T’i Ndihmoni Fëmijët të Fitojnë tek Dëlirësia

nga Rob Flood

 Ishte ngritur skena për dyluftimin e dyluftimeve. Turma nga të dyja palët ishin mbledhur rreth fushës së betejës dhe tensioni po rritej. Nga njëra anë, kampioni qëndronte i lartë dhe i frikshëm … në dukje i pamposhtur. Nga ana tjetër qëndronte një djalë, jo aq i aftë madje sa të mbante armatimin e një njeriu.

Ata shkëmbyen fjalë … tipike për beteja të tilla. Më pas, u desh kohë vetëm për të hedhur një gur, kampioni i shtrirë përdhe i vdekur dhe djali qëndronte fitimtar.

Ju e dini historinë e Davidit dhe Goliathit. Por a e dini historinë që i parapriu asaj? Ndoshta jo.

Kjo nuk ishte beteja e parë e jetës së të riut David. Jo, ai kishte mbrojtur krijesa të pambrojtura të paktën dy herë të tjera më përpara (1 Samuelit 17:34-37). Dhe Perëndia këto beteja të vogla për ta përgatitur Davidin për këtë betejë të madhe.

Në kohët tona dhe në kulturën tonë, nuk ka ndoshta betejë më të madhe për fëmijët tanë sesa beteja e dëlirësisë së tyre. Pavarësisht se sa vjeç është fëmija juaj, apo ku jeton ai, beteja është reale dhe është duke ardhur.

Si prindër, kemi detyrën e mrekullueshme e përgatitjes së fëmijëve tanë për këtë betejë. Është përgjegjësia jonë për të luajtur një rol aktiv në bërjen gati të fëmijëve tanë për të patur sukses.

Thirrja e Perëndisë për fëmijët tanë, për të gjithë ne, është një thirrje e lartë. Nga ana praktike, do të thotë të qëndroni besnikë seksualisht dhe moralisht ndaj bashkëshortit/es—ose, për fëmijët tanë, ndaj bashkëshortit/es të ardhshëm/me. Për t’i përgatitur fëmijët tanë për një jetë me dëlirësi, gjenden të paktën tri blloqe ndërtuese që duhet të vëmë në punë. Ato janë të gjitha të përshtatshme, pavarësisht moshës, dhe janë të gjitha të mundura për t’u realizuar.

Blloku Ndërtues 1: Ruani Shtigjet drejt Zemrës së Tyre

Fjalët e Urta 4:23 thonë: “Ruaje zemrën tënde me shumë kujdes, sepse nga ajo dalin burimet jetës.” Ndërsa kjo përgjegjësi do të bjerë në fakt mbi secilin nga fëmijët e tu individualisht, bie mbi ju pikërisht tani. Nusja tek Kantiku i Kantikëve na kujton tri herë: “Mos e zgjoni dashurinë derisa sa kështu t’i pëlqejë.” (Kantiku i Kantikëve 2:7, 3:5, dhe 8:4).

Nëse duhet të ruajmë zemrat e fëmijëve tanë, duhet të dimë shtigjet që tundimi merr për të provuar dhe sulmuar zemrën. Në përgjithësi, janë tri.

Ne duhet të ruajmë sytë e tyre. Një mënyrë se si tundimi hyn në zemër është përmes syve. I pari sulm në zemër, i përshkruar tek Zanafilla 3:6, erdhi përmes syve: “Dhe gruaja pa që pema ishte e mirë për t’u ngrënë, që ishte e këndshme për sytë … dhe ajo mori nga fruti i saj, e hëngri.” Davidi shpalli se ai “nuk do të vë para syve të mi asgjë të keqe,” që do të thotë se ai nuk do ta lejonte veten të shihte asgjë të papastër apo të ndyrë (Psalmeve 101:3).

Sot, në kulturën tonë, duhet të vendosim se çfarë do të vendosim para syve të fëmijëve tanë. A do të shohin TV, filma apo do të luajnë lojra me video? Nëse po, cilët? A do t’i trajnojmë kur t’i mbyllin sytë apo ta heqin shikimin nga diçka? Ne duhet të pranojmë se një shfaqje televizive është më shumë se një argëtim … është një formim i zemrës. Pra, e njëjta me filmat dhe lojrat me video. Ne duhet të shohim me sinqeritet se çfarë u kemi lejuar deri në këtë pikë dhe të zbulojmë pasojat këto gjëra kanë në zemrat e fëmijëve tanë.

Ne jemi përpjekur, për shembull, t’u mësojmë fëmijëve tanë se nëse diçka e papërshtatshme del në ekranin e televizorit, gjithnjë kemi mundësinë e mbylljes së syve. Fëmija ynë i madh, Natani, i cili ishte 5 vjeç në atë kohë, e mori shumë seriozisht.

Unë dhe gruaja ime ishim jashtë shtëpisë në udhëtim pune dhe prindërit e saj po kujdeseshin për fëmijët tanë. Gjyshi bashkë me dy nipërit ishin zhytur në divan duke para lojën e preferuar amerikane—bejzboll. Gjatë një loje të paparë, një reklamë fare e papërshtatshme doli në ekran. Menjëherë dhe pa u parë nga vjerri im, Natani mbylli sytë. Por me bisht të syrit, po shihte nga gjyshi.

I tmerruar, kur pa që sytë e gjyshit nuk ishin mbyllur, iu afrua dhe ia mbuloi ato me një thënie të thjeshtë: “Babushkë … kjo nuk është diçka e mirë për sytë e ty.” Lutem që ai gjithnjë ta ketë kaq të qartë.

Ne duhet të ruajmë veshët e tyre. Pranohet gjerësisht se bërësit e reklamave i synojnë fëmijët që në moshë të re. Një shikim i shpejtë i industrisë së popit për paraadoleshentët e fakton këtë. Midis lirikave dhe stileve muzikore joshëse, paraadoleshentët tanë po prezantohen me joshjen në një moshë fare të hershme. Shtojini kësaj një koleksion të programeve radiofonike që i bën ftesë zemrës së tyre, dhe shumë shpejt do t’i identifikoni veshët si një rrugëkalim kryesor drejt zemrës.

Me kalimin e kohës, vetë veshët tanë bëhen me kallo ndaj asaj çfarë nga ana tjetër na fajëson dhe fyen. Fjalët e mëdha lënduese e humbasin lëndimin e tyre, sepse i kemi dëgjuar herë pas here për shumë kohë. Si prindër të cilëve na u është besuar zemra e fëmijëve tanë, duhet të dëgjojmë me veshë më të rinj. Ne duhet të dëgjojnë atë çfarë dëgjojnë të rinjtë tanë. Ne nuk jemi në gjendje të lejojmë të hyjë në veshët e tyre gjithçka që hyn në veshët tanë. Nëse ka një betejë dhe veshi është një vijën e parë të frontit, atëherë duhet ta kapim sfidën dhe të luftojmë për t’i ruajtur zemrat e tyre.

Ne duhet të ruajmë gojën e tyre. Thjesht përmes osmozës apo dinamikave të grupit, fëmijët tuaj do të peshkojnë fjalë apo thënie që do t’ua heqin trurin fare. Nuk po flas për mallkimin e drejtpërdrejtë; e kam fjalën për fraza që janë përtej aftësisë së tyre për t’i përdorur qëllimisht. Si për shembull kur 3 vjeçari juaj i përgjigjet udhëzimeve të tua me: “E çfarë pastaj!” ose, kur 2 vjeçari juaj kryq duart dhe gërhin si një dem kur i kërkon të bëjë diçka. Unë nuk do ta harroj kurrë herën e parë dhe të vetmekur i thirra tim eti “plakushi” im.

Si rojtarë të zemrave të tyre, ne duhet t’i identifikojmë këto gjëra si “barërra të këqija” dhe t’i shkulim. Ne nuk mund t’i lejojmë fëmijët tanë të praktikojnë mëkatin. Sepse, si e dimë të gjithë ne, praktika sjell përsosjen. Ne nuk mund të ndalojmë gjithnjë atë ç’ka del nga goja e tyre. Por, kur ka dalë, mund ta mbajmë në fre sa shpesh përsëritet ose praktikohet.

Jezusi tha: “Çfarë ka zemra, nxjerr goja” (Mateu 12:34). Ndërsa i shohim këto barëra të këqija të dalin edhe më shumë nga gojët e fëmijëve tanë, do të jemi në gjendje të kemi një tablo të saktë të asaj çfarë po ndodh në zemrat e tyre. Si reagojmë ndaj saj, ose do ta shkulë barin e keq ose do ta rrënjosë edhe më shumë. Sidoqoftë, është praktika e buzëve të tyre që bën dallimin.

Blloku Ndërtues 2: Komunikimi i Hapur dhe i Sinqertë

Komunikimi i mirë dhe i sinqertë mund të realizohet vetëm në një atmosferë besimi dhe cënueshmërie. Dhe kjo, Nëna dhe Baballarë, kërkon kohë dhe konseguencë.

Zhvillimi i kësaj atmosfere do të thotë dëgjimi i fëmijëve tuaj kur ata kanë diçka për të thënë. Do të thotë t’i konsiderosh ata dhe shqetësimet e tyre më të rëndësishme se enët, garazhi apo hobet tuaja. Do të thotë të jeni në dispozicion të tyre për çështje dhe shqetësime të cilat kanë rëndësi për ta.

Komunikimi i shëndetshëm, ashtu si në martesë, është një rrugë me dy kahe. Kur shoh diçka që shqetëson zemrat e fëmijëve të mi, bëj më të mirën t’u tregoj një histori timen kur u ndesha me të njëjtën gjë. Ndërsa kjo duket një ushtrim fisnik, më lejoni t’ju them … është shumë përulës.

Një nga fëmijët e mi lufton me zemërimin impulsiv. Për një kohë të gjatë, u përpoqa ta bëja të fliste për këtë gjë dhe nuk shkova gjëkundi. Me hirin e Perëndisë, një të shtunë pasdite, si pasojë e një shfrimi, m’u deshën rreth 40 minuta t’i tregoja atij se si kisha qenë në moshën 4 vjeçare. Por kjo nuk ishte pjesa e përuljes. Më pas ndava me të se si, në disa mënyra, babi është ende ashtu. Ende dua të dalë e imja dhe ende inatosem kur nuk ndodh ashtu. Nuk e kuptova. Papritur, kalova nga dikush i cili qëndronte mbi të tek dikush i cili ishte në këtë gjë me të.

Çfarë lidhje ka kjo me dëlirësinë? Ky lloj komunikimi hedh themelet për biseda të ngjashme kur rreziqet janë më të mëdha. Ju nuk mund të qëndroni mbi fëmijët tuaj për 11 vite, dhe më pas të prisni prej të tre të janë të hapur me konfuzionin e tyre seksual. Nuk është një çelës dritash që thjesht mund ta ndezësh kur fillon puberteti. Kjo lloj hapjeje rrjedh nga një mënyrë jetese e karakterizuar nga besimi dhe komunikimi. Ai duhet të ndodhë tani.

Blloku Ndërtues 3 – Modelimi i një Jete dhe Martese të Dëlirësisë

Thuhet se nuk mund të udhëheqësh atje ku nuk je i gatshëm të shkosh. Me qëllim që Moisiu t’i udhëhiqte Izrealitët përmes shkretëtirës, ai vetë duhej të ishte në shkretëtirë. Ai nuk u lejua të hynte në Tokën e Premtuar, kështu që iu desh Jozueut t’u printe atyre. Po ashtu, edhe ne si prindër duhet të jemi gati të jetojmë sipas standardit ku po thërrasim fëmijët tanë të jenë.

Jezusi i qortoi farisenjtë kur pa se ata nuk po jetonin sipas standardit që u kërkonin judenjve. Tek Mateu 23:4, Ai i ekspozon ata me këto fjalë: “Por lidhin barrë të rënda që barten me vështirësi, dhe ua vënë mbi kurrizin e njerëzve; Por ata nuk duan të luajnë vetë as me gisht.” Mbajtja e peshës së një jete të dëlirë në mes të kësaj kulture dhe klime kundërshtimi është një barrë e rëndë; ne gabojmë kur dështojmë ta mbajmë të njëjtën peshë me “vetëm një gisht.”

Nëse duhet të modelojmë një jetë të dëlirë, gjithashtu duhet ta trajtojmë gjithnjë bashkëshortin/en me dashuri, respekt dhe nder. Edhe pse kjo nuk është një lidhje direkte  me çështjet e mëkatit seksual, është një lidhje direkte me frytin e një jete të pastër. Ne i nxisim fëmijët tanë të presin derisa të martohen dhe ta ndajnë intimitetin seksual vetëm me bashkëshortin/en. Kur ata të na shohin, ata duhet të shohin diçka që ia vlen për të pritur. Nëse gjithçka që bëjmë është grindje, ankesa, shpifje dhe përgojosje, po u shfaqim një çmim të dobët në fund të udhës. Ndërsa jetojmë me besnikëri dhe dëlirësi ndaj njëri-tjetrit, ne i sjellim Perëndisë lavdi dhe u japim fëmijëve tanë shpresë të madhe.

Themeli Duhet të Jetë i Sigurt

Në shëmbëlltyrën e njeriut të zgjuar dhe njeriut budalla (Mateu 7:24-27), njëri e ndërtoi shtëpinë e tij mbi rërë, kurse tjetri e ndërtoi shtëpinë e tij mbi shkëmb. Ata u përballën me të njëjtat sprova dhe stuhi, por vetëm një shtëpi qëndroi. Pse? Gjithçka kishte të bënte me themelin.

Prindër, ne kemi një mundësi të dhënë nga Perëndia për të hedhur një themel të fortë prej shkëmbi për fëmijët tanë. Çelësi është ta nisësh para se të fillojë stuhia. Pritja deri në adoleshencë është shumë e gjatë. Sot, filloni hedhjen e një themeli të forët dhe lutuni … fëmijët tuaj kanë nevojë dhe e meritojnë.

marre nga JeteFamiljare

0 Comments

lere me poshte komentin tend