Bëni këtë në përkujtimin tim

Disa mund të mendojnë se interpretimi figurativ i fjalëve të Jezusit në Darkën e Fundit rezulton në një formë adhurimi që do të ishte shumë i rëndomtë për të qenë kuptimplotë. Buka është thjesht bukë. Vera është thjesht verë. Megjithatë, ata që kanë përjetuar një adhurim të tillë, e dinë që është kuptimplotë. Mbase është diçka që duhet të përjetohet më parë për t’u vlerësuar.

Më kujtohet hera e parë kur disa miq më ftuan të kujtonim së bashku Jezusin me anë të bukës dhe verës. Isha ende katolik, kështu që pranova të merrja pjesë, por vetëm për të parë.

U ulëm në formën e një rrethi, rreth gjashtëdhjetë të rritur dhe disa fëmijë. Një copë buke dhe një kupë verë ishin vendosur në një tavolinë të vogël në qendër të grupit. Dikush propozoi një himn dhe i gjithë grupi ngriti zërin për t’i kënduar Perëndisë me adhurim zemre. Një burrë u ngrit dhe falënderoi Perëndinë që e kishte shpëtuar. Një zotëri i moshuar lexoi dëshminë e Gjonit për kryqëzimin e Krishtit. Ai lexoi ngadalë dhe i zhytur në mendime. Një tjetër burrë u ngrit dhe foli me dashuri për hirin e Perëndisë për shpëtimin tonë. Takimi vazhdoi në këtë mënyrë, njëri pas tjetrit duke lavdëruar Perëndinë. Kjo më çoi te Kalvari, atje ku Krishti ishte kryqëzuar. Fillova të falënderoj Atin që kishte dërguar Birin e tij për të vdekur për mua.

Në fillim u ndjeva në siklet duke parë disa burra të merrnin rolin që vetëm prifti kryente gjatë Meshës. Megjithatë, gjithçka ngjante e natyrshme dhe lavdëruese ndaj Perëndisë. Apostulli Pjetër u kishte thënë të krishterëve të hershëm se ata ishin të gjithë priftërinj. “Ju jeni fis i zgjedhur, priftëri mbretërore, një komb i shenjtë, një popull i fituar, që të shpallni mrekullitë e atij që ju thirri nga terri në dritën e tij të mrekullueshme” (1 Pjetrit 2:9). Të ishte kjo, ajo çfarë donte të thoshte Pjetri?

Sytë e mi u drejtuan për nga tavolina. vazhdo leximin dhe shkarkoje librin “Mesha:Zbulimi i misterit”  falas ne kompjuterin tend duke hapur kete faqe.

0 Comments

lere me poshte komentin tend