Perdor Biblen kur lutesh

Te gjithe luten. Dhe ata qe nuk besojne ne Zot. Ne lutemi nga halli ose nga mirenjohja, kur kemi nevoje per keshille dhe kur kemi nevoje per mbrojtje. Ajo qe cdo njeri duhet te dije perpara se te lutet eshte: 1) kujt po i drejtohet, 2)a ka mundesi qe ai qe po i drejtohesh te ndihmoje, 3) a ka ndonje premtim ne Bibel ku Zoti ka premtuar per te dhene ndihme ne ate fushe.

Ndersa lexojme biblen e njohim Zotin nga fjalet qe ka thene, pra gatishmerin e tij. Fillojme njohim mbi mundesite e tij dhe mbi ato qe ai ka premtuar qe do i jape nese ia kerkojme. Pra njohuria eshte shume e leverdisshme perpara se te besh kerkesat. Me poshte do te gjeni disa vargje qe do t`ju mesojne ne te treja pikat e parashtruara me siper.

  • Lypni dhe do t’ju jepet; kërkoni dhe do të gjeni; trokitni dhe do t’ju çelet. – Mateu 7:7
  • Në qoftë se qëndroni në mua dhe fjalët e mia qëndrojnë në ju, kërkoni çfarë të doni dhe do t’ju bëhet. –GJONI 15:7
  • M’u drejto dhe unë do të të përgjigjem dhe do të të njoftoj gjëra të mëdha dhe të padepërtueshme që ti nuk i di. – Jeremia 33:3
  • Do të më kërkoni dhe do të më gjeni, sepse do të më kërkoni me gjithë zemrën tuaj. – Jeremia  29:13
  • Dhe do të ndodhë që, para se të më kërkojnë, unë do të përgjigjem; do të jenë akoma duke folur, dhe unë do t’ua plotësoj. – Isaia  65:24
  • Po ju them gjithashtu se, në qoftë se dy prej jush bien në ujdi mbi tokë të kërkojnë çfarëdo gjëje, kjo do t’u jepet atyre nga Ati im që është në qiej. Sepse, kudo që dy a tre janë bashkuar në emrin tim, unë jam në mes të tyre”. – MATEU18:19,20
  • Në se dikush sheh vëllanë e vet se kryen një mëkat që nuk çon në vdekje, le t’i lutet Perëndisë, dhe ai do t’i japë jetën, atyre që bëjnë mëkat që nuk çon në vdekje. Ka mëkat që çon në vdekje nuk them që ai të lutet për këtë. Çdo paudhësi është mëkat; por ka mëkat që nuk çon në vdekje. – I GJONI  5:14,15
  • Për çdo gjë falënderoni sepse i tillë është vullneti i Perëndisë në Krishtin Jezus për ju. I Thessalonikasve 5:17
  • Po të kisha ruajtur të keqen në zemrën time, Zoti nuk do të më kishte dëgjuar. Por Perëndia më dëgjoi dhe i kushtoi kujdes zërit të lutjes sime. – Psalmet 66:18,19
  • Edhe Zoti tha: ”Simon, Simon, ja, Satani ka kërkuar t’ju shoshë ashtu siç shoshet gruri. Por unë jam lutur për ty, që besimi yt të mos mpaket; dhe ti, kur të jesh kthyer, forco vëllezërit e tu”. – LLUKA  22:31,32
  • Sepse çdo kryeprift, që merret prej njerëzve, vihet kryeprift mbi njerëzit për gjërat që kanë të bëjnë me Perëndinë, për të ofruar dhurata dhe flijime për mëkatet; – HEBRENJTE4:16
  • i cili nuk ka nevojë çdo ditë, si ata kryepriftërinjtë, të ofrojë flijime më parë për mëkatet e veta e pastaj për ato të popullit; sepse këtë e bëri një herë e mirë, kur e kushtoi vetveten. – HEBRENJTE 7:25
  • Kështu, pra, edhe Fryma na ndihmon në dobësitë tona, sepse ne nuk dimë çfarë të kërkojmë në lutjet tona, sikurse duhet; por vetë Fryma ndërhyn për ne me psherëtima të patregueshme. Dhe ai që heton zemrat e di cila është mendja e Frymës, sepse ai ndërhyn për shenjtorët, sipas Perëndisë. –ROMAKEVE 8:26,27
  • Prandaj po ju them: Të gjitha ato që ju kërkoni duke lutur, besoni se do t’i merrni dhe ju do t’i merrni. –Marku 11:24
  • Ai që zbaton urdhërimet e tij qëndron në Perëndinë, dhe Ai në të; dhe prej kësaj ne dijmë se ai qëndron në ne: nga Fryma që ai na dha. – I GJONI  3:22
  • Por ti, kur lutesh, futu në dhomëzën tënde, mbylle derën dhe lutju Atit tënd në fshehtësi; dhe Ati yt, që shikon në fshehtësi, do të ta shpërblejë publikisht. Por kur ju luteni, mos përdorni përsëritje të kota siç bëjnë paganët, sepse ata mendojnë se do t’u plotësohet lutja se kanë përdorur shumë fjalë. – MATEU  6:6,7
  • (lutuni) dhe edhe për mua, që kur të hap gojën time, të më jepet të flas lirësisht për ta bërë të njohur misterin e ungjillit,- EFESIANEVE  6:18
  • Ai do të dëgjojë lutjen e njerëzve të braktisur dhe nuk do ta përbuzë lutjen e tyre. – Psalmet 55:17
  • Unë e dua Zotin, sepse ai dëgjoi zërin tim dhe lutjet e mia. Duke qenë se e ka kthyer ndaj meje veshin e tij, unë do ta kërkoj në gjithë ditët e jetës sime. – Psalmet 116:1,2

0 Comments

Add a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *