Lutja per sot-4 Shtator 2015

Perendi i mahnitshem. Kur ndaloj dhe mendoj sesa gjera te vogla per syrin tone ti i ke krijuar te funksionojne-mahnitem. Ndersa lexoj mbi studimet e neurologeve mbi trurin-mahnitem. Kur shikoj foto shpjeguese te menyres sesi permes spermes se burrit dhe vezes se gruas formohet nje foshnje-mahnitem. Kur kuptoj qe syri yne fotografon dhe regjistron mijera pamje cdo dite-mahnitem.

Jo me kot psalmisti thote qe vec budallenjte thone qe nuk ka Perendi. Une kam qene budalle me pare ndersa e kam jetuar jeten pa ty rreth e rrotull. Por ndersa syte e mi jane hapur dhe arrij te shikoj shenjat qe Ti ke lene kudo, e kuptoj qe ti u zbulohesh te perulurve dhe jo krenareve, u zbulohesh atyre qe kane kureshtjen e nje femije dhe jo atyre qe mendojne qe dine gjithcka.

Sot une lutem qe te hapesh ende syte e mi dhe te shoh madheshtine tende, te shoh bukurite e tua rreth e qark meje, ta shoh krijesen tende me syte e tu-pa gjykuar, me dhembshuri dhe me dashuri.

Sot une lutem qe te hapesh syte e milionave shqiptare kudo ne bote, qe ende nuk e kane kuptuar sesa i madherishem Ti je. Une lutem qe Ti te ulesh krenarine tone qe shpallet dhe me shprehje te tilla arrogante: “Feja e shqiptarit eshte shqiptaria”. Populli yne do e gjeje vetveten kur te gjen Ty. Na fal dhe na meshiro sepse ne krenarine tone ne kemi thene dhe bere gjera qe njeriu nuk i fal, por Ti i mahnitshmi Perendi fal. Ti erdhe ne mesin tone, u veshe me natyre njerezore per te na nxjerre nga mizoria ku mekatet tona na kishin futur. Ti na jep¬†shprese ndersa shohim tek kryqi vendi ku ligesia jone dhe dashuria jote u shfaqen haptazi. Ndersa ne thirrem “Kryqezoje”, ti thirre “Ate fali”.

Une sot e perul zemren time ne adhurim perpara Teje o Perendi, duke te adhuruar per ate qe ti je. Ne pasqyren qe na ofron ne shohim pastertine tende dhe njollat tona. Ti nuk na gjykon, por na i zbulon qe ne te kuptojme. Te adhuroj o i Mahnitshmi Perendi.

0 Comments

Add a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *