Zemra e perkryer

Njëherë e një kohë një djalosh qëndroi në mes të sheshit të qytetit nga ku thoshte duke bërtitur se kishte zemrën më të bukur në të gjithë krahinën!
U mblodh turmë e madhe dhe mrekulloheshin me zemrën e tij e cila ishte e përkryer. Nuk kishte asnjë shenjë, nuk kishte defektin më të vogël…!
Të gjithë ranë dakord se ajo ishte zemra më e bukur dhe se zemër të tillë s’kishin parë asnjëherë në jetën e tyre.
Djaloshi ishte shumë krenar dhe krekosej duke bërtitur për zemrën e tij të bukur. Papritur një plak doli përpara turmës dhe tha: “Bukuria e zemrës tënde nuk i afrohet bukurisë së zemrës time”
Njerëzit, por edhe djaloshi panë zemrën e plakut. Rrihte fortë por ishte mbushur me shumë të prera.
Kishte pjesë të zemrës ku dukej se ishin prerë copa dhe në vëndin e tyre ishin vendosur copë të tjera të cilat nuk përshtateshin mirë dhe si rezultat kishte shumë cepa të ashpër! Në vënde të tjera kishte boshllëqe nga ku mungonin copa të mëdha.
Njerëzit shikonin njëri tjetrin – Si është e mundur të pretendojë ky plak se zëmra e tij është më e bukur, mendonin! I riu vështroi zemrën e plakut, pa që ajo ishte e mjerë dhe vuri buzën në gaz.
Po tallesh me ne? i tha plakut…”Pa bëj një krahasim ndërmjet zemrës tënde dhe zemrës time. Zemra ime është e përkryer ndërsa zemra jote është një mazë prej prerjesh dhe lotësh
Po” tha plaku “jotja duket e përkryer, por unë nuk do ta ndërroja kurrë zemrën time me tënden
Vështro, çdo prerje përfaqëson dikë që i dhashë dashurinë time – pres një copë të zemrës time dhe ia jap dhe shpesh më jep një copë nga zemra e tij që t’a vë në vëndin bosh të zemrës time, por m.q.s copat nuk janë ekzaktësisht të njëjta, kam disa cepa gjëmbues të cilat i adhuroj sepse më kujtojnë dashurinë që kam ndarë. Herë të tjera kam dhënë copa të zemrës time dhe të tjerët nuk më kanë dhënë copë nga zemra e tyre. Këto janë vëndet bosh.
A e di, të ofrosh dashurinë tënde ka një rrezik.
Edhe pse këto boshllëqe më dhëmbin, vëndet ngelen bosh dhe më kujtojnë dashurinë që kam për ata njerëz dhe shpresoj se një ditë do kthehen tek unë dhe do mbushin vëndet bosh që janë duke pritur.
E shikon pra çdo të thotë bukuri e vërtetë?
Djaloshi qëndroi i heshtur dhe lotët rrodhën në faqet e tij.
Eci drejt plakut shtriu dorën në zemrën e tij të përkryer rinore dhe shqeu një copë të saj. Ia ofroi plakut me duart që i dridheshin. Plaku e mori këtë ofresë e vuri në zemrën e tij dhe pastaj mori pak nga zemra e tij e copëtuar dhe e vuri në plagën e hapur të zemrës së djaloshit.
Ngjante, por jo absolutisht dhe kështu mbetën pak cepa të ashpër..
Dhe djaloshi vështroi zemrën e tij, e cila nuk ishte e përkryer por ishte më e bukur se çdo tjetër, përderisa dashuria nga zemra e plakut tani derdhej dhe në zemrën e tij…!

0 Comments

Add a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *