Lutja e sotshme

O Zoti im, te lutem sot per vete dhe per lexuesit qe te na fuqizosh per te predikuar lajmin e mire, per te deklaruar Vitin e Pranueshem te Zotit. Na dergo qe te lidhim zemrat e thyera, t’i shpallim roberve liri  dhe te lirojme nga erresira te burgosurit.

Lutem qe te na mesosh sesi te ngushellojme ato qe vajtojne dhe te jemi prane atyre qe jane ne zi. Na perdor te ofrojme bukuri ne vend te shfytyrimit dhe vleresime ne vend te deshperimit.

Na meso sesi te veme ne pah pjeset e bukura tek te tjeret, ne vend qe te nxjerrim ne dukje pjeset e turpshme te tyre. Riparo brenda nesh besimin qe eshte demtuar dhe lene jashte skenes. Rinovo brenda nesh gezimin e te qenit te “shpetuar” – femije te Perendise.

Faleminderit qe u ke dhene njerezve nje mision kaq te vecante dhe te rendesishem. Na ndihmo te jetojme urdherimin me te madh –  te duam Ty dhe te tjeret.

Faleminderit qe ne vend te deshperimit ti na jep miresine Tende. Na ndihmo qe te jemi te meshirshem, sic je ti. Amen

0 Comments

lere me poshte komentin tend