Pagëzimi sipas Biblës

Ky studim iu përgjigjet disa pyetjeve, që kanë të bëjnë me pagëzimin. Bibla është i vetmi burim i vërtetë informacioni, që na mëson rreth kësaj teme. Ajo që na thotë Bibla, ka rëndësi dhe meriton të merret në konsideratë.

Shkoni, pra, dhe bëni dishepuj nga të gjithë popujt duke i pagëzuar në emër të Atit e të Birit e të Frymës së Shenjtë, dhe duke i mësuar të zbatojnë të gjitha gjërat që unë ju kam urdhëruar. Dhe ja, unë jam me ju gjithë ditët, deri në mbarim të botës. Amen” (Mateu 28:19-20).

Si duhet të pagëzohem?

Tek Mateu 28:19, Jezusi i urdhëroi dishepujt e Tij, që t’i pagëzonin besimtarët e rinj në emrin e Atit, të Birit dhe të Frymës së Shenjtë. Në shumë prej letrave të tij në Dhiatën e Re, apostulli Pal na e shpjegon qartë se ç’është pagëzimi. Folja “pagëzoj” rrjedh nga greqishtja dhe ka kuptimin e të zhyturit plotësisht në ujë. Kjo është metoda e vërtetë e pagëzimit. Pagëzimi, pra, nuk është spërkatje e kokës së personit me ujë, siç veprohet p.sh. në shumë kisha.

Jezusi iu paraqiti dishepujve të Tij një mënyrë shumë të bukur dhe dramatike të pagëzimit të Vet, kur u zhyt plotësisht në ujë dhe u ngrit përsëri nga uji. Pagëzimi në ujë, pra, është një simbol i fuqishëm i vdekjes dhe i ringjalljes së Krishtit. Një besimtar i krishterë varroset nën ujë dhe ngrihet përsëri prej një varri ujor.

Tek Romakëve 6:4, Pali shkroi: “Ne, pra, u varrosëm me të me anë të pagëzimit në vdekje, që, ashtu si Krishti u ringjall prej së vdekurish me anë të lavdisë së Atit, kështu edhe ne gjithashtu të ecim në risinë e jetës”. E shohim, pra, se pagëzimi është një pikturë e besimtarit, i cili e lë mënjanë jetën e vjetër dhe merr jetën e re në Krishtin. Nuk ka, në fakt, asnjë mënyrë tjetër më të mirë sesa kjo, për ta përshkruar pagëzimin. Ata që pagëzohen, iu tregojnë të gjithëve se i kanë shkëputur të gjitha lidhjet me jetën e kaluar dhe kanë marrë vendim të jetojnë një jetë të re, duke e ndjekur pas Jezus Krishtin.

Kisha e Dhiatës së Re e miratoi që në fillim mënyrën e të pagëzuarit, por më vonë, priftërinjtë e ndryshëm filluan t’i ndryshonin gjërat, duke e zëvendësuar zhytjen nën ujë me spërkatjen me ujë. Kjo ia ndryshoi plotësisht kuptimin pagëzimit. Ka shumë rëndësi, pra, mënyra sesi pagëzohet besimtari, sepse, përndryshe, si do të mund t’iu tregojë ai të tjerëve se po i bindet siç duhet Perëndisë?

Kush duhet të pagëzohet?

Në Dhiatën e Re, të gjithë ata që u pagëzuan, e kishin deklaruar në fillim besimin e tyre në Krishtin. Kjo do të thotë se ata ishin të rritur dhe të pjekur, gati për ta kuptuar mirë domosdoshmërinë e shpëtimit dhe dëshirën për ta ndjekur Krishtin. Pagëzimi është gjithmonë vetëm për ata, që besojnë. Pagëzimi vjen pas pendimit, jo përpara tij. Personi i pagëzuar ka besim të plotë në punën e përfunduar të Krishtit mbi kryqin e Kalvarit si sakrificë për mëkatin.

Po pagëzimi i foshnjeve?

Askund nuk përmendet në Bibël pagëzimi i foshnjeve. Pse? Sepse foshnja nuk mund ta kuptojë dot se ç’është mëkati, pendimi, besimi apo shpëtimi. Perëndia i do fëmijët dhe, po qe se ata vdesin para se të kenë mundësi të marrin vendimin për ta pranuar Krishtin si Shpëtimtar, atëherë ata shkojnë drejt e në parajsë. Për më tepër, fjala “nun” nuk përmendet askund në Bibël, sepse, përveç Jezusit, askush tjetër nuk mund ta shpëtojë dot njeriun prej ferrit.

Kishat që pagëzojnë fëmijët e vegjël, në një farë mënyre thonë se uji e shpëton fëmijën, por Bibla na e bën mëse të qartë se vetëm gjaku i Krishtit mbi kryq na shpëton. Tek Gjoni 19:20, kur Jezusi thirri: “U krye!”, Ai deklaroi se e kishte paguar plotësisht çmimin e shpëtimit prej mëkatit. Prandaj edhe besimtarët pagëzohen, ngaqë janë të shpëtuar, jo për t’u shpëtuar.

Shumica e njerëzve janë spërkatur me ujë prej priftit që në foshnjëri, por kjo nuk do të thotë se ata janë të shpëtuar apo se kanë për të shkuar në parajsë. Nëse Jezusi u pagëzua, duke u zhytur nën ujë, nëse iu tha dishepujve të Tij që t’i pagëzonin besimtarët po në të njëjtën mënyrë dhe nëse Bibla nuk na përmend ndonjë metodë tjetër pagëzimi, atëherë a nuk është gabim spërkatja me ujë e foshnjeve?

Pse duhet të pagëzohem?

Çdo njeri, që i ka besuar Krishtit si Zot dhe Shpëtimtar, duhet të pagëzohet, duke kryer kështu një akt bindjeje besnike ndaj Zotit dhe urdhërimit të Tij. Një bindje e tillë i jep lavdi Perëndisë! Në pagëzimin e Tij, Jezusi e dëgjoi Atin, tek i tha: “Ti je Biri im i dashur, në të cilin jam kënaqur” (Marku 1:11). Patjetër, pra, që Ati ka për t’u kënaqur me ata, që ecin në gjurmët e Jezusit. Të gjithë ata, që kanë marrë vendim për ta ndjekur Krishtin, duhet të pagëzohen me gëzim dhe gatishmëri, duke u zhytur plotësisht nën ujë. Një veprim i tillë ka për të qenë një dëshmi e mrekullueshme përpara të gjithë atyre, që i shikojnë.

Përfundim

Pastori i kishës sate, apo besimtarët e tjerë mund të të ndihmojnë, për të ditur edhe më shumë rreth pagëzimit dhe, nëse ke dëshirë të pagëzohesh sot, atëherë bisedo sa më shpejt me njerëz të tillë.

0 Comments

lere me poshte komentin tend