Lutja per sot-10 gusht 2015

Zot i paprishur, dora jote e djathtë kontrollon gjithë rrjedhën e jetës njerëzore, sipas akteve të Përkujdesjes tende për shpëtimin tonë.

Të falënderojmë për të gjitha bekimet e tua, të ditura dhe të paditura, për jetën tonë tokësore dhe për gëzimet qiellore të mbretërisë sate të ardhshme.

Prandaj, zgjate mëshirën tënde drejt nesh që po të këndojmë:

Lavdi Ty, o Perëndi, në jetë të jetëve!

0 Comments

lere me poshte komentin tend