheben. Cfare ishte duke bere ai? Po shtynte kohen ne tarracen e pallatin, nderkohe qe te tjeret ishin ne lufte.

Kur ne nuk ushqehemi vazhdimisht me fjalen e Perendise dhe nuk e mbajme parasysh mesazhin e Perendise (ashtu sic Perendia i tha Jozueut kur e thirri te drejtoje popullin e Izraelit ne token e premtuar), atehere do te jemi te terhequr per te bere ate qe nuk eshte vullneti i Perendise. Dhe cfaredo gjeje qe nuk eshte vullneti i Perendise eshte mekat. Pra kur ne fokusohemi te bejme vullnetin e Perendise, i japim hapesire shume te vogel, ne mos aspak, mundesise per te mekatuar.

POR nese mekatojme, pra deshtojme, ka shprese. GJoni po na thote qe ne prani te gjykatesit kemi nje avokat i cili vuajti per ne dhe na shfajeson. Drejtia pra qe ne duhet te mbeshtetemi nuk eshte nga veprat tona, por drejtesia e Perendise qe vjen nga BESIMI NE VEPREN E PERFUNDUAR TE KRISHTIT.

Ehste shume interesante menyra sesi jane vendosur te dyja aspektet njera pas tjetres: 1) Ju keni mundesi te mos mekatoni, mos mekatoni, mos deshironi te mekatoni; 2)kur te mekatoni, kini parasysh qe nuk jeni vetem perpara Perendise. Jezusi ka paguar ne kryq.

Pra filloje diten jo me idene qe “une jam mekatar, prandaj e di qe do te mekatoj, pra s’po e sforcoj veten fare, do bej c’te me vije per mbare dhe i them Zotit me fal. Por filloje diten me synimin qe une do te bej vullnetin e Perendise. Nese gjate rruges une deshtoj, atehere mos e lejoj veten ne denim, sepse nuk ka asnje denim per ata qe jane ne Krishtin Jezus qe nuk ecin sipas mishit per sipas Frymes (Romakeve 8)

Pra eshte nje fryme me ate qe apostulli Pal u perforcon Galatasve : Gal 2:20 Unë u kryqëzova bashkë me Krishtin dhe nuk rroj më unë, po Krishti rron në mua; dhe ajo jetë që tani jetoj në mish, e jetoj në besimin e Birit të Perëndisë, që më deshi dhe dha veten për mua.

Pra dita fillon duke ia nenshtruar veten Perendise, duke fokusuar ne berjen e vullnetit te Perendise. POR nese gjate rruges behesh pis, mekaton (edhe me dashje) mos harro, shiko lart, shiko vepren e perfunduar te Jezusit dhe beso qe ai te ka falur edhe kete mekat. Dhe vazhdo te jetosh sikur nuk ke mekatuar pa ndjenje faji.

0 Comments

Add a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *