TV – Të mirat & rreziqet per femijet tane

“Fëmijës duhet dhënë atë që i duhet, jo atë që e kërkon”    

Sami Frashëri

 Impakti i televizionit në jetën e përditshme të grupmoshave të ndryshme

Televizioni dhe ndërveprimi me të (nëse mund ta quajmë të tillë) është një ndër aktivitetet më të rëndësishme dhe më të zakonshme që dikush performon gjatë ditës së tij. Në të një njeri mesatarisht shpenzon më shumë kohë se në çdo aktivitet tjetër, rreth 3 orë e gjysëm, të paktën nëse do ta krahasonim me leximin që do të na merrte mesatarisht 30 minuta në ditë.

Realiteti virtual është një teknologji që siguron realitete kompjuterike që janë një alternativë ndaj realitetit fizik. Surealiteti është paksa më ndryshe. Ai përfshin realitetin virtual, por nuk është realitet virtual. Surealiteti krijon realitetin virtual që të jetë një eksperiencë në realitetin fizik, me qëllim që këto dy realitete fiziku dhe virtuali të mund të ndërveprojnë me njëri-tjetrin. Realiteti virtual siguron fjalë më virtuale që duken ‘më bindëse’ ndaj atyre që i përjetojnë ato. A na jep televizori këtë realitet sureal/virtual apo na jep një realitet fizik?

Televizioni është kaq i tmerrshëm shpeshherë, dhe fëmijët/brezat shohin televizor në mënyrë shumë të habitshme gjatë. Shumë hipoteza thonë se fëmijët që shohin televizor gjatë dhe në mënyrë sistematike bëhen më agresivë? Sa e vërtetë është kjo.

Televizioni ndikon jetën tonë një sërë mënyrash:

  1. Rolet seksuale

Televizioni është një mjet i fuqishëm i seks-stereotipizuar. Shumica e karaktereve në programet e transmetuara janë meshkuj (mbi 75%), dhe pak gra.

  1. Krijimtaria e të rriturit

Televizori shpeshherë ndikon në reduktimin e krijimtarisë.

  1. Aktivitetet e organizuara në kohën e lirë

Është shumë e vështirë të kuptohet se si shpeshherë njerëzit e organizojnë kohën e tyre të lirë. Studimet tregojnë se televizori zë kohën më të madhe të konsumuar me të. Shumica e njerëzve në kohën e tyre të lirë shohin televizor dhe koha e ndjekjes së televizorit rritet me rritjen e moshës.

  1. Krijimtarinë e fëmijëve

Televizioni redukton ndjeshëm shkallën e krijimtarisë së fëmijëve kryesisht nga klasat 4-9.

 Rrjedhshmëria e të lexuarit.

Studimet kanë treguar se rrjedhshmëria e të folurit fillon të bjerë pas klasës së 2 ose të 3. Kjo mund të lidhej me kohën më të madhe të kaluar në televizor se në aktivitete që të ndikojnë zhvillimin e aftësive lexuese.

  1. Agresiviteti.

Ky ishte edhe efekti më i madh. Fëmijët e klasës së dytë paraqiten të jenë 2 herë më agresivë ndaj njëri-tjetrit pasi kanë parë gjatë televizor.

Shumë prej nesh kanë lexuar statistika mjaft shokuese lidhur me efektet e televizorit mbi fëmijët tanë. Dhe ende ne mund të qëndrojmë në dy drejtime/kampe: televizioni është thjesht një reagim ndaj shoqërisë – një projektim i mënyrës se si jeta është. Ose televizioni ndikon dhe inkurajon brutalitetin e kësaj bote. Televizioni ka efekte negative:

  1. Mungesa e ndjeshmërisë. Televizioni sot është shumë realist se vite më parë, për shkak të efekteve të tij kompjuterike dhe animuese. Por ende mund të thuhet në këtë pikë nëse dallimi mes fantazisë dhe realitetit është real apo jo qartësisht.
  1. Frika. Nxitet prej televizionit dhe ankthi gjithashtu.

 Dhuna e shtuar. Studime të pafundme kanë treguar se korrelacioni mes agresivitetit dhe televizionit është i madh.

Por televizioni nuk është vetëm një gjë e tmerrshme. Ka shumë programe edukativë për fëmijët atje.

 Anët pozitive të televizionit janë disa:

  • mund të jetë argëtues, edukativ dhe mund të hapë dritare të reja informimi për fëmijët duke u mundësuar atyre për të udhëtuar edhe atje ku nuk mund të jenë për momentin,
  • të mësojë leximin dhe shkrimin, gjuhë të tjera, dukuritë e natyrës,
  • kulturat e popujve të ndryshëm, të përcjellin emisione të ndryshme edukative,
  • të mësojnëgjëra për të cilat ato nuk kanë qenë pjesmarrës dhe nuk i kanë parë apo dëgjuar më parë.
  • efekti parësor i tij qëndron në faktin se ndikon në sferën e perceptimit vizual dhe dëgjimor. Pamja vizuale ushtron ndikim të lartë tërheqës për fëmijët dhe të gjitha moshat.

Çdo gjë ka të bëjë me ekuilibrin – edhe në të parët e televiziorit gjithashtu. Ja disa zgjidhje:

  1. Mësoni dhe jini gjithnjë në dijeni të asaj se çfarë po sheh fëmija juaj. Shikoni një program së bashku me ta.Mësoni se ndaj çfarë emocionesh përballen ata.
  2. Caktoni një kohë limit ndaj të parit të televizorit. Mos i lini fëmijët të shohin televizor gjatë gjithë kohës. Përcaktoni disa programe të miraedukative dhe që ndihmojnë zhvillimin e tyre kognitiv.
  3. Komunikimi i hapur. Gjithnjë inkurajoni komunikimin e hapur me fëmijën tuaj, dhe jo vetëm për programe të televizorit. Nëse ata kanë parë dicka në tv, dallimin realitet-fantazi, sigurisht që do të na e thonë ne nëse ne me ta kemi një komunikim të hapur.
  4. Inkurajoni aktivitete të tjera. Ka shumë mundësi për fëmijët tuaj – nga sportet te muzika, nga organizimi i lojrave të ndryshme apo takimet me fëmijë, etj.

Perceptimi i dhunës prej televizorit sipas moshës:

 Fëmijët më të vegjël se 4 vjeç

  • e mësojnë mjedisin ku jetojnë para së gjithash përmes prekjes dhe ndjenjës,
  • iu nevojitet shumë kohë që gjërat e njohura pas ndryshimit të mjedisit t’i njohin përsëri,
  • nuk kanë mundësi ta dallojnë zhurmën dhe frikësohen nga zëri i lartë i zhurmës dhe i muzikës,
  • nuk i kuptojnë figurat simbolike (psh. rënia e gjetheve në vjeshtë) etj. Fëmijët më të vegjël se tre vjeç duket të shikojnë televizorin në mënyrë të reduktuar,
  • nëse ata janë në gjendje që të tërhiqen nga shikimi i ndonjë emisioni, atëherë në asnjë mënyrë mos i lini vetëm,
  • fëmijët e kësaj moshe duhet që ta njohin botën reale dhe ta ndërtojnë konceptin e marrëdhënieve sociale.

 Fëmijët prej 3 deri në 5 vjec. Ata ende nuk janë në gjendje ta  konceptojnë një film të tërë. Skenat e vogla mund të krijojnë përshtypje të papritura tek ata.

Fëmijët prej 5 deri në 7 vjeç. Në këtë moshë zhvillohet aftësia, që filmin ta njohin në ngjyrë të kuqe. Dallimi i realitetit dhe i fiksimit edhe në këtë moshë nuk mund të bëhet.

Nga mosha 10 vjeç. Në këtë moshë, fëmijët fillojnë që t’i “njohin” seritë dhe “prapaskenat”. Derisa ta bëjnë dallimin e realitetit dhe inskenimit mund të zgjatë 1-2 vite. Megjithatë, prindi ka mundësi që përmes shikimit të kontrolluar të TV-së të arrijë  t’i mësojë fëmijës. Lufta mes “të mirit” dhe “të keqit” i tërheq fëmijët. Ata luajnë role te ndryshme mbi çfarë shohin. Kjo është e nevojshme për zhvillimin e tyre. Prindërit nuk duhet të shqetësohen, nëse fëmijët rolet e emisionit nuk i filtrojnë, por i marrin ashtu si i shohin.

Rregullat

  • Kur, cilat dhe sa gjatë duhet fëmijët t’i shohin emisionet duhet të jetë e qartë për ta. Shikoni bashkarisht programin javor dhe caktoni se cilat emisione do t’i shihni javën që vjen.
  • Merrni seriozisht dëshirat e fëmijëve për përcjelljen e emisioneve që janë për ta.
  • Është e nevojshme që shikimi i emisioneve të TV-së të kufizohet në disa ditë të javës (në dy-tre ditë). Gjeni emisionet e shkurtra për t’i parë. Për parashkollorët emisionet prej 30 min. janë optimale. Mos i shikoni emisionet rrjesht njërin pas tjetrit.
  • Jo të gjitha emisionet e fëmijëve janë të përshtashme. Shpesh në emisione preferohet zgjidhja e problemit me mjete të dhunës. Edhe vetë “i miri” e mund “të keqin” me mjete të dhunës. Nuk ka rëndësi se cili “i miri” apo “i keqi” e përdor dhunën, ajo është dhunë. Qëllimi që fëmija juaj të edukohet, që problemet t’i zgjidhë pa dhunë, duhet të kihet gjithmonë parasysh. Kjo më së miri arrihet, nëse prindërit në prezencën e fëmijës i zgjidhin problemet pa dhunë.
  • Është mirë që emisioni i pëlqyer të shikohet  bashkarisht me fëmijën e vogël; me këtë rast ju e kontrolloni sjelljen e fëmijës ndaj emisionit. Nëse ata kanë pyetje apo frikësohen nga ndonjë skenë, atëherë duhet që menjëherë të përgjigjeni apo ta largoni nga frika përmes sqarimit të ngjarjes. Pas filmit është mirë që t’ia mundësoni fëmijëve të flasin rreth filmit. Në këtë rast ju i ndihmoni fëmijët të largohen nga skena që për ta ishte e frikshme si dhe për anët pozitive të krijohen përshtypjet e mira.
  • Fëmijët duhet që së paku gjysëm ore pas parjes së TV-së të pushojnë e pastaj të shkojnë në shtrat. Fëmijëve u duhet kohë që t’i përpunojnë skenat e përcjellura.
  • Ju duhet të jeni të sigurtë që kujdestarët e fëmijëve (psh. gjyshja apo gjyshi) i përmbahen rregullave të caktuara për të përcjellur programin televiziv.
  • Keni kujdes që fëmijët të ulen mirë, në largësi të mjaftueshme dhe zëri i TV-së të jetë i ngritur në nivel të duhur. Fëmijët nuk duhet të shikojnë TV-në në dhomë të fjetjes si dhe në pozicion të shtrirë.
  • Fëmijët i shohin filmat që iu pëlqejnë. Me anë të videos mund t’i regjistroni ato filma në mënyrë që fëmijët t’i shikojnë me orare të caktuara edhe jo më vonë.

Shikimi i tepërt dhe i  pakontrolluar i TV-së

  • Fëmijët nuk mund ta bëjnë dallimin mes të  vërtetës dhe fiksimit dhe t’i përpunojnë përshtypjet e tyre. Ata mund të frikësohen, pastaj mund të paraqiten pengesa gjumi e përqendrimi te ta. Shpjegojuni atyre se çka është e vërtetë dhe çka është e rreme.
  • Shpeshherë emisionet paraqesin klishetë “bardh e zi” (psh. meshkujt janë të fortë, gratë të dobëta etj). Shpjegojuni fëmijëve të vërtetën jetësore.
  • Gjatë lajmeve ka skena lufte e dhune. Largojuni emisioneve që ju nuk e dini se çfarë skena vijnë.
  • Emisionet që nuk kanë gjuhë të pastër e dëmtojnë zhvillimin e të folurës.
  • Shikimi i tepërt i emisioneve televizive ndikojnë negativisht në zhvillim, në lojra të pavarura dhe në motivimin e fëmijëve. Puna e pavarur, motivimi dhe zhvillimi i vullnetit për lojra në mënyrë të pavarur për moshën e fëmijëve janë të përshtatshme që më vonë të arrijnë rezultate në shkollë, apo punën profesionale, etj.
  • Shikimi i tepërt i TV-së mund ta çojë fëmijën gjer në varësi. Kjo dmth që njëkohësisht fëmijës nuk i mbetet kohë të kontaktojë me shoqërinë, e cila është parakusht për të mësuar qëndrimet sociale.
  • Gjatë ngrënies nuk rekomandohet të shikohet televizioni. Kjo kohë duhet të shfrytëzohet për komunikim mes anëtarëve të familjes.

Frikërat e mundshme dhe përfundimi i kënaqshëm i filmit

  • Në mosha të caktuara, fëmijët kanë dëshirë të shikojnë filma interesantë. Ata dëshirojnë që frikën e tyre ta orientojnë. Kështu ata mësojnë se si të gjenden në situata frike në jetën e përditshme.
  • Pyeteni fëmijën tuaj pse një film interesant ai do ta shohë, e vendosni vetë se a duhet ta shohë fëmija atë film/emision apo jo. Gjithësesi shikoni këto emisione bashkarisht.
  • Në mënyrë që fëmijët t’i përpunojnë emisionet duhet të shikohen vetëm emisione që fëmijët mund t‘i kuptojnë.
  • Filmi që e ka një përfundim të mirë është për shpirtin e fëmjës shumë i rëndësishëm. Nëse nuk e ka një përfundim pozitiv (të mirë, të pëlqyer nga fëmija) atëherë mundohuni që filmit t’i jepni një karakter të tillë duke e analizuar atë bashkarisht me fëmijën.

 

Mosha e adoleshencës (12-17 vjeç)

Fëmijët në këtë moshë shohin më pak televizor se më parë, duke qënë se ata shpenzojnë më shumë kohë larg shtëpisë, bëjnë më shumë aktivitete me moshatarët e tyre dhe dëgjojnë më shumë radio.

Studime mbi adoleshentët që vazhdonin të shikonin konsiderueshëm televizor në këtë moshë, kishin ende një marrëdhënie  kohë-shpenzuese me familjarët e tyre. Adoleshentët janë më të prirur për të dyshuar në vërtetësinë e përmbajtjeve televizive dhe më pak të mundshëm për t’u identifikuar me karakteret televizivë. Ata të cilët priren të identifikohen më shumë me heronjtë e tyre të dhunshëm janë ata që kanë më shumë të ngjarë të jenë agresivë, sidomos, nëse ata vazhdojnë të fantazojnë rreth temave heroiko-agresive.

Hapat që duhet të jenë të nevojshëm për imitimin nga adoleshentët të krimeve apo dhunës televizive mendohet të jenë:

  • identifikim i fortë me heroin e programit/filmit,
  • këmbëngulja përmes fantazisë së tepruar ndaj programit,
  • aftësia për ta përmbushur veprimin fizik.

 

Tërheqja ndaj filmave horror, videove muzikore dhe pornografisë së dhunshme

Adoleshentët janë më të prirur se të rriturit të ndikohen nga shfaqja e pornografisë së dhunshme për shkak se:

  • edhe mes të rriturve, më të rinjtë duken të jenë më të ndikuar nga pornografia dehumane dhe e dhunshme,
  • mungesa e tyre e eksperiencës dhe intresi i fortë në marrëdhëniet seksuale mund të nënkuptojë faktin se pornografia është shfaqja e tyre e parë ndaj informacionit të detajuar mbi sjelljen seksuale, dhe
  • edukimi seksual priret të lidhet me çështje ngushtësisht biologjike, kështu që adoleshentët mund të kthehen drejt portreteve mediatike për të mësuar mbi aspektet ndërpersonale dhe sociale të marrëdhënieve seksuale.

Materiale eshte marre nga JeteFamiljare.   Neser do te botojme mbi Rreziqet e Internetit.

0 Comments

lere me poshte komentin tend