Lutja per sot-15 Gusht 2015

Sa i lavdishëm je në triumfin pranveror, kur çdo krijesë i zgjohet një jete të re dhe gëzueshëm këndon lavdërimet e tua në mijëra gjuhë: Ti je burimi i jetës, ngadhënjimtari i vdekjes.

Në dritën e hënës bilbilat këndojnë; lëndinat dhe pyjet veshin fustanin e nusërisë, të bardhë si dëbora.

E gjithë toka është nusja jote e premtuar, e cila pret dhëndrin që nuk njeh prishje.

Nëse bari ka veshur fushën kështu, sa i lavdishëm do të jetë transformimi ynë në jetën e ardhshme të ringjalljes; sa rrezatues trupat tanë, sa të shndritshëm shpirtrat tanë!

  • Lavdi Ty, që nga terri i tokës ke nxjerrë një shumëllojshmëri të pafund ngjyrash, shijesh dhe erëmirash!
  • Lavdi Ty, për ngrohtësinë dhe ëmbëlsinë e botës natyrore!
  • Lavdi Ty, që na ke rrethuar me veprat e tua të panumërta!
  • Lavdi Ty, për thellësinë e urtësisë sate; botë e tërë është shenjë e gjallë e saj!
  • Lavdi Ty, në gjunjë, unë puth gjurmët e dorës sate të padukshme!
  • Lavdi Ty, që shpalos para nesh dritën verbuese të jetës së përjetshme!
  • Lavdi Ty, për shpresën e patregueshme dhe të paprishur të bukurisë së pavdekësisë!
  • Lavdi Ty, o Perëndi, në jetë të jetëve!

0 Comments

Add a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *