Dëshmia e Faruk Ibrahimit

Unë jam rritur në një familje tipike myslimane, ku do të shkonim në xhami të premteve dhe në raste të veçanta; do të agjëronim gjatë muajit të ramazanit; dhe do t’i festonim festat tipike të Islamit. Kur isha adoleshent, unë e mbarova recitimin e Kuranit; në fakt kjo në thelb ishte një konfirmim i detyrës së një të riu mysliman. Më vonë, në vitet e mia të rinisë, unë nuk kënaqesha vetëm me recitimin e Kuranit në arabisht – një gjuhë që mundja vetëm ta lexoja por jo edhe ta kuptoja. Prandaj, babai im më gjeti një Kuran Studimi nga Abdullah Jusuf Ali dhe po ashtu një kopje të përmbledhjes së hadithit nga Sahih Buhairu. I studiova ato për një kohë gjatë viteve të vonshme të rinisë sime.

Pasi mbarova vitin e dymbëdhjetë të shkollës, fillova të studioja inxhinierinë në Universitetin Inxhinierik në Karaçi, por dëshiroja të studioja në Shtetet e Bashkuara. Dëshira ime ishte të shkoja në njërën nga universitetet më të mira inxhinierike në Shtetet e Bashkuara. Kisha aspirata për të bërë gjëra të mrekullueshme për popullin dhe vendim tim. Fatkeqësisht, unë nuk u pranova në zgjedhjen time të parë në universitetin inxhinierik. Pastaj në vitin 1973 erdha në SH.B.A dhe fillova në një universitet publik. Jetoja një jetë tipike në Shtetet e Bashkuara, duke kaluar kohë duke mbaruar shkollimin dhe duke mbajtur ndonjë punë me kohë jo të plotë apo të plotë në mënyrë që të isha në gjendje të mbaroja universitetin. Prindërit e mi që ishin edhe më tutje në Pakistan më ndihmonin, por nuk kishte para të mjaftueshme për të përkrahur familjen dhe shkollimin tim këtu. Pas një kohe të shkurtër, u ktheva sërish në komunitetin lokal islamik ku përfshihesha me myslimanë të tjerë në studimin e Kuranit dhe Hadithit dhe zbatimin e tyre në kulturën lokale.

Pas mbarimit të vitit të dytë të shkollimit nga universiteti publik, Perëndia në mëshirën dhe hirin e tij më mundësoi të futem në alternativën time të universitetit inxhinierik si student transferues me një bursë akademike. Në kohën kur mbarova së diplomuari në degën shkencore, unë isha larguar nga të praktikuarit e përditshëm të besimit tim dhe kisha përqendruar interesat e jetës sime në gjërat akademike dhe sekulare në jetë. Pasi punova për një kohë të shkurtër për të fituar përvojë dhe për të vendosur se çfarë do bëja me studimet e mëtejshme, unë zgjodha të merrja nivelin master të kësaj dege shkencore.

Në kohën kur isha në vendin e punës, fillova të bëja atë që shumica tipike e njerëzve e bëjnë në kulturën e SH.B – planifikimin dhe përpjekjen time për të arritur në maje të kompanisë dhe nivelit financiar. U martova me një grua që ishte e rritur në Shtetet e Bashkuara, pata fëmijë dhe jeta ishte tipike dhe me stres. Sytë e mi ishin të përqendruar tek arritja e famës dhe të nxjerrja aq sa mundja nga jeta. Aspiratat e mëhershme për njerëzit e mi dhe vendin u zhdukën.

Pastaj në mars të vitit 1987, isha në një aksident të rëndë dhe u dogja shumë keq, ndërkohë ca të tjerë u mbytën. Duhesha të merrja pushim nga puna që të shërohesha. Gjatë kësaj kohe, duhesha të merresha me vdekshmërinë time dhe me ambiciet e mia të verbra. Fillova të konsideroja çfarë trashëgimie do të lija prapa dhe ku do të shkoja pasi të vdisja. Mendoja nëse isha kursyer nga vdekja për ndonjë qëllim. Duke qenë mysliman besoja se do të shkoja në qiell – por duke mos i bërë aktivisht detyrat e një myslimani – frikësohesha se mos do të dënohesha në ferr për një kohë. Fillova pastaj sërish të hetoja Kuranin dhe Hadithin dhe Islamin për të gjetur përgjigje. Këtë herë zelli im për të njohur të vërtetën qe mbushur me njohurinë që duhej të ekzistonte një qëllim për jetën; unë isha kursyer dhe ja tani më ishte dhënë një shans. Unë doja të dija këtë Kuran – për të cilin besoja të ishte fjala e Perëndisë për të tërë përjetësinë – dhe profetin e islamit sikurse, jetën dhe mësimet e tij. Gjatë kësaj kohë unë u ngrita në këmbë, fillova të shkoja nëpunës; porse tani vendosa të merrja një punë në firmën time që kërkonte udhëtim minimal, në mënyrë që të kaloja shumë më tepër kohë pranë shtëpisë dhe familjes sime. Unë i rregullova prioritetet e mia dhe fillova të ecja anash në linjën e ngadalshme, larg nga linja e shpejtë e botës së biznesit.

Më vonë gjatë kësaj kohe, u sfidova nga disa miq të mi të krishterë që Jezusi ishte rruga e vetme për në qiell dhe që Bibla është fjala e zbuluar dhe e pandryshuar e Perëndisë. Kjo sfidë ndezi madje një zell më të madh për të studiuar Kuranin, Hadithin dhe jetën e Muhamedit në mënyrë që ta dëshmoja islamin si rrugën e vërtetë dhe krishterimin të ishte një shpresë e rremë me Jezusin duke qenë thjeshtë një njeri dhe jo Perëndi. Dëshira ime ishte po ashtu t’i mësoja fëmijët e mi rreth islamit dhe t’i rrisja si mysliman. Kalova disa muaj të ardhshëm duke e studiuar Kuranin dhe duke e krahasuar me Biblën. I krahasoja jetët e Jezusit si në Kuran ashtu edhe në Bibël. Unë po ashtu krahasoja jetën dhe mësimet e Muhamedit me ato të Jezusit. Shqyrtova në historinë e hershme të islamit dhe krishterimit dhe mizoritë e trishtueshme dhe famëkeqe të kryera nga të dy religjionet, si dhe arsyet përse. Unë po ashtu lexoja artikuj nga të tjerë që mohonin ekzistencën e Perëndisë.

Arrita në një moment ku nuk isha më i sigurt si të merresha me disa nga vështirësitë në Bibël që dukeshin mjaft të paqarta si:

·         Përse janë katër libra që prezantojnë “ungjillin” dhe jo një, sikurse Kurani mëson rreth një ungjilli?

·         Çfarë ishte kjo çështje e mëkatit dhe nevoja për derdhjen e gjakut dhe nevoja për një Shpëtimtar?

·         Si mundet Jezusi të ishte Perëndi dhe Njeri dhe çfarë ishte ky koncept i Trinitetit?

·         A ka vdekur JEzusi me të vërtetë në kryq dhe ishte ringjallur ai apo jo?

·         Si kishin mundur ndjekësit e Jezusit të kryenin mizori të tilla që kishin ngjarë gjatë kryqëzatave?

Por po ashtu  në kërkimet e mia për të përdorur Kuranin si standardin tim dhe mësimet dhe jetën e Muhamedit si model për jetën, unë kisha disa vështirësi shumë të rëndësishme, për shembull:

·         Duhesha të ballafaqohesha me konceptin e “abrogimit”. Përse do të zbulonte Perëndia vargje të mëvonshme në Kuran që do t’i zëvendësonin vargjet e mëparshme? Kjo dukej në kundërshtim me natyrën e Perëndisë.

·         Kishte mospërputhshmëri në Kuran. Për shembull, një njeri duhet të përballet me mëkatin por në anën tjetër seksi me shume shumë gra skllevër, të cilët nuk kanë status të një martese legale, është i toleruar? Toleranca dhe paqja mësohen në zbulesën e hershme, por urdhri për t’i luftuar gjithë jobesimtarët urdhërohet më vonë.

·         Kurani qe standardizuar, por përse u urdhërua që versionet e vjetra të digjeshin? Përse nevoja të largoheshin të gjitha pa asnjë gjurmë të ndonjë versioni të edituar?

·         Përse kishte statuse kaq të pabarabarta në mes meshkujve dhe grave në fushë e martesës, ligjit, rregullave sociale, modestisë etj.?

·         Përse ekzistonte trajtimi i ashpër i jo-myslimanëve në komunitet dhe urdhri për Xhihad?

Në këtë moment, arrita në një pikë të studimeve të mia që nuk mund të mbroja më besimin islam sepse ishte qartë në kundërshti me çështjen e të vërtetës dhe karakterit të Perëndisë siç përshkruhet në Kuran dhe në Bibël. Megjithatë, unë thjesht nuk isha gati të largohesha në islami. Krishterimi kishte një sërë çështjesh, shumica prej të cilave silleshin rreth personit të Jezusit. Në këtë moment, kujtoja nga fëmijëria që dija disa nga shtyllat e religjioneve indiane si të hinduizmit, sikizmit dhe budizmit. Në të gjitha studimet e mia të jetës dhe të shkencave, ishte bërë qartë për mua kishte një krijues të madh dhe dizajnues që na kishte formuar neve dhe universin.  Prandaj nuk kishte kuptim të kthehesha në filozofinë e religjioneve indiane. Kuptova që ato nuk siguronin përgjigje që ishin në përputhje nga brenda me mësimet e tyre dhe së jashtmi në përputhje me botën përreth nesh.

Edhe pse kisha vështirë me Islamin, besoja që ishte një Perëndi Krijues që unë mund dhe duhej t’i lutesha për përgjigje. Për mua ky ishte Perëndia i Abrahamit (Ibrahimit). U ndjeva “i sigurt” t’i lutesha Perëndisë së Abrahamit meqë Abrahami vlerësohet lartë si një patriark i besimit mysliman, hebrenj dhe të krishterë. Kështu që provova, ashtu siç Perëndia ia kishte zbuluar të vërtetën Abrahamit, që t’i lutesha këtij Perëndie për të kuptuar cila ishte e vërteta dhe të më drejtonte në rrugën e duhur. Ndërkohë që vazhdoja të lutesha rregullisht dhe të meditoja, i studiova pasazhet në Kuran dhe Bibël rreth Muhamedit dhe Jezusit dhe shqyrtova libra dhe artikuj nga apologjist myslimanë dhe të krishterë.

Disa javë kaluan, përderisa lutesha dhe reflektoja rreth Muhamedit dhe Jezusit. Më në fund, në mbrëmjen e së premtës së mirë të vitit 1989, unë po vrapoja dhe reflektoja në të njëjtën kohë rreth rëndësisë së kësaj nate për të krishterët. A ishte kryqëzuar në të vërtetë Jezusi siç mësohet nga Bibla dhe disa historianë sekular, apo ishte një ngatërrim i madh siç deklarohet nga islami? Çfarë ishte ky mëkat që kërkonte shpagimin me anë gjaku? Ndërsa po  lutesha, ndjeja një barrë që po largohej nga unë. Ngreha sytë lartë, sepse dukej që një peshë e madhe qe larguar. Pastaj shikova poshtë, për të parë nëse ishte edhe më tej në tokë. Nuk kishte dëshmi të jashtme, por në frymën time kishte një kuptim të qartë. Kjo frazë në veçanti u gjallërua në mua dhe zotëroi të gjitha mendimet e mia: “Jezusi është Zot”. U përgjigja në mendjen time, por çfarë me mëkatin dhe kryqin? A kishte vdekur Jezusi në kryq? Përgjigja në mendjen time erdhi më qartë dhe më me zë – “Jezusi është Zot.” Pyeta sërish, por çfarë me Trinitetin dhe këtë koncept të tre personave dhe një Perëndi, dhe sërish, përgjigja ishte “Jezusi është Zot.”

Shumë shpejt pas kësaj kuptova çfarë kishte ndodhur me mua. Jezusi flet rreth kësaj teme në lidhje me identitetin e tij të vërtetë dhe çfarë njerëzit gabohen rreth tij në ungjillin e Mateut 16:13-17: “Pastaj Jezusi, mbasi arriti në krahinën e Cezaresë së Filipit, i pyeti dishepujt e vet: “Kush thonë njerëzit se jam unë, i Biri i njeriut?“. Dhe ata thanë: “Disa Gjon Pagëzori, të tjerë Elia, të tjerë Jeremia, ose një nga profetët“. Ai u tha atyre: “Po ju, kush thoni se jam unë?“. Dhe Simon Pjetri duke u përgjigjur tha: “Ti je Krishti, Biri i Perëndisë të gjallë“. Dhe Jezusi duke përgjigjur u tha: “I lumur je ti, o Simon, bir i Jonas, sepse këtë nuk ta zbuloi as mishi as gjaku, por Ati im që është në qiej.”

Kjo ishte fillimi i rrugëtimit, i njohjes së Zotit tim Jezus më mirë, duke e pranuar atë si Shpëtimtarin tim dhe shpagimin e tij të plotë për mëkatet e mia. Dëshira ime ka qenë për të jetuar jetën time denjësisht për Zotin tim sepse ai më fuqizon. Familja ime myslimane nuk më pranoi mua fillimisht. Ata u përpoqën të më bindin që e kisha gabim, përderisa përpiqesha t’i sfidoja me të vërtetën e mesazhit të ungjillit. Kur ata e kuptuan që isha i bindur rreth besimit në Jezusin të qenit Perëndi, unë u konsiderova si një i dëbuar. Kaloi një kohë pas së cilës dëshira e mamit tim për të sjellë familjen bashkë qe zgjidhur nga ata duke respektuar besimin tim. Përgjatë viteve, respekti reciprok rezultoi në një lidhje edhe më të afërt në mes nesh, dhe ata po ashtu kanë qenë të këndshëm, zemërgjerë dhe përkrahës si familje. Gjatë këtyre viteve po ashtu arrita disa miqësi shumë të afërta me të krishterë që më sfiduan, sikurse dhe që takova të tjerë në momentin që u përfshiva në bashkësi të një kishe lokale. Unë u mirëprita si një vëlla. Po ashtu në proces , karakteri im ka ndryshuar përgjatë viteve. Disa nga tiparet që Ai i ekspozoi dhe që mori masa nënkuptojnë krenarinë, arrogancën, zemërimin, egoizmin dhe kontrollin në mes tipareve tjera të mëkatshme. Ai vazhdon të më ndryshojë nga brenda jashtë për të qenë më i dashur dhe i këndshëm ndaj të gjithëve.

Sot, pas 15 vjet më vonë, pasi studiova më tej Biblën, Kuranin dhe libra të ndryshëm dhe artikuj rreth apologjisë krishtere dhe myslimane, dhe pas diskutimit me shumë të tillë myslimanë dhe të krishterë, jam i sigurt në besimin tim në Zotin Jezus dhe vazhdoj ta ndjek atë, edhe më tepër nga ajo ditë kur ai zgjodhi ta zbuloj veten e tij ndaj meje dhe më thirri pranë tij.

Kjo është dëshmia e shkruar e Faruk Ibrahimit dhe e drejta e kopjimit të dëshmisë së tij i takon atij.

0 Comments

Add a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *