Deshmia e Sadikut

Unë jamë Sadiku nga Peja, jam i martuar i kam 3 fëmijë. Edhe unë edhe Gruaja jemi rritë në familje më tradita të fesë Muslimane. Në Zvicer jetojmë që nga viti 1992, në fillim si azilkërkues, tani më leje qëndrimi të përkohshëm. Në Kosovë kam të perfunduar Shkollën e mesme, dhe pas një pauze 1 vjeçare pas mbarimit të shkollës, pata fatin të punësohem në një firmë Slovene në Pejë si shitës i këpucëve. Pas disa vitëve, kalova në një firmë Kroate po ashtu shitore e këpucëve, por tani si kryepunëtor (udhëheqës i filialës). Pas një kohe u martova, dhe e punësova edhe Gruan në firmën e njëjtë. Të ardhurat nga firma Kroate ishin mjaftë të larta,në krahasim më mesatarën e të ardhurave të Kosovës në atë kohë, kështu çë kishim një jetë të begatëshme dhe të lumtur. Unë kisha çdo gjë, veturë, para, grua të mirë, në përgjithësi kisha jetë të mirë dhë nuk më mungonte ndonjë gjë, përpos një. Zoti më mungonte, jo pse unë nuk besoja në ekzistencen e tij, por më mungonte kontakti më të, ndjeja një zbrazëti në mua, ishte sikurë një fëmijë pa Baba, të dijë se diku ekziston Babai i tij por ai nuk kishte kontakt më të. Kërkoja nga disa që e mbanin vehtën si besimtarë të denjë musliman të ma jepnin kuranin të lexoj, dhe ti afrohem Zotit, por ata kundërshtonin më arsyetimin se nuk jam i denjë ta kem Kuranin në dorë dhe se nuk jamë i pastër. Mendoja në vehte si është kjo e mundur, unë dua ti afrohem Zotit, e këta më thonë jo më parë më duhet të behëm i drejtë, i mirë, i pastër shpirtërisht etj., e tek pastaj ka mundësi ta kem Kuranin në dorë!. Kjo i bjen sikurë unë të doja të shkojë të berberi, e ai të më thotë jo, më parë duhet të rregullohem, të çethëm, të rruhem e pastaj të shkojë te ai!. Nëse më parë rregullohëm për çfarë më duhët më berberi. Dhe jeta ime vazhdonte më të mira, por më mungonte tutje Zoti dhe kontakti më të. Pas disa vitëve filloi lufta në Slloveni e pastaj edhe në Kroaci, pasi unë punoja në firmë Kroate, filluan malltretimet nga policia Serbe se gjoja unë jamë i Armatosurë nga Kroatët dhe kërkonin t’ua dorëzojë armët (që unë nuk i kisha), më kërcnonin se nëse nuk ua dorëzoi armët do të më dërgojnë në front të luftoj kundër « Kroatëve të mi ». E vërejta se situata është serioze, dhe vëndosem të shpërngulemi, u vëndosëm në Zvicerr dhë shtruam kërkesen për Azil. Tani isha në një gjëndje më të pa volitëshme se në Kosovë, i pa sigurtë për ardhmërinë e familjës sime dhe e kërkoja edhe më më ngulm Zotin. Pas 5 muajve të ardhjës në Zvicerr, tani them jo fati por Zoti deshi dhe gjeta punë, në fillim tek një Bujk më pagesë minimale e pas afërsisht 1 viti gjeta punë në një zdrugthari dhe u punësova 100% më të ardhura solide. Punëdhënësi ishte njeri shumë i mirë dhe i afërt, bisedonte me mua për shumë gjëra, interesohej për situatën politike në Kosovë dhe në përgjithësi intëresohej për historinë e Shqiptarëve. Më bënte pyetje edhe rreth ligjëve dhe traditave të fesë muslimane, dhe një ditë më pyeti; si e dimë ne muslimanët nëse jemi të shpëtuar dhe nëse do e fitojmë përjetësinë?. Iu përgjigja sipas mësimëve të hoxhallarëve muslimanët duhet të jenë të mirë, të sjellshëm, të bëjnë vepra të mira, të mos vjedhin,të mos gënjejnë, e tjera të mos të mos, të ju përmbahen rregullit të Islamit, e nëse do e fitojmë përjetësinë apo jo ajo është punë e Allahut , do të shohimë pasi të vdesim se ku gjindemi, por ne duhët të mundohemi që më vepra të mira të shpresojmë se do ta fitojmë parajsen, Mu kujtua tregimi më dërrasen me gozhda. Ishte një herë një Djalë që bënte shumë probleme, dhe një ditë Babai i tijë i tha: Biri im nuk është mirë si silleshë po bënë probleme, ai e mohoi por babai i tha, ja e shehë ketë dërrasë më gozhda, po i tha Djali, për çdo problem që ke bërë unë kamë ngulë nga një gozhdë në dërrasë i tha i Ati. Atëherë Djali i tha, do të ndryshojë do të bëhem i mirë dhe më premto se për çdo vepër të mirë do ta hjekë nga një gozhdë dhe do të shehë se për një kohë të shkurtë nuk do të ketë më gozhda në dërrasë, mirë i tha i Ati e bëjmë. Dhe vërtetë pas një kohe të shkurtë Djali arriti më vepra të mira ti hjekë të ghitha gozhdat nga dërrasa, dhe i tha të Atit, a po e shehë ja arrita ti hjekë të gjitha gozhdat, po i tha i Ati gozhdat vërtetë arrite ti hjekë, por kanë mbetë vrimat në dërrasë.

Kështu është më ne Muslimanët i thashë Punëdhënësit, ne mundemi ti hjekim gozhdat nga dërrasa më vepra të mira por a do të na e falë Allahu për vrimat që kanë mbetë nuk e dimë. Punëdhenësi më tha është një Person që do ti mbyllë edhe vrimat në dërrasë, dhe do të jetë dërrasa si e re, duhet vetëm ta lejojmë të hyjë në jetën tonë e Ai do ti mbyllë vrimat e mëkatëve tona dhë na siguron shpëtim. Kushë është ai e pyeta , më tha është Jezusi. Jezusi!?. i thashë më neveri, është ai « Isus Kristus » i Serbëve që në emer të tij dhe Krishtërimit ortodoks, bëjnë çdo të zezë në popullin tim, dhe nga ata jamë detyruar të largohem nga vendi, e ti më thua ai na shpëton! jo i thashë kjo nuk mundë të jetë ë vërtetë. A i bëjnë ato krime në Shqiptarë Serbet apo Jezusi më pyeti, Serbet i thashë unë Jezusin nuk e kamë parë. Më çfarë preteksi i bëjnë ato krime në Shqiptarë, Serbet më pyeti, i thshë më preteks se gjoja në jemi Popull i pa civilizuar, se jemi terroristë, etj. A janë të vërteta këto, natyrishtë se jo i thashë, Serbet gënjejnë, ashtu pra më tha ata gënjejnë edhe kurë thonë se ato vepra që i bëjnë, i bëjnë në emër të Jezusit, Jezusi është për paqë jo për dhunë. Një ditë punëdhënësi ma sjelli një Bibël, më tha duke lexuarë në të do ta njohëshë Jezusin e vërtetë. Gjatë leximit të Biblës në disa vazhdime më linden disa pyetje kurreshtare mbi dallimet në mes të Muslimanëve dhë të Krishterëve, pyetje e madhe për mua tani ishte kushë ? Kurani apo Bibla? Muhamedi apo Jezusi?. Përderisa Biblen e kisha lexuar pjesërisht pak, Kuranin as që e kisha pasë në dorë gjerë tani, nga kurreshtja e bleva Kuranin dhe fillova edhe atë ta lexoj. Dhe mu atëherë pasi kisha lexuar edhe nga Bibla edhe nga Kurani, disa pyetje që më mundonin u sqaruan në mendjen time, përfundimisht Kurani dhe Muhamedi u eliminuan nga mendja dhe jeta ime. Tani vazhdoja ta lexoja Biblen edhe më me përkushtim, por Jezusi ishte ende larg meje, por afrohej gjithënjë e më afër drejtë meje. Gjatë leximit në Bibel e gjeta përgjigjën në paragjykimin që kisha në Jezusin dhe Serbet, e gjeta në Ungjillin sipas Mateut 7:21-23. Sot unë mendoj se janë Serbet ata që e kan plotë gojen më O ZOT,O ZOT, por në fund do të gjykohen nga vetë Jezusi për të bemat e tyre, kështu u eliminua edhe ky paragjykim që kisha për Jezusin. Në vazhdim lexova edhe ketë në Ungjillin sipas Gjonit 14;6-7. Dhe pikerishtë ishte kjo ajo që mua më mungonte, kontakti më Perëndinë, ta njihja dhe ta përjetoja Perëndin dhe Jezusi ma mundësoj ketë gjë. Një ditë punëdhënesi më ftoi në Bashkësi ku mblidhëshin për shërbesë dhe kishin organizuar festën e Krishtlindjeve, shkova në atë festë, ishte hera e parë në jetën time që isha prezent në një Bashkësi Krishtere, dhe ndodhi mrekullia në mua, përjetova një ndjenjë të pa përshkruar gëzimi, isha tejet i lumturë, më pelqejë pa masë ai organizim që kishin bërë, në mua u ngulit një dëshirë e madhe që të jemë prap aty herave tjera. Një të diele u zgjova nga gjumi shumë i mërziturë dhe shkova në shërbesë në Bashkësi, pasi morri fund shërbesa për Zotin, u ktheva në banesë si njeri tjetër plotë hare dhe gëzim, këte e kishte vërejtë edhe Gruaja që më tha; shkove i pa disponuar dhe u ktheve më plotë disponim, Lavdi Zotit. Pas disa muajve që kisha pranuar Jezusin, më erdhi vendimi nga organet Zviceriane, se më Familje na duhet ta lëshojmë Zvicrren, ishte refuzuar kërkesa jonë për strehim politik. Ishin ditë të vështira, nuk dinim si të ja bejmë, mërzitëshim se çdo të ndodhë me ne nëse kthehemi në Kosovë. Një natë pashë një ëndërr, isha duke lexuar Biblen dhe pa pritmas nga pas dëgjova një zë që më thoshte; MOS U BRENGOS PËR ARDHMËRINË TËNDE DHE TË FAMILJËS SIC E KE TI BIBLEN NË DORË ASHTU UNË JU KAMË JUVE NË DORËN TIME. Dhe ashtu siq më premtoi Përendia më doli, unë sotë Jetoj në Zviërr, më leje qëndrim të përkohëshem, Kosova është liruar nga regjimi represiv Serb, sot guxoj të shkoj në vendlindje pa frikë, dhe kështu jeta imë është më kuptim dhe e plotë më Jezusin. Për lavdi të Perendisë edhe gruaja ime e ka pranuar Jezusin dhe fëmijet tonë rriten në frymen e mësimëve të Jezusit. Jezusi më ka liruar nga: ngushticat,deshprimet,vuajtjet,paragjykimet,ndjenja e zbraztësis shpirtërore,më ka liruar nga mëkati dhe sot jetoj i sigurtë në shpetim që ma premton Jezu Krishti. AMIN

0 Comments

Add a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *