Lutja per sot-16 Gusht 2015

O Perendi!

Kur mbi tokë fashitet drita e diellit që perëndon, kur paqja e gjumit të përjetshëm dhe qetësia e ditës së plakur mbretëron mbi gjithçka, unë shoh vendbanimet e tua, si tenda të mbushura me dritë, që pasqyrohen në format e reve buzë muzgut: flakëruese dhe të purpurta, të arta dhe të kaltra, ato, si profetët, flasin për bukurinë e patregueshme të oborrit tënd qiellor, dhe solemnisht thërrasin: le të shkojmë tek Ati!
Lavdi Ty, në të qetën orë të mbrëmjes!
Lavdi Ty, që mbulon botën me paqe të thellë!
Lavdi Ty, për rrezen e fundit të diellit që perëndon!
Lavdi Ty, për prehjen e gjumit të lumtur!
Lavdi Ty, për mëshirën tënde, në mes të errësirës, kur gjithë bota është larguar prej nesh!
Lavdi Ty, për ndjenjën e ëmbël të shpirtit të prekur nga lutja!
Lavdi Ty, për premtimin e zgjimit, në ditën, që nuk njeh mbrëmje!
Lavdi Ty, o Perëndi, në jetë të jetëve!

One Comment

  1. O zot sa i mirë që je o zot, sa mirë që zgjove sot që të shijojmë o zoti ynë perëndi, wë të jemi edhe sot me Ty, dhe të jemi së bashku..Asgjë pa vullnetin tënd o zoti ynë madhështor dhe të nohim si të vetmin zot..

lere me poshte komentin tend