Lutja per sot-11 gusht 2015

Fëmijë i dobët dhe i pambrojtur linda, por engjëlli yt, duke hapur flatrat e tij të ndritshme, e ruajti djepin tim.

Qëkur linda drita jote ndriçoi shtigjet e mia dhe mrekullisht më udhëhoqi drejt dritës së përjetshme.

Që nga dita e parë e deri më sot, dhuntitë bujare të përkujdesjes sate mrekullisht më kanë mbuluar.

Ty të jap falënderime, dhe bashkë me gjithë të tjerët që të njohin, thërres:
Lavdi Ty, që më krijove!
Lavdi Ty, që hape përpara meje bukurinë e gjithësisë!
Lavdi Ty, që nëpërmjet qiellit edhe dheut më zbulove librin e përjetshëm të urtësisë!
Lavdi përjetësisë sate, brenda kësaj bote fluturake!
Lavdi Ty, për bekimet e tua, të para e të papara!
Lavdi Ty, për çdo psherëtimë të brengës sime!
Lavdi Ty, për çdo hap në udhëtimin e jetës sime, për çdo çast gëzimi!
Lavdi Ty, o Perëndi, në jetë të jetëve!

0 Comments

Add a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *