Mos u ligeshto nga pasurimi i te pabeseve

Nje nga Psalmet me domethenese eshte Psalmi 1. Tema e ketij Psalmi eshte nje mesazh qe une e kam marre personalisht si nje balsam ne kohe te veshtira. Nje pjese e koheve te veshtira ka qene dhe eshte kur shikon padrejtesine ne ulur kembekryq rreth e qark teje sa te duket vetja i huaj ne shtepine tende.

Sigurisht qe padrejtesia merr forme fizike permes veprimeve te njerezve ashtu sic drejtesia duket kur njerezit veprojne drejt. Per nje kohe te gjate ndersa familjaret e mi sillnin shembuj begatie te njerezve te njohur, jo rralle ishte brenda meje nje ndjenje faji: “po pse nuk me ecin mua mbare gjerat, sic u ecin atyre?” Une bashke me gruan punonim nje pune mesatarisht te mire dhe nuk arrinim dot te ruanim nje lek menjane, pa marre parasysh qe nuk blenim dot makine apo te kishim nje shtepi tonen. Nje pjese e lekeve do te shkonin per te mbuluar sherbimet e nevojshme te “nje sistemi qe nuk funksiononte sic duhet”, shpesh neper spitale e doktore. Nga ana tjeter miq te mi duket qe kishin nje jete me te mire, pa marre parasysh qe rroga e tyre nuk kishte diference me te madhe se timen.

Atehere pata momentin “aha”. Kuptova qe ka miq te mi, qe fitojne te ardhura ne nje menyre jo te ligjshme. Nuk po i citoj ketu llojet e profesioneve sepse po mendoj se cili prej profesioneve nuk ka perfaqesues qe fitojne te ardhura shtese. Sigurisht une nuk jam aq injorant te mos kuptoj sistemin e ndereve ne Shqiperi. Filani ” te mbaron pune”, dhe si besimtar une vendosa te mos perfshihesha ne kete lloj sistemi, duke qene i ndergjegjshem per cmimin qe duhet te paguaja.

Psalmi 1 eshte nje mesazh ngushellues per mua dhe ata qe kane vendosur te bejne nje jete te ndershme dhe nje paralajmerim i rende per ata qe kane vendosur te bejne ndryshe. Le ta lexojme sebashku keto 6 vargje.

1 Lum njeriu që nuk ecën sipas këshillës të të pabesëve, që nuk ndalet në rrugën e mëkatarëve dhe nuk ulet bashkë me tallësit,
2 por që gjen kënaqësinë e tij në ligjin e Zotit, dhe që mendon thellë ditë e natë mbi ligjin e tij.
3 Ai do të jetë si një pemë e mbjellë gjatë brigjeve të ujit, që jep frytin e tij në stinën e tij dhe të cilit gjethet nuk i fishken; dhe gjithçka bën do të ketë mbarësi.
4 Të tillë nuk janë të pabesët; janë si byku që era e shpërndan.
5 Prandaj të pabesët nuk do të përballojnë gjykimin, as mëkatarët në kuvendin e të drejtëve.
6 Sepse Zoti njeh rrugët të drejtëve, por rruga e të pabesëve të çon në shkatërrim.

Psalmisti fillon duke lavderuar personin qe vendos te mos beje 3 gjera:

  1. te ece sipas keshilles se pabeseve.
  2. te ndaloje ne rrugen e mekatareve
  3. te ulet bashke me tallesit.

Ne te gjithe kemi nevoje per keshilla dhe i marrim ne menyra te ndryshme, por gjithmone bazuar ne nivelin e mirebesimit qe kemi ndaj atij/asaj qe na jep keshillen. Kjo mund te vije nga persona fizike apo virtuale, te afert ose te larget. Keshilla eshte nje fjale qe te hap nje rruge te caktuar. Te thote: “Kalo ketej, shko ketej, thuaj kete dhe bej kete”. Po kush jane te pabeset? Nga kush te ruhem? Perpara se te caktosh se kush eshte i pabese sipas psalmistit, duhet te kuptosh se cfare eshte pabesia. Edhe ne shqip rrenja e fjales pabesi eshte pa – bese. Bese ka dy kendveshtrime: besim dhe mbajtje e fjales se dhene. Te dyja duhen pare me kujdes. A ka personi besim ne ate qe thote dhe ku e bazon keshillen e tij? A eshte ky person qe beson ne Perendi dhe kerkon t’i beje gjerat drejt sipas Perendise? A qendron ky njeri pas keshilles qe te ka thene edhe kur gjerat nuk vene mire? A ka bosht te qenrueshem ky person nga ku ti merr keshilla?

Sigurisht qe ne do te degjojme keshilla, por na duhet te kemi filtra qe disa prej tyre t’i hedhim menjehere dhe te tjera t’i shikojme shume kujdes. Para shume vitesh me disa shoke shkuam te vidhnim misra ne kooperatives afer qytetit. U vonuam shume dhe misrat e vjedhur i hodhem rruges kur nje roja na pikasi. Pra duar-bosh dhe me vonese shkuam ne shtepite tona. Une isha i vetmi qe hengra nje dacke nga babai, i cili me tha dy gjera: ne nuk kemi nevoje per misra te vjedhur dhe ti nuk duhet te degjosh gjithmone se cfare shoket te thone.

Ne kemi nevoje te ndertojme nje lloj filtri qe ne menyre automatike le jashte cdo papasterti qe vjen permes njerezve. Ky filter ndertohet permes Fjales se Perendise. Kur ne e dime ate qe Perendise i pelqen dhe ate qe Ai urren, ne bejme te njejten gje-pelqejme gjerat qe i pelqejne Atij dhe urrejme gjerat qe Ai urren. Kjo ne fillim eshte e veshtire derisa “filrat” vendosen per here te pare ne pune dhe “testohen”. Kur kalojne provat e para eshte me e lehte.

Nga ana tjeter personi qe refuzon te kete “filtra” ne marrjen e keshillave hyn ne nje nivel tjeter – AI NDALON NE RRUGEN E MEKATAREVE. Tashme ai nuk bezdiset me nga biseda te papershtatshme, i behet normale dhe kalon nje kohe te mire me ta. Kjo eshte krejt ndryshe nga ajo qe Jezusi beri. Zoti yne vertet u ul me mekatare, por jo qe te bente cfare ata benin dhe jo te binte dakort me ato qe ata benin, por qe te tregonte qe Perendia te pranon ty aty ku ti je, pra nuk ke nevoje te perpiqesh per tu bere me i mire per tju afruar Perendise. Por kur njerezit vendosen te ndjekin Ate, ai u tha: “Une te fal, por mos vazhdo te besh nje jete mekati”. Kur nje person vendos te ndaloje me mekataret, ai fillon tashme jo vetem te pranoje keshillat e tyre, por te beje ate qe ato thone. Ndergjegja e keti personi eshte dobesuar aq sa do kete vetem momente ku ky person do ndihet keq dhe mund te thote: “me fal ZOt por skam c’te bej”. Nese ne keto momente, ai nuk merr vendime per t’u kthyer sinqerisht drejt rruges se drejte atehere ai eshte i destinuar te shkoje ne nivelin e trete: ULET BASHKE ME TALLESIT. Ketu ai/ajo behet i pamend saqe fillon te talle ata qe vendosin te bejne gjerat drejt. zemra eshte ngurtesuar dhe gjithcka eshte per te shijuar sot se neser nuk i dihet. Duke harruar mizorine e vet shpirterore, ky individ fillon dhe ve ne loje miq te meparshem te cilet e keshillojne te kthehet ne rrugen e drejte. Ai ua thyen zemren njerezve te afert qe nuk kane shkuar ne rrugen e tij, por ai eshte bere individualist dhe i mbushur me frymen e lige te kesaj bote.

Sigurisht qe ne kete situate meshira e Perendise eshte me e veshtire te depertoje, sepse njeriu me vetedije ka ngurtesuar zemren, ka refuzuar te degjoje ate qe eshte e drejte dhe ka thene qe une nuk do kem Zot mbi koken time. SHpetimi eshte shume i veshtire per nje te tille dhe bila eshte e mbushur me shembuj te atyre qe e kishin mbushur kupen dhe thjesht prisnin gjykimin e tmerrshem te Perendise.

A je ti lexues ne nje nga keto rruge? A je ti duke degjuar cfare te thone ata qe nuk kane respekt per Perendine dhe nuk e zbatojne Fjalen e Tij, a ke ndaluar ti tashme dhe po gjen kenaqesi ne menyren qe bejne mekatearet e tjere jeten e tyre? Apo ke shkuar aq larg sa po cuditesh me veten pse po e lexon kete artikull i cili thejsht po te tregon sesa gabim je ti sot?

Lutem qe ky artikull te beje ty te reflektosh qe Psalmisti mund te kete te drejte dhe ti je ne rrugen e gabuar. A mund te ndalosh dhe te mendosh per kete gje? Ne fund te psalmit tregohet fundi i te pabeseve. Nuk besoj qe ti do te jesh ne ate vend gjykimi. Nese je gati te ndryshosh, kthehu sot me gjithe zemer tek Perendia, leri rruget e keqija dhe fillo te jetosh drejt. DO te jete e veshtire ne fillim dhe veshtiresia mund te zgjase per ca kohe, por ti do kesh paqen e zemres qe po ben gjene e duhur dhe do e dish qe shperblimi i te drejteve patjeter do te vije.

Per ata qe kane vendosur te ecin drejt ne mes te ketij brezi te padrejte, inkurajohuni ndersa psalmisti ju krahason me pemen e mbjelle pergjate ujerave qe kane vazhdimisht gjalleri dhe jete dhe fryte. Sigurisht ne kete bote do te kemi mundime, por Zoti yne Jezus tha qe Ai e mundi boten. Le te ecim me koken lart si familja e Perendise, pa u ndjere ne siklet nga fitimi me shumice dhe i shpejte i atyre qe kane vendosur t’i bejne gjerat ndryshe.

Perendia i paqes qofte me ju sot.

0 Comments

Add a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *