Deshmia e Altinit

Vij nga nje familje me tradite Ortodokse. Im ate eshte lindur ne Kolonje dhe ai vjen nga familje e tradites kristiane Ortodokse. Kur kam qen i vogel i ndiqja prinderit e mi shpesh kur shkonin ne kishe, madje me kane mesuar te puth ikonat, doren e priftit, rrobet e priftit dhe te bej lutjen shembullore.

Une nuk dija asgje per Jezusin as per besimin e krishtere pervecse keto qe sapo permenda me lart. ne ate kohe kam qene 7 ose 8 vjec.

ne moshen 8 vjec jam pagezuar ne uje nga prifti i kishes ne Berat dhe madje edhe familja ima u pagezuan te gjithe ne shtepi. Jam pagezuar me uje ne nje govate por prifti vetem sa me sperkati me disa pikla uji.

Une as nuk e kuptoja ne fakt pse po pagezohesha , di vetem qe me kishin thene te pagezohesha.

Lutjen shembullore e beja perdite …. Ati yne qe je ne qiell,,,,,, na jep buken e perditeshme…….. o Shen mari……..O shen Pjeter……. O shen e premte…..etj.

Ne fakt prinderit e mi nuk eshte se ishin shume fetar por ata ishin me shume respektues te fese edhe pse shkonim per cdo te djele ne kishe .

Madje me pagezimin kemi edhe nje Nune te cilen ne fakt e respektoj akoma sepse eshte njeri me shume besim tek Krishti dhe kulture kristiane.

Por une nuk e kuptoja fare idene e kishes , dhe ne fakt as nuk me mesonte askush.

Me vone ne familjen time kemi pasur nje fatkeqesi. Une kam pasur tre motra por motra me e madhe ka pesuar nje aksident me makine dhe ajo nuk ka mundur te shpetoje. Ky aksident ka qene shume i dhimbshem sidomos per prinderit e mi .
Akoma kur ata e kjtojne sot ate ndodhi te vitit 1992 ata perloten. Une dhe dy motrat e mia te tjera jemi perpjekur qe te jen te lire dhe te cliruar nga dhimbja qe ata te mos jen me te hidheruar.

Aresyeja pse e ndaj kete pjese te familjes time eshte se pikerisht ajo moter mbante ne sirtarin e saj nje liber zemra e njeriut dhe nje bibel dhjata e re e vogel ngjyre e kalter. Motra ime e dyte e ka pasur lexuar fshehurazi nga ajo ne fakt sepse ne ate kohe ne 1990 nuk njiheshi libra te tille me shumice.

Motra ime e dyte ishte duke u pergatitur per te ardhmen. ne 1993 ne Berat eshte filluar te degjohej per disa takime ne pallatin e kultures atje ku organizuesi ishte Pastor Paulini. Motrat e mia te dyja me moren me vehte dhe une kam shkuar dhe atje per here te pare degjoje kenge kristiane isha femije i moshes ndoshta 9 vjec

Aty kam marre prej pastor Paulinit nje bibel per femije ngjyre blu dhe e lexoja cdo dite , me pelqenin shume historite sidomos historia e Danielit ne gropen e luaneve.

Me vone ne pallatin tone kane ardhur nje grup nga tirana dhe ata formuan nje kishe shtepi aty . Pastori ishte zvicerian. Aty motrat emia pranuan krishtin dhe u ben besimtare.Ato me merrnin edhe mua ne lutjet e tyre se bashku dhe une kam mesuar te lutem me to madje pa qene akoma i shpetuar. Por kur lutesha une imitoja motrat e mia dhe ne lutje shpesh shprehesha -Zoti Jezus faleminderit qe vdiqe per mua ne kryqin e golgotas dhe derdhe gjakun tend per mekatet e mia .
Shpesh kjo ishte e vetmja lutje qe beja.

Por duke u rritur kam mesuar gjera te tjera . ne moshen 10 vjec ose 9 nuk me kujtohet lexoja nje liber qe quhej rruga e shtegtarit i cili me ndihmoi te njoh jeten e vertete kristiane. pastaj lexoja edhe libra te tille si lufta shpirterore, zemra e njeriut etj.

Nje here pashe nje enderr : Sikur motrat e mia ndodhehsin ne ballkon dhe ato po kendonin dhe une po afrohesha per te degjuar se c’po kendonin . Ato po kendonin nje kenge qe une e kisha degjuar tek kisha shtepi. Kenga ka kete rrefren:- Atje lart mbi re , atje lart mbi re , do te kem nje banese shume te mire shume te mire , atje lart mbi re.
Dhe kur dola ne ballkon per te pare se c’behej ! Dhe vura re se motrat e mia nuk po shikonin fare nga une por drejt qiellit . Dhe une pashe drejt qiellit dhe shikoj nje pike te kuqe e cila sa vinte edh behej edhe me e madhe deri sa ne fund kur erdhi shume afer ishte Jezusi qe shikonte drejt meje me sy te zjarrte. Vura re motrat e mia, ato ishin duke u ngritur ne qiell dhe po shkonin drejt Tij por vura re rreth e qark meje dhe ja njerez qe vraponin dhe donin te fshiheshin nga Ai qe kishte sy prej zjarri. Por vura re tek vetja dhe une nuk mund te ngrihesha dot lart ne qiell , madje nje humnere e madhe ishte duke u kapur aty ne kembet e mia , doja te shkoja edhe une lart por nuk mundesha dhe kur ngrita syte larte Jezusi po me shikonte me syte e Tij te zjarrte. Atehere u frikesova shume dhe me doli endrra.

Kam lexuar shpesh nga libri i zbuleses , iha i vogel 9 vjec dhe ne nje fare menyre e kuptoja kuptimin e endrres. Ishte nje paralajmerim ndaj meje qe duej te besoja tek jezusi dhe te shpetohesha sepse zemerimi i Zotit eshte duke ardhur dhe dita e gjykimit ishte shume afer. Te them te drejten gjithe jeten time kam jetuar me kete mendim , se dita e Zotit eshte shume afer.

Pas asaj endrre kam marre biblen dhe kam lexuar ne lidhje me kohet e fundit tek zbulesa edhe pse nuk isha teolog e kuptoja se behej fjale se Jezusi ishte shume afer dhe kur te vinte do te merrte besimtaret por jobesimtaret do te shkonin ne ferr.

Por doja te dija se si te shpetoja nga ferri! kam lexuar nje broshure te vogel e cila me ka ndihmuar shume te mesoj rreth shpetimit ”Pasqyra e jetes tende”
Aty kuptova se une nuk kisha ndonje ndryshim te madh me ate njeriun e pamend dhe fare mire edhe une mund te perfundoja ne ferr.
Ishte dicka e frikeshme por qe me beri te mendoj mire per kete pune.
Pasi e lexova krejt ate literature i thash Zotit Jezus :- Zoti Jezus une e di qe jam mekatar dhe te kam merzitur shume here aty i kam permendur te gjitha mekatet qe mund te beje nje femije 9 vjecar dhe i kam thene akoma:- te lutem mi fal te gjitha keto mekate , une pendohem per keto mekate dhe dua qe ti te vish ne zemren time dhe ta pastrosh ate me gjakune tend dhe te me japesh nje zemer te re . Eja hy ne zemren time dhe behu shpetimtari im , une besoj se vidqe per mekatet e mia dhe u ringjalle perseri dhe , une besoj se nese ti rrefej mekatet ti mi fal prandaj une te falenderoj se ti me fal mua sot dhe me ben birin tend.

Pas atij casti zemra ime vertet ndryshoi dhe perjetova nje dashuri te madhe dhe nje gezim te madh qe me pershkoi krejt zemren time. Atehere kam kenduar nje knge : – Mekati ime eshte tashme i vetmuar i shlyer i harruar , mekati im eshte tashme i vetmuar oh sa shume jam i gezuar, Zoti im eshte jezus Krishti , gjaku i Tij zemren time e pastron …….

Une isha shpetuar tashme.
Por motrat e mia nuk e dinin dhe ne fakt nuk e kuptoni interesimin tim pse e lexoja une rrugen e shteftarit . Une elexoja qe te mesoja se si te veproja ne jeten time dhe ne fakt kam mesuar shume per qendrueshmerine ekrishtere por motrat emia kujtonin se e lexoja si liber me histori per femije.

prandaj ato me thonin qe te konvetohesha. Une nuk e kuptoja kete shprehej dhe thosha ok. Por ato e kishin fjalen qe te shpetohesha, por une tashme isha i shpetuar.

ne familjen time ka pasur shume persekutim nga prinderit e mi ndaj motrave te mia: si nderprerje te ushqimit, lidhjeme tel qe te mos leviznin per te shkuar ne kishe , kercenime qe do ti nxirrnin jashte nga shtepia etj.Por prinderit e mi e benin kete vetem si kercenim qe ato te hiqnin dore nga feja se ne fakt nuk e kishin ate tip qe ti nxirrnin jashte me verte.
Une isha i vogel dhe kisha frike dhe nuk beja dot asgje.
Por i kam ndihmuar motrat e mia gjithmone ne fshehtesi. Psh kur ishim ne kishe , prinderit me pyesnin mua se ku ishim dhe une u thoja se kishim dale xhiro.

Atehere prinderit e mia vendosen qe te vinim ne Tirane. Ne Tirane kisha ishte edhe me godine. Keshtu shkonim perseri fshehurazi ne kete kishe . Kisha Lajmi i Mire ne 21-dhjetori. Por shpesh motrat emia nuk kishin lek per autobuza. Une isha 11 vjec tashme dhe nje menyre se si i ndihmoja motrat ishte duke u dhene atyre leket qe prinderit mi jepnin mua per te blere cokollata . keshtu ato kishin lek mjaftueshem per te paguar bileten eautobuzit dhe per tu kthyer.
pasi shtepine ekemi pasur larg nga 21 dhjetori.
Une shkoja shpesh ne ate kishe.
Motrat e mia me thonin here pas here qe te konvetohesha por une i thosha dakort sepse nuk kuptoja snje doktrine as edhe nje gje di vetem qe kam qene i shpetuar.

Madje ne ate kohe kam filluar te ungjillizoj edhe ne menyre si te isha i rritur , kjo per atehere nuk kishte shume kuptim por tani e kuptoj se si Zoti ka vepruar ne jeten time. Une ftova nje here nje shok ne kishe ai ishte nje shok i lagjes por ishte cun i urte , ai erdhi dhe kemi degjuar predikimin , ai ishte nje vit me i vogel se une. ne fund te takimit une e pyeta se si ju duk , dhe ai me tha qe e pelqeu shume , atehere une i thash qe te vinte perseri dhe te besonte tek Jezusi, ai tha dakort.
Ai ishte nje nga shoket e mi me te ngushte. Ne fakt ai beri nje lutje shpetimi , por tani qe jam i ritur nuke kam takuar dhe nuke di se c’beet me te por do te kisha deshire ta takoja.

Vitet kalonin dhe ne lagjen e re ne Tirane edhe motrat ehe une ungjllizonim te tjeret. Por kishte nje probelm tani tek une.
Une fillova te shoqerohem shume dhe kisha shume shok dhe luanim shume dhe fillova te rend shume pas lojerave duke e lene menjane besimin dhe lutjen dhe shkuarjen ne kishe.
Plus qe edhe shoqeria ne Tirane ishte shume ndryhe nga ajo ne Berat dhe kam filluar te shkoj pas shoqerise.
deri ne moshen 15 vjec kam qene shume i zene me aktivitete shoqerore duke lene menjane besimin.
Ne moshen 16 kam filluar te kthehem perseri tek Zoti dhe madje kam filluar te lexoj biblen dhjata e re. Ka qene hera e pare qe i kam lexuar te gjithe ungjijte.
Sa me shume lexoja aq me shume mendja ime ishte e qete dhe kisha paqe, por nga ana tjeter kisha shume tundim qe te lija biblen pa lexuar dhe te shikoja filma me vandamin. Ishte nje deshire e moshes.
ne moshen 16 vjec kam bere nje te ashtuquajtur konvertim sepse motrat emia me thonin. Une mendova c’te ejte ky konvertii? Dhe kur fola me pastorin ai me dha librin e zemres se njeriut per ta lexuar. Kur vjata te beja konvertimin nuk eshte se ndihesha shume i lirshem. Por kur e beme ishte nje rrefim mekatesh dhe pendese si dhe pastori kishte vene duart mbi mua dhe u lut per mua.
Une nuk ndjeva asgje madje nuk ndihesha rehat. Por kur dola nga dhoma , motrat e mia filluan te me therisnin vella Albani. Tani e kuptoj se akoma ato nuk e kishin kuptuar se une isha shpetuar qe ne Berat dhe konvertimi ishte lutje e shpetimit dhe ato donin te shpetohesha une , por nderkohe qe une isha i shpetuar. Por ato nuk e dinin se c’kishte ndodhur me jeten time kur une i lutesha Zotit vetem ne dhomen time.
Ndoshta ato mendoni se nje femije 9 vjec nuk mund te shpetohej.
Gjithsesi , deri ne moshen 17 vjec kam ecur mire , per shkak se prinderit e mi e moren vesh qe shkonim fshehurazi ne kete kishe ata na ndaluan dhe madje takuan edhe pastorin atje dhe keshtu na ndaluan te shkonim.
Per kete aresye na u desh te gjejme nje kish tjeter. Ne lagjen tona kishte nje kishe baptiste dhe aty filluam te shkonim , por edhe aty nuk na lane.

Jam rritur dhe sa me shume qe rritesha aq me shume i largohesha perendise.
Deri ne moshen 19 vjec nuk kam shkuar asnjehere ne lutje per te kerkuar Zotin.
Madje mund te them se as nuk interesohesha me per Zotin Jezus.
Ne fakt ne ato kohe motrat e mia gjeten nje kishe tjeter – Kisha Nderkombetare. Dhe une kam qene ndonjehere atje.
Aty prinderit na lane sepse ishte kishe amerikanesh dhe amerikanet ndihmonin.
Gjithsesi asnjehere nuk e kam pare kishen si dicka per t’perfituar.
Kur kam shkuar ne kishe kam shkuar vetem seriozish , perndryshe nuk do te shkoja fare.

nga mosha 18 deri ne moshen 20 vjec kam qene totalisht larg Perendise. Motrat e mia me ftoni perseri qe te vija tek Zoti por une i kam mbylluar veshet.
Madje i kam then Zotit se edhe sikur te me conte ne ferr nuk me behej vone por se doja te jetoja jeten time.
Jetoja vetem ne mekat. isha shume i keq me cdo njeri edhe me shoket e mi madje . Gjate kesaj kohe Fryma e Shenjte gjithmone me kujtonte qe te kthehesha tek Jezusi. Por une nuk ja vija veshin. Mund te them madje qe kam pare filma me Islamin dhe me pelqenin dhe madje thosha me vehte se edhe ata e kane nje Zot.
Shiko deri ku arrita !
Me vjen turp qe kam lejuar te me ndodhin keto gjera , por kane ndodhur eshte e vertete.

Shpesh me kujtone Fryma e Shenjte qe ashtu si tek zemra e njeriut ai njeri qe kishte qene dikur besimtar kishte lejuar qe te hynte erresira brenda tij keshtu isha edhe une , ne fillim kisha nxjerre nje kembe jashte ne bote dhe pastaj kisha zgjedhur te futesha me te dyja kembet ne bote. Deri sa ashtu sic thote vargu se kur fryma e keqe del nga nje zemer ai shkon te sillet verdalle dhe merzitet merr edhe 7 frymera edhe me te keqij se vetja dhe hujne perseri ne nje shtepi e cila ishte e zbukuruar mire me pare. Une isha shpetuar ne moshen 9 vjec por ne moshen 13 deri 18 jetoja si me nje kembe ne bote dhe me nje kembe ne bibel. Pastaj ne moshen 18 kam qene krejt ne bote

E falenderoj Perendine qe nuk hoqi kurre dore nga une edhe pse une e mohova Jezusin. Perseri Fryma e Shenjte me sillte ne mendje qe te kthehesha dhe te vija tek Ai .

Por une u bera edhe me i pabindur. Me terhiqnin vetem gjerat e bots. Nu dua ti permend sepse nuk kane asnje vlere qe ti permend gjerat qe beja dhe me terhiqnin. Ne vitin 2004 Fryma e Zotit po punonte me shume tek une. Jeta ime po behej dhe me e merzitshme , une nuk shikoja asgje te ishte ne rregull ne jeten time , ne universitet nuk mesoja fare madje isha gati duke ngelur edhe ne vitin e pare sapo isha futur. ne familje nuk shkonte asgje mire. Motrat e mia ishin larguar edhe ato nga besimi dhe njera ishte martuar dhe tjetra punonte . Por njera prej tyre ishte rizgjuar dhe lutej per mua. E kuptoja se Zoti po me therriste perseri. Rruges me dilnin ungjilltare , ne zemer e ndjeja thirjen e frymes pendohu dhe eja, jeta ime ishte bere lemsh , madje me pushuan edhe nga puna, madje njehere u zura me ne shok dhe dhe kam ngrene edhe nje grusht ne mjeker aq sa mu thye krenaria ime e njeriut te forte dhe te zgjuar.

Ne keto caste kur edhe ne familjen time gjerat nuk po shkoni sic duhej , isha 20 vjec dhe doja te shikoja prinderit e mi te ishin bashke , por me dukej sikur ata do nga dita ne dite sikur do te benin me te keqen do te ndaheshin. Nuk shkooni mire fare me njeri tjetrin. isha shume i merzitur. mendoja shume gjera negative per jeten time.
Ne fakt mund te them se edhe rash ne nje forme depresioni qe as vet nuk e kuptoja se ishte depresion. Nuk kisha shum miq dhe as nuk kisha shume aktivitete shoqerore ne ate kohe , ne shkolle isha shume keq vetem 2 lende kisha marre fiskulturen, anglishten dhe kimine. Te tjerat te gjithe i lash per vjeshte. Nje dite isha duke pare nje film ‘Noeu’ Dhe kuptova serish qe ditet e fundit ishin shume afer. Dhe cdo gje nuk kishte asnje rendesi sepse cdo gje do te kalonte por Zoti do te merrte te vetet.
Kam kuptuar se jeta ime kishte qene e pavlere dhe po shkonte cdo gje keq e me keq. Kam kuptuar se Zoti po me ofronte perseri nje dashuri qe te me shpetonte dhe te me ndryshonte.
Ka qene 22 korrik i vitit 2004 kur iu dorezova serish shpetimtarit dhe i thash te me falte per cdo gje dhe doja qe ta ndiqja Ate gjate gjithe jetes time deri ne vdekje.
Kam perjetuar perseri paqen dhe Krishti hyri serish ne zemren time qe kishte qene bosh , madje kam qare se kuptova se perseri Zoti me donte akoma.

Kam filluar te ushqeje veten me kenge te krishtera me fjalet e bibles dhe kam filluar te lexoje libra te krishtere qe te rritesha. kam filluar te degjoj radion dhe duke e degjuar ne fakt kam mesuar shume gjera i jam falenderues Zotit per emisionet e krishtera ne radio .
Kam filluar te lexoj biblen shume sidomos libra te krishtere qe t dija si te ungjllizoja.

Por po mendoja qe te mos shkoja ne kishe , nderkohe nje predikim ne radio po me nxiste te shkoja . Dhe mendova te shkoj tek kisha tek 21 dhjetori ku ma pas shkuar. Aty u mesova ca me kulturen kristiane te asaj kishe. Femrat duej te vinin ne koke nje shami kurse burrat duehj te visheshin mire dhe bukur me kostume. Te gjithe rriinim ulur kur kendonim.

Ne tetor nga fundi i tetorit fillova te kerkoje ne lutje per pagezimin me Frymen e Shenjte. Isha rritur ne nje mjedis ku besimtaret luteshin ne gjuhe te reja. Motrat e mia lutshin ne gjuhe te reja , une i degjoje kur isha i vogel dhe kisha frike se mos blasfemoja prandaj mbyllja veshet. Por gjithsesi tani qe isha 20 vjec po i kekroja vete. Po i kekroja Zotit me gjithe zemer. Madje nje here duke u lutur ne shpirtin dhe zemren time erdhi nje gezim i thelle dhe i forte qe me bente te gezohesha dhe te qeshja nga gezimi. nuk e kuptoja pse qeshja ne aspektin intelektual por e dija se dicka brenda meje me jepte gezim dhe me kishte cliruar nga cdo shqetesim qe mund te kisha ne koken time . Dhe nga ky gezim i madh me vinte te falenderoja Perendine, isha i qete dhe nuk me tembte asgje.

Por kjo nuk ishte pagezimi me Frymen e Shenjte. Por fryma e Shenjte po me jepte gezim, po me mbushte me gezim.

Ne ate kohe kam pare nje enderr : sikur isha ne nje salle te madhe ku kishte shume shume njerez dhe nderkohe qe nisa te ec mes permes tyre ata me hapen rugen dhe te gjithe ishin duke folur ne gjuhe te reja dhe une u futa ne mes te atij korridori njerezish dhe sa me shume qe futesha aq me shume fillova te flas ne gjuhe te reja. , pastaj me doli endrra.

Pas nje jave mesova qe ne universitetin tim kishte edhe te krishtere te tjere. Dhe nje prej tyre me ftoi te shkoja ne nje konference besimtaresh tek muzeu kombetar. Mqns ishte konference besimtaresh me pelqeu shume te shkoj dhe vajta.
Kur vajta c’te shihja! te gjithe flisnin ne gjuhe t reja dhe hidheshin perpjete duke adhuruar Zotin me ze te larte , gjera te cilat nuk benin pjese ne kulturen time kristiane dhe per kete aresye une i gjykova ne zemren time duke thene Zotit:- Zot a jane te krihtere keta?! Por ne ate moment ndjeva qe mendova keq , kuptova qe i gjykova sepse nuk ishin si une dhe per kete u pendova dhe i thash Zotit me fal.
Pastaj pash qe ata ishin shume te lire ose te lirshem ne sjelljen e tyre kurse une isha pak i ngurte ne anen e jashtme . Zemra me thoshte qe te isha i lirshem por nuk isha mesuar ashtu dhe me vinte turp te isha i lirshem sepse isha mesuar te rrija vetem ulur dhe serioz.
Megithate Zoti me ndryshoi n kete pike. Ajo konference ka qene shume bekim per mua kam marre q shume ndricim saqe as per 20 vjet nuk i kisha marre . Vetem jam inkurjuar dhe ndertuar shume ne besim. Ne fund te konferences pastori qe po predikonte , foli per ardhjen e dyte te Jezusit dhe se kjo ishte shume ehspejte.
Prandaj ai ftoi nese dikush donte te shpetohej. Askush nuk e ngriti doren . Pastaj ai beri tjhirrje se nese dikush donte te pagezohej me Frymen e Shenjte. Kur e tha kete menjehere jam ngritur dhe nga fundi i salles qe isha shkova ne filim dhe me nxitim dhe besim qe do te merrja dhuraten e Frymes e Shenjte. Kur kemi filluar te lutemi ishte nje pastor Shqipetar qe kishte vene duart mbi mua dhe kudo qe ai kishte vene duart -psh mbi koke mbi supe ndjeja nje paqe te ,madhe.
Une po kekroja Zotin me gjithe zemer dhe me gjithe shpirt dhe po therisja me ze te larte :- eja Fryme e Shjenjte dhe me pushto, te dua ty Jezus- gjithe kohes .
Kam perjetuar nje ere te lehte te fresket tek kembet por ishte si nje fllad. Dhe kam perjetuar nje zjarr te forte tek duart e mia dhe nje gezim i madh me mbushi te perbrendshmet e mia , krejt rreth e qark barkut tim dhe trupit tim ndjeja nje prani te mrekullueshme gezimi dhe kam qene duke qeshur me gezim te madh dhe lot ne sy . Por mendja ime ishte kaq e paster ne ate moment. Pastaj ne zemer kam ndjere nje dicka sikur doli prej aty dicka e embel sikur me ngacmoi zemren dhe doli prej aty si me shperthim dhe po levizte drejt kraharorit dhe erdhi drejt buzeve te mia dhe ne gjuhen time dhe ne ate moment nje lume i madh gjuhesh te reja ishin duke dale nga goja ime , ato fjale dlnin ne menyre shume te rrjedhshme dhe nuk pushonin. Po perjetoje nje fuqi te brendshme qe se kisha perjetuar asnjehere.
me perpara kisha frike te ndaja ungjllin me njerezit e tjere rruges vetem me shoket e ngushta mund ta ndaja edhe me ata kish nje fare ndroje se mos nuk do te dilte mire dhe nuk dija se c’te flisja .
Por tamni qe isha ne kete prezence te mrekullueshme kisha aq fuqi shpirterore saqe isha gati te shkoja te predikoja ungjillin kudo qe te shkoja , dhe kushdo qe te me dilte para mund ti predikoja pa frike fare dhe me dashuri
Mendja ime nuk mendonte me asnje gje te keqe, asnje tundim nuk po me vinte ne mendje , dhe kjo me cudiste edhe me shume sepse mendja ime gjithmone sulmohej nga tundime te ndryshme, por tani asnje lloj tundimi , vetem gezim dashuri paqe dhe fuqi per te predikuar.

Gjithe rruges kam ecur duke folur ne gjuhe te reja , shkova tek shtepia e motres dhe i tregova per kete eksperience, ajo u gezua shume dhe mori edhe me shume zjarr per ecjen e saj me Jezusin.
Isha pagezuar me Frymen e Shenjte,  Zoti i ishte pergjigjur lutjes time me ate enderr dhe tani ne realitet. Ajo ender u realizua.
Qe atehere nuk isha me i njejti. Te gjithe shikoni ndryshim tek une , madjhe fillova te predikoj ungjllin menjerehere ne shkoll me shoket e klases dhe me tutje .

Vajta ne kishe tek kisha ku isha tek 21 dhjetori dhe i trgova pastorit per kete eksperience , madje gjate ghite takimit te se djeles nderkohe qe pastori po predikonte une nuk mund te mbaja dot ate gje qe me vinte nga brendesia ime , dhe fillova te lutesha ne gjuhe te reja por ne qetesi pa e prishur predikimin , e kisha ulur koken shume dhe isha mbuluar me duart e mija qe te tjeret te mos shqetesoheshin. Ne fund te takimit e pyeta pastorin se si te veproja per kete eksperience , ne fakt ai gjithe predikimit me kishte dalluar se cpo ndodhte me mua dhe me tha ne fund te predikimit kur une e pyeta , ai me foli me butesi duke thene se ka nje kohe per lutje dhe nje kohe per predikim , dhe pastaj u lut me mua dhe me bekoi ne emer te Jezusit .

Nje te djele tjeter babai im nuk donteme te me linte te shkoja ne at kishe , isha 20 vjec por nje besimtar prej 4 muajsh. vajta perseri tek pastori dhe e pyeta se c’te beja nelidhje me ate qe im ate me kishte thene. Ai me tha shkurt :- pyet Zotin.
Pergjigja me e ciuditeshme qe kisha degjuar. Bera si bera e pyeta Zotin dhe nuk mora asnje pergjigje ne ate moment , gjithe javen nuk degjova asnje ze prej Tij.
vajta serish ne ate kishe dhe po prisja nje pergjigje nga Zoti :- per te qendruar aty ku isha apo te shkoja tek kisha nderkombetare e cila ishte e vetmja kishqe njihja pas kishes time.
Dhe e vetmja fjale qe mbaj mend gjate atij predikimi ishte:- Jezusi i tha Palit shko atje dhe atje do te te thuhet se c’duhet te besh.
Kjo fjale ishte nje fjale qe me goditi mua sepse po mendoja te rija aty apo te shkoja tek ksiha nderkombetare.
Atehere bera c’fare bera shkova tek kisha nderkombetare te djelen tjeter.
Nuk eshte se kshte ndonje gje te re, nuk pash ndonje gje qe te me thuhej por aty avash avash fillova te mesoj me shume ne lidhje me lutjen, ungjillizimin, misionet, rizgjimet shpirterore, etj. Aty zura miq te cilet i kisha edhe ne klase , Zoti me bekoi edhe me miq te krishtere qe ishin ne te njejtin universitet me mua.

Me qe ra fjala ne universitet fillova te mesoj shume dhe i mora te gjitha provimet e prapambetura si dhe fillova te ndihmoje edhe te tjeret me detyrat, gjerat filluan te ndryshojne.
ne familje fillova te ndaj ungjilin dhe prinerit e mi filluan te ndryshojne por vetem pas shume kohesh lutjeje dhe agjerimi per ta.

Zoti po i therriste edhe motrat e mia te ktheheshin tek Ai dhe ato u khtyen.
Dhe me e bukura ne kishen Nderkombetare takova edhe nusen time te ardhshme ne vitin 2005 madje jemi pagezuar me uje ne te njejten dite( 25 qershor 2005).
Dhe ne 2006 jemi fejuar dhe ne 2007 jemi martuar . Pastaj ne vitin 2010 jemi bekuar nga Perendia me nje djale qe e kemi quajtur David sepse deshirojme qe ai te kete nje zemer sipas zemres se Zotit.

Pastaj kam mesuar per thirrjen dhe kuptova qe Zoti kish patur nje plan ne jeten time. Kisha nderkombetare eshte pjese e Asambleve te Perendise , nje grupim kishash pentakostale te cilat jane te fokusuara shume tek misioni dhe thirrja per sherbese. Kam marre edhe thirrjen time per sherbese , tani dhe bashke me gruan time kemi filluar te bejme nje kolegj teologjik. Une kam edhe kete vit dhe gjithashtu Zoti na ka bere te hyjme ne sherbese. Tani jam duke sherbyer ne nje kishe ne Fush-Kruje.

Kjo ne pergjithesi ishte nje deshmi e shkurtuar e jetes time deri tani, ne nje postim teper te gjate

0 Comments

Add a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *