Lutja per sot-13 Gusht 2015

O Perendi!

Më solle në këtë botë, si në një parajsë të magjepse. Kemi parë qiellin, si një kupë blu, në lartësitë kaltëroshe të të cilit këndojnë zogjtë. Kemi dëgjuar fëshfërimën qetësuese të pyllit dhe muzikën tingullëmbël të ujërave. Kemi provuar frytin e shijshëm erëmirë dhe mjaltin ëmbëlkundërmues.

Sa i këndshëm është qëndrimi ynë në tokë me Ty!- është gëzim të jesh i ftuari yt.
Lavdi Ty, për ditën festive të jetës!
Lavdi Ty, për parfumin e zambakëve dhe trëndafilave!
Lavdi Ty, për gjithë shijet e ndryshme të manave dhe të frutave!
Lavdi Ty, për argjendin vezullues të së hershmes vesë mëngjesore!
Lavdi Ty, për çdo zgjim me paqe dhe buzëqeshje!
Lavdi Ty, për jetën e përjetshme ndër ne, lajmësin e qiellit!
Lavdi Ty, o Perëndi, në jetë të jetëve!

3 Comments

  1. është kjo një lutje e mrekullueshme aq e këndshme dhe aq shpirtërore, sa bukur tingëllojnë këto vargje jam i mrekulluar flm o zot që jep kaq mesazhe të bukura dhe dërgon në gjuhën e njeriut këto fjalë të mira

  2. o zoti ynë Perëndi sa mirë është të përmendësh emrin dhe lavdinë tënde dhe të mushësh me plot gojën dhe shpirtin e mbushur me Perëndishmërinë tënde..Flm zoti ynë Jezus..

  3. Jam nga Ferizaji, Kosovë, dhe jam i gëzuar që më ke gjetur edhe në këtë vend Zoti im Jezus, më ke gjetur këtu isha duke të kërkuar me ngulm dhe dua të banoj së bashku me Ty ..të bëhem fëmija yt ..dhe të jetojmë së bashku në jetën e jetëve gjer në përfundimin e madh ..

Add a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *