I cliruar nga depresioni

Degjova historine e nje burri qe kishte patur probleme me depresionin. Ai ishte perpjekur te bente gjerat e duhura sipas asaj qe ai dinte te bente, por depresioni ishte aty. Nje dite ndersa ai u mbyll ne dhomen e gjumit, shtrire ne krevat dhe duke i ardhur keq per veten, papritur ai ndjeu sikur ZOti i foli: “Biri im, ti nuk do qe te jetosh apo jo?” Burri iu pergjigj qe ishte e vertete. Ai nuk kishte mendime vetvrasese, por nuk kishte asnje kenaqesi ne te jetuarit e jetes se tij. Zoti vazhdoi dhe i tha: “Meqenese ti nuk gjen kenaqesi duke jetuar jeten tende, a nuk ma dorezon jeten tende dhe jeton per mua, ato pjeseza te jetes tende qe i ke ende gjalle”. Burri iu pergjigj: “Dakort, le te jem si nje monedhe ne xhepin tend, Zot, shpenzoje ashtu sic ti do”. Ne ate moment, burri ndjeu nje larg te barres se shpirtit dhe ndodhi menjehere. Jeta e tij ndryshoi plotesisht. Ndersa ai po tregonte ngjarjen e tij, une mendova per ty dhe per veten time.

Sot ndoshta ti je ne nje situate ku jeta nuk te duket per t’u jetuar, sidomos nese krahasosh me jeten qe ke patur perpara apo me jeten qe ti shikon nga jashte te njerezve te tjere. Ndoshta ti sot je ngritur me mendimin qe nuk ke asnje aresye te forte per te jetuar. Ndoshta ti i thua vetes qe aresyeja qe jeton eshte per femijet e tu.

A mund te sugjeroj eksperiencen qe burri qe permenda me lart? Pa pritur qe Zoti te flase ty direkt sic i foli atij, ti mund te marresh inisiativen dhe ti pergjigjesh nxitjeve te tjera qe ndoshta i ke patur me pare dhe me ose pa dashje i ke injoruar. Vec ti e di se ku i ke te cara muret e jetes tende dhe ndoshta je dorezuar se riparuari ato ose perpiqesh duke ditur qe nuk do kete ndryshim te madh.

A mund te dorezosh te sotshmen ne duart e Zotit? Mund t’i thuash atij ne menyren tende, ate qe ti do i dorezosh Atij. Ne qe kemi vendosur te ndjekim Jezusin, shembellimin me te qarte te Perendise kemi kaluar (dhe ende kalojme) situata te veshtira dhe e dime qe specialiteti i Perendise eshte te ngjise zemrat e thyera. Por Ai duhet ftuar qe te merret me jeten tende. Konsideroje sot t’ia dorezosh jeten tende Perendise. Ai do drejtoje hapat e tua.

0 Comments

lere me poshte komentin tend