Lutja per sot-12 Gusht 2015

O Zot, sa e mrekullueshme është të jesh i ftuari yt!

Flladi erëmirë; malet që prekin qiejt; ujërat si pasqyrë e pakufishme; rrezet e arta të diellit dhe retë, që duke vrapuar, rrezatojnë.

E gjithë natyra mistershëm mërmërit, ndërsa thith thellësitë e ëmbëlsisë; zogj dhe kafshë mbi vete mbajnë gjurmën e dashurisë sate.

E bekuar je ti, o toka mëmë, në shkëlqimin tënd fluturak, që zgjon ndër ne zjarrin e lumturisë së përjetshme, në tokën, ku mes bukurisë që kurrë nuk mplaket, oshtin thirrja:

HALELLUJAH.

One Comment

  1. O zot sa të mrekullueshme janë vepra e tua, Zot sa je një Zot besnik, asnjëherë nuk na braktis asnjëherë nuk na le të vetëm..Zot kujdesu për mua zot që të jem sa më afër Teje o zot, më rritë më shumë në besim o Zot, Të lutem o zot më jep bekimet e tuaja, që të mund të jetoj pranë dhe të banoj në Ty..në emër të Krishtit Jezus amen

lere me poshte komentin tend