Lutja per sot-14 Gusht 2015

Me fuqinë e Shpirtit të Shenjtë, çdo lule përhap erën e saj të mirë. Parfumi kundërmues, ngjyra e brishtë, bukuria e tërë gjithësisë zbulohet gjer në imtësi.

Lavdi edhe nderim Perëndisë, Jetëdhënësit, që mbulon fushat me qilimat e luleve, që kurorëzon rrafshinat me të korrat e arta dhe me flokët e misrit, dhe shpirtrat tanë me ngazëllimin e soditjes së tij.

Ngazëllohuni dhe këndojini: HALLELLUJAH.

Sa të ëmbëlsuar janë ata, që mendojnë tërë kohës për Ty; sa jetëdhënëse është Fjala jote e Shenjtë; të bisedosh me Ty është më çlodhëse se vajosja, më e ëmbël se vetë mjalti.

Të luturit drejt Teje na ripërtërin dhe na jep krahe; nga zemrat tona vërshon ngrohtësi; një madhështi e mbushur me urtësi përshkon natyrën dhe gjithë jetën!

Atje ku nuk je Ti, ka veç zbrazëti.

Atje ku je Ti, shpirti mbushet me bollëk, dhe kënga e tij jehon si një përrua jete: HALLELLUJAH.

One Comment

  1. unë jam zgjuar me Ty zoti im, me ty dhe dua të jem vetëm në Ty, Zoti im sa i mirë që je një bari i mirë dhe besnik, asnjëherë nuk më harron, a edhe për një çast, sepse Ti je zoti im, Ti je Perëndia im i vetëm, dhe dua të të dua fort me tërë mendjen, me tërë forcën dhe me tërë qenien time, Zoti im Jezus..Në Ty gjej forcën, në Ty gjej frymëzimin dhe në Ty gjej plot dashuri FLM shumë të jam mirëmjohës ..Falënderimi dhe madhështia të takojnë vetëm Ty zoti im Jezus..

lere me poshte komentin tend