Shprese per Shqiptaret

Ripple-Blue-Water-728x455Sa here qe dikush qendron per nje ideal ose vepron per te permiresuar jetet e te tjereve apo flet kundra padrejtesive, ai (ajo) dergon vale shprese te vogla. Dhe kur keto vale takojne njera-tjetren nga qendra te ndryshme te energjise dhe guximit, ndertojne nje rryme qe mund te fshije plotesisht muret me te fuqishme te shtypjes dhe kundershtimit“. Keto ishin fjalet qe i tha Senatori Robert Kennedy kur beri nje vizite te rendesishme ne vitin 1966 ne Afriken e Jugut gjate kohes se apartejdit.

Ne jetojme sot ne nje kohe ku ne vende te ndryshme shpresa eshte e vogel. Njerezit duan te largohen nga Shqiperia dhe Kosova jo vetem per mungese pune por per mungese shprese. Pas ndryshimeve politike ne Shqiperi pas 91′ dhe Kosove pas 99′ shpresa ishte e larte ne pjesen me te madhe te shqiptareve. Pse sot nuk eshte keshtu, saqe dhe autori i ketoj shkrimi u detyrua te largohej nga atdheu? Sepse njerezit vendosen shpresen ne vendin e gabuar-tek njerezit. Diktatori shqiptar ishte vendosur ne piedestal per t’u adhuruar dhe kur ai u rrezua zemrat e njerezve kerkuan dike tjeter qe te vendosin aty. Hiq njerin, ver tjetrin dhe ende nuk e kane gjetur njeriun e duhur.

Miq, ai qe duhet te vendoset ne piedestal per t’u adhuruar nga shqiptaret eshte vetem Perendia. Nese ai vendoset ne krye te shqiptareve, atehere shpresa vendoset jo me tek nje njeri i gabueshem, i korruptueshem, egoist, genjeshtar dhe hajdut por tek i Perjetshmi, i Pagabueshmi, i Drejti, Ai qe nga dashuria la fronin e perjetesise dhe duke marre nje trajte njerezore u ofroi njerezve shprese. Jo vetem qe Ai tregoi miresine duke bere mire, por per te larguar tutje fajet dhe turpin qe sjellin fajet tona, Ai shkoi me ndergjegje ne kryqin e mallkuar sepse ishte e vetmja rruge qe shpresa te ishte e qendrueshme, qe njeriu mund te pajtohej me Perendine dhe te mos kishte me piedestale njerezish per te adhuruar.

Sot nje dite pas dites se genjeshtrave, eshte mire te themi te verteten. E di qe e verteta te lendon ne fillim, por eshte e vetmja menyre per te shkaterruar nje here e pergjithmone kete keshtjelle genjeshtrash te cilen ju e urreni dhe e doni njekohesisht. Ende une sot qendroj perpara jush si nje nga ata qe hedhin pika te vogla ne mes te ketij deti te madh me shpresen qe valet do te krijohen per te shembur muret ndares qe ne si komb kemi me Perendine dhe me njeri-tjeterin.

Sot ti ke mundesine te besh dicka per te tjeret dhe per veten, per te sotshmen dhe per te ardhmen. Me fjale dhe me vepra persa kohe ti merr fryme, bota rrotull pret qe ti te japesh dhe jo vetem te marresh.

Sot eshte dita per te dhene shprese!

0 Comments

Add a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *