Lutja per sot-Mbarti barrat tona

 

I dashur Perendi,

Te falenderoj per meshirat e tua te perditshme. Eshte e natyrshme per ne njerezit qe te kemi zemerim dhe deshire per hakmarrje ndaj te tjereve qe na kane lenduar.

Jam mirenjohes qe ti nuk je si ne, nuk reagon sic ne reagojme, megjithse ti i di edhe motivet e zemres sone.

Na ndihmo sot te shohim vetveten me syte e Tu. Na ndihmo te shohim te tjeret me syte e tu.

Na ndihmo qe ta mbajme vemendjen tone tek Ti, tek vepra jote, tek Fjala Jote.

Na ndihmo te pranojme fajet tona, me deshire per te larguar cdo deshire qe na largon prej Teje dhe asaj qe ti ke parashikuar ne.

Lutem per secilin qe e ka shpirtin e ngarkuar me barren e fajit te vet apo pasojat e fajit te njerezve te tjere. Mbarti barrat tona, se nuk i mbajme dot e Perendi.

Lutem per secilin qe eshte sot ne zemerim ndaj te tjereve per shkak te padrejtesive te cdo lloj forme. Jepi force secilit qe ka veshtiresi te kaloje permes lugines se hijes se vdekjes, jepi guxim te falin dhe te shohin te ardhmen me shprese.

Per shkak se gjaku yt, pastron cdo mekat-tonin dhe te armiqve tane, ne kemi shprese ne Ty.

Te adhurojme dhe falenderojme per miresine tende. Amen.

0 Comments

lere me poshte komentin tend