Lum ata qe jane pjese ketij grupi

Krishterimi Biblik nuk eshte i pershtatshem per te gjithe, por per nje grup te caktuar, te vecante.

Ky grup nuk percaktohet nga familja qe lind, as nga ngjyra e lekures, as nga adresa e shtepise, as nga gjuha qe i flet Zotit.

Ky grup nuk fshihet pas nje kryqi ne qafe, sepse e mban ate ne zemer, nuk i drejton syte tek nje ndertese me gure, sepse vete jane gure te gjalle te nderteses se vertete, nuk perdorin fjale urimi vec per festa fetare sepse perjetimi personal ia kalon shkelqimit te perkoheshem te dritave te biznesit fetar.

Ky grup shpesh ka pjesetare qe nuk shquhen per arritje shkencore, apo qe dine te rradhisin fjalet bukur, pavaresisht se shume shkencetare dhe dijetare jane pjese e tij.

Ky grup nuk kerkon status per veten sepse e dine qe jane thjesht udhetare ne rrugen ku kalojne te gjithe, por kerkojne te ndryshojne statusin e atyre prej te cileve injorohen, perbuzen, urrehen, persekutohen dhe vriten.

Ky grup do armiqte sepse jane dashur me dashuri te pafituar.

Ky grup i ka syte tek nje Mbreteri e Pasosur, sepse syte e tyre jane hapur drejt nje dimensioni tjeter.

Ftesa per tu bere pjese e ketij grupi eshte per cdo njeri, mos me keqkuptoni, por vec ftesa nuk te ben automatikisht pjese e tij. Ata qe jane te uritur per drejtesi dhe te vertete, ata qe jane te gatshem te perulen dhe te pranojne qe ka dike tjeter me te madh se vetvetja qe meriton vemendje, nderim dhe adhurim.

Ata jane ata qe do te ngopen me ushqim per shpirtin e lodhur, qe do te sherohen nga plaget e marra, qe do te freskohen prane burimeve me uje hyjnor, qe do te pine nga vera e dashurise hyjnore dhe do perjetojne gezim te papershkrueshem.

Lum ata qe jane pjese e ketij grupi se nje dite do shohin me gaz dhe perulesi, Ate qe i krijoi, i pastroi, i pranoi, i dha identitet te ri. Maranatha!

0 Comments

Add a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *