Ruajtja e marredhenies me femijet

Historia e Dy Plangprishësve  nga Phil Waldrep

 Më lejoni t’ju tregoj historinë e dy baballarëve familjet e të cilëve shkojnë tek e njëjta kishë në Tenesi. Të dy kishin vajza në shkollën e mesme. Një ditë, disa vite më parë, vajza e Xhosë, një 17 vjeçare, hyri në dhomën e ndjenjes ku ai po lexonte gazetën. Ai u ul në kolltuk pa thënë asnjë fjalë. Sytë e saj ishin të kuq dhe të fryrë. Pas disa sekondash, ai e vuri re se ajo ishte në dhomë me të dhe e kuptoi se kishte qarë. E hoqi gazetën dhe e pyeti: “Çfarë nuk shkon, zemër?”

Uli sytë përdhe: “Mami me tha se  duhet të ta thoja vetë.” Ajo filloi të qante me dënese.
Xhoja u ngrit në këmbë dhe iu afrua. U ul pranë saj në divan dhe i hodhi dorën qafën e vajzës së tij dashur dhe i tha: “Oh, s’mund të jetë kaq e keqe. Më thuaj ç’po ndodh.”

“Por është e keqe!” ia ktheu ajo. “Babi, unë jam shtatzënë!

Xhoja u bë i sertë dhe lotët buruan nga sytë e tij, por jo lot trishtimi dhe dhembshurie. Lotët e tij ishin nga zemërimi. Pas një momenti të gjatë, të tensionuar, ai u zmbraps nga vajza dhe u ankua: “Si mund të ma bëje këtë mua? Ti e di se si jam përpjekur të të rris, dhe shih se se çfarë ke bërë!”

Ajo po qante vënçe tashmë, por ai vazhdoi bisedën e tij. “Tani hapi veshët mirë. Nuk e dua këtë fëmijë dhe nuk të dua ty. Paketoji gjërat e tua dhe largohu nga kjo shtëpi tani! Mos shkel më këtu sërish. A më kuptove?”

Ajo pohoi duke tundur kokën.

Ndërsa po dilte nga tërbim nga dera, shtoi: “Më vjen turp të jem babai yt.” Atë pasdite vajza u largua.

Frenku, mik i Xhosë, ishte pastor i kishës së tyre. Gjashtë muaj pasi vajza e Xhosë tregoi për shtatzaninë e saj, Frenku i tha bashkësisë se ai dëshironte t’u fliste për një çështje personale për një minutë në kishë atë mëngjes. Ai kapërdi fort dhe filloi: “Dua t’ju tregoj për diçka para se ta merrni vesh nga të tjerët. I kërkova vajzës sime nëse mund ta tregoja dhe ajo tha po. Vajza ime 16 vjeçare, Mariana, është shtatzënë dhe siç e dini nuk është e martuar. Ajo ma tregoi këtë gjë dje dhe zemra e saj ishte e lënduar. Ajo tha: ‘Babi, e kam bërë lëmsh dhe më vjen keq. A do të më falësh? Ajo priste që të inatosesha, por zemra ime u mbush me dashuri për vajzën time të ëmbël. I hodha dorën në qafë dhe i thashë: ‘Të dua shumë. Nuk ka asgjë në botë që mund të bësh e cila do të bënte të mos të të doja.’

“Më vështroi përmes lotëve të saj dhe pyeti: ‘Por babi, po për pozitën në kishë? Çfarë do të thonë njerëzit për ty?’

“I thashë hapur: ‘E dashur, nuk më bëhet vonë nëse më pushojnë nga pozita si pastor ose nëse më kërkojnë të jap dorëheqjen. Dua të qëndroj me ty, pavarësisht gjithçkaje.’ Pra dua që të gjithë ju sot ta dini se vajza ime është shtatzënë. Ne nuk besojmë në abort, kështu që ajo do ta mbajë fëmijën. Çfarëdo lloj ndihme që do t’i duhet, unë dhe gruaja ime do të jemi të lumtur t’ia japim. Nuk e miratoj atë që bëri, por ajo është vajza ime dhe unë e dua atë.”

Merrni me mend se cila nga vajzat po ecën me Perëndinë sot? Kjo është fare e lehtë apo jo? Vajza e Xhosë është e vetmuar, e hidhëruar, dhe ka përjetuar disa martesa të dështuara. Ajo ndihet shumë larg të atit, të cilit i vjen ende turp për të dhe si edhe larg Perëndisë. Vajza e Frenkut është një e krishterë aktive e cila ka një shërbesë të mrekullueshme me nënat e pamartuara.

Dashuria dhe hidhërimi janë mjaft të fuqishme. Njëra ka fuqinë për të shëruar; tjetër ka fuqinë për të vrarë. Prindërit e planprishësve sfidohen për të reaguar si babai i plangprishësit tek Luka 15, me dashuri të pakushtëzuar. Nuk duhet të miratojmë sjelljen e plangprishësve, por afirmojmë se i duam ata pavarësisht se çfarë kanë bërë apo vazhdojnë të bëjnë.

Pse nuk duam pa kushte?

Shumë prindër janë tmerrësisht të sikletosur nga plangprishësit e tyre. Ndonjëherë pas një mesazhi për këtë temë në kishë apo konferenca, prindërit më afrohen për të më thënë se nuk i kuptoj. Ata shpjegojnë me pëshpëritje se fëmija i tyre është homoseksual … ose në burg … ose po jeton me një grua tjetër … ose çfarëdo qoftë. Më pas e vazhdojnë këtë zbulesë me demaskim të plotë për veten: “Dhe unë jam shumë në siklet.”

Më lejoni ta bëj të qartë këtë gji: Vetëm për shkak se fëmija juaj po jeton në mëkat, ju nuk keni të drejtë ta doni atë më pak. Nuk duhet të miratoni sjelljen e plangprishësit tuaj, por jeni urdhëruar nga Perëndia ta doni tjetër sidoqoftë. Dashuri e pakushtëzuar do të thotë se i duam fëmijët tanë për atë që janë, jo për atë që kanë bërë.

A këmbënguli Perëndia që unë dhe ti të viheshim në udhë të drejtë para se ai të na donte neve? Pali na e thotë qartë: “Por Perëndia e tregoi dashurinë e Tij ndaj nesh, në atë që kur ende ishim mëkatarë, Krishti vdiq për ne.” (Romakëve 5:8). “Ndërsa ishim ende mëkatarë.” Kjo ndodhi kur Krishti bëri flijimin suprem dhe tregoi thellësinë e dashurisë së tij ndaj nesh! A mendoni se veprimet e dashura të Jezusit do të thonin se Ai i miratoi mëkatet tona? Sigurisht jo, por Jezusi nuk na kërkoi që të mos mëkatonim para se Ai të na deshte. Nëse Ai do të kishte, do të ishim në gjendje të tmerrshme, apo jo?

Një arsye e dytë pse dështojmë t’i duam plangprishësit tanë është hidhërimi. Ne inatosemi me të kur sillem pa mend, inati ynë gradualisht kthehet në fyerje dhe fyerja acarohet në hidhërim. Autori i Hebrenjve e kupton kërcënimin që hidhërimi sjell në marrëdhënie:

“Kërkoni paqe me të gjithë dhe shenjtërim, pa të cilin askush nuk ka për të parë Perëndinë, duke u kujdesur fort që askush të mos mbetet pa hirin e Perëndisë dhe se mos mbijë ndonjë rrënjë e hidhur dhe t’ju turbullojë dhe me anë të saj të ndoten shumë njerëz” (Hebrenjve 12:14-15).

Hidhërimi pengon çdo mbyllje ose shërim të dhimbjes. Na lë neve me dëshirën për hakmarrje në vend të shërimit dhe dhembshurisë. Ne mund të mos mendojmë për sjelljen tonë të zemëruar si hakmarrje, por kjo është tamam çfarë ndodh kur bëjmë thashethem për plangprishësin tonë, kur tërhiqemi nga ajo, kur gjejmë mënyra të holla për ta lënduar atë duke i dhënë një dhuratë më të mirë “fëmijës së mirë”, apo kur gëzohemi kur plangprishësi përjeton vështirësi. Ne e quajmë “drejtësi” kur ai merr atë që mendojmë se ai meriton, por “hakmarrja” është termi më i saktë.

Një arsye e tretë përse dështojmë t’i duam plangprishësit tanë është se kemi zhvilluar një zakon duke jetuar përmes një distance me ta. of living at arm’s length from them. Në fillim, provojmë çdo gjë që dimë të bëjmë për t’i ndihmuar të ndryshojnë. Kur kjo nuk jep rezultat, ndihemi të dorëzuar duke krijuar një shkallë ftohtësie dhe distance në marrëdhënie. Ne shmangim bisedat rreth lëndimeve dhe problemeve aktuale pasi janë thjesht shumë të dhimbshme. Dhe përveç kësaj, diskutimet rreth këtyre gjërave vetëm sjellin më shumë zemërim dhe dekurajim. Është më e lehtë për t’u tërhequr mbrapa.
Hapa për t’u marrë

Jam plotësisht i sigurt se dëshironi ta doni plangprishësin tuaj pa kushte, ose nuk do të ishit duke lexuar këtë artikull. Ju mund të luftoni me hidhërimin, dhe mund të sikletoseni nga sjellja e plangprishësit tuaj, por dashuria mbulon një shumicë mëkatesh—tuajat dhe të plangprishësit tuaj. Më lejoni t’ju jap disa hapa specifikë që mund të mund të merrni për të treguar një nivel më të thellë dashurie.

Së pari, jini të ndershëm me Perëndinë. Nëse Shpirti i Shenjtë ju bën të ditur se qëndrimet, fjalët dhe veprimet tuaja kanë qenë të pasjellshme ndaj plangprishësit tuaj, pranojeni para Tij. Ndoshta mëkati juaj është se nuk keni arritur ta doni plangprishësin tuaj me dashurinë e pakushtëzuar të Krishtit. Të gjithë ne kemi dështuar deri diku ndaj këtij testi suprem, por disa nga ne kanë dështuar keqas. Lejoni Shpirtin e Perëndisë të ndriçojë dritën e Tij dhe t’ju japë gjykim për cilësinë dhe thellësinë e dashurisë për plangprishësin tuaj.

Së dyti, kaloni shumë kohë duke e lejuar hirin e Perëndisë të zhytet thellë në zemrën tuaj. Ndoshta duhet ta rilexoni këtë artikull edhe një herë ose dy herë të tjera. Mund të jetë ide e mirë të luteni sipas vargjeve që janë dhënë. Kërkojini Perëndisë t’ju hapë zemrën për ta kuptuar dashurinë e Tij shumë më thellë se ç’e keni kuptuar më parë. Fokusohuni në përvojën tuaj të dashurisë agape para se të përpiqeni t’ia shprehni atë plangprishësit tuaj.

Së treti, hidhuni në veprim. Në librin e tyre të mrekullueshëm, Bekimi, Xhon Trent dhe Geri Smolli theksojnë mënyrat se si patriarkët i japin bekimet për fëmijët e tyre. Ata sugjerojnë se të gjithë prindërit mund t’i japin një bekim fëmijëve të tyre që do të sigurojë konfidencë, shpresë dhe forcë. Unë dëshiroj t’i përshtat sugjerimet e tyre për prindërit e plangprishësve. Ne mund t’u japim bijve dhe bijave tona një bekim duke i ofruar fjalë afirmuese, prekje të kuptimta, komplimenta tek pala e tretë, dhurata të kuptimta dhe kohë cilësore.

Fjalë afirmuese: Fjalët tona vijnë më shumë nga koka sesa nga goja. Me fjalë të tjera, ajo çfarë mendojmë për diçka, ndikon atë çfarë themi. Analizojini mendimet tuaja për të përcaktuar nëse ato nderojnë Perëndinë dhe ndërtojnë personin i cili i dëgjon ato. Nëse plotësojnë këtë standard, mbaji vazhdimisht në mendje! Nëse jo, zëvendësojini ato me mendime pozitive.

Shumë nga ne mendojnë se nuk kemi aspak kontoll mbi mendjet tona, por kjo thjesht nuk është e vërtetë. Ne jemi administratorë të mendjeve tona po aq sa jemi edhe të kuletave dhe orareve tona. Ju nuk prisni të flisni fjalë të hirshme nëse gjithë mendimet tuaja dënojnë një person. Beteja luftohet parësisht në jetën tonë të mendimit. Luftoni fort, besojini Perëndisë dhe fitoni betejën.

Kërkoni për gjëra që plangprishësi juaj bën mirë. Mund t’ju duhet punë për të gjetur diçka pozitive për ta thënë, dhe të jemi të sinqertë, mund t’ju mos duket e natyrshme pasi vitesh në hidhërim. Por mësoni sërish si të gjeni dhe të flisni fjalë afirmuese. Nëse e praktikoni me zell dhe i beson Perëndisë për urtësi, ato do të vijnë.

Sigurohuni se nuk e tejkaloni kur filloni përdorimin e fjalëve afirmuese. Nëse thua shumë menjëherë, do të dukesh hipokrit. Është më mirë të thuash një fjalë apo dy sinqerisht se sa të zbrazësh makinën e plehrave me shumë komplimente të pasinqerta! Dhe kur e filloni, mos prisni asgjë në kthim. Plangprishësi juaj  mund të kapet në befasi, dhe mund edhe të inatoset pasi ka pritur kaq gjatë për t’i thënë gjëra që ai dëshironte t’i dëgjonte vite më parë. Ai mund edhe të ketë hequr dorë nga dëgjimi i tyre, dhe nuk do të ndihen rehat kur e shprehni veten. Prandaj, flisni thjesht dhe me masë në fillim, dhe gjithnjë me sinqeritet të plotë.

Prekje e kuptimtë: Psikologët konfirmojnë atë që dimë instiktivisht: prekja fizike është një nga mënyrat më të fuqishme për t’i komunikuar dashuri dikujt. Një përqafim i ngrohtë ose në rrahje e lehtë mbi shpatulla mund t’i thotë shumë dikujt që njeh i cili e konsideron veten si të padëshiruar. Disa familje karakterizohet nga përqafimet, dhe disa jo. Në familjet që përqafojnë plot, mospërqafimi i plangprishësit komunikon se ai është një i padëshiruar dhe i papranuar. Prandaj, në përpjekjen tuaj për t’u pajtuar, mund t’i kërkoni leje për ta përqafuar sërish. Mos u dëshpëroni nëse refuzon i shtyrë nga lëndimi i tij i madh. Përpjekja juaj është hapi i parë drejt hapjes së derës për bashkëbisedim të kuptueshëm, duke përfshirë sërish përqafimin kur të jetë koha e duhur.

Në rastet e familjeve të cilat kurrë nuk kishin prirje për t’u përqafuar shumë, prekja nuk është një opsion. Është e nevojshme të tregojmë afeksion të vërtetë ndaj dikujt që duam, me qëllim që të mbushim boshllëqet  e lëna nga një jetë e tërë në neglizhim. Nëse përqafimi duket se është shumë kërcënues për personin, provoni një rrahje të lehtë mbi shpatulla, ose thjesht një shtrëngim duarsh.

Komplimenta tek pala e tretë: A keni vënë re se si fëmijët vezullojnë nga kënaqësia dhe krenaria kur prindërit e tyre i tregojnë një miku për arritjet e tyre në praninë e tyre? Fëmijët e mi po. Komplimentat tek pala e tretë janë të fuqishme kur dëshiron të sigurosh dikë se jeni i sinqertë në vlerësimin tuaj. Tregojini mikut, fqinjit apo pjesëtarit të familjes se çfarë admironi tek plangprishësi juaj. Nëse është i pranishëm, bukur, nëse jo, ndoshta do të dëgjojë për të më vonë. Cilado qoftë, po mbillni farërat e mirësisë dhe konfidencës. Cili e di se kur dhe ku do të çelin dhe lulëzojnë?

Dhurata të kuptimta: Disa nga ne kanë përdorur dhuratat si përpjekje për të manipuluar pjesëtarët e kokëfortë të familjes. Kemi dhënë me qëllim që të marrim diçka, ose nuk ua kemi dhënë dhuratat për t’u vënë diçka në dukje ose për t’i ndëshkuar ata. Disa nga ne u kanë dhënë plangprishësve tanë 348 audiokaseta me tema të tilla si “Si Ta Vësh në Vijë Jetën Tënde,” “Mjaft u Solle si Budalla”, ose “Pendohu, o Plangprishës!” Nëse jeni fajtorë për “dhënie” të tillë, ndaloni me kaq. Përkundrazi, mendoni për atë çfarë vlerëson personi dhe jepni një dhuratë që thotë: “E kuptoj se çfarë ka rëndësi për ty dhe të dua.” Mendoni ta jepni dhuratën në atë kohë kur ajo nuk kërkohet. Dhurata nuk ka pse të jetë e kushtueshme, thjesht diçka që tregon se keni menduar.”

Kohë Cilësore: Disa prindër arrijnë të kalojnë shumë kohë në afrimin e plangprishësve të tyre—ndoshta duke u kujdesur për fëmijët e tyre apo duke i ndihmuar në ndonjë mënyrë jo të drejtpërdrejtë. Prindër të tjerë kaq qenë të inatosur për një kohë kaq të gjatë, aq sa kanë humbur lidhjen me bijtë dhe bijat e tyre plangprishës/e. Nëse tashmë po kaloni kohë duke i ndihmuar ata, mendoni se si mund ta përdorni atë kohë për të bashkëbiseduar me ta më personalisht. Për shembull, mund t’i tregoni plangprishësit tuaj ndonjë lajm të mirë për një mik apo mikeshë të tij/saj (duke qenë të kujdesshëm për t’i shmangur thashethemet). Nëse marrëdhënia juaj është e largët dhe e ndrydhur, filloni duke i shkruar letra. Më vonë provoni disa telefonata, dhe ndërsa niveli i rehatisë rritet për të dy ju, konsideroni vizatat ballë për ballë. Bëjeni vizitën e parë shumë të shkurtër dhe pozitive. Ndërsa marrëdhënia forcohet, mund të filloni të kaloni më shumë kohë së bashku.

Hapi përfudimtar është të merrni rrezikun për të dashur. Lloji i dashurisë për të cilin foli Jezusi tek Luka 6 është i rrezikshëm. Ai na udhëzon të japim me sakrificë, duke mos pritur asgjë në kthim. Nëse ankorojmë shpresa se plangprishësit tanë do të ndryshojnë si me magji dhe do të na bëjnë të lumtur, ka mundësi të mbetemi shumë të zhgënjyer. Dashuria e vërtetë gjithnjë përmban rrezik: rreziku se nuk do të vlerësohemi, rreziku se mund të marrim zemërim në vend të mirësisë, apo rreziku se ndërsa lëvizim drejt plangprishësve tanë, ata do të largohen më shumë nga ne.

Ne gjithashtu marrim rrezikun se të tjerët në komunitet (dhe madje në kishë) do të na kritikojnë nëse shfaqim dashuri të pakushtëzuar ndaj një plangprishësi. Përbuzja e tyre ndaj plangprishësit përhapet shpejt tek kushdo i cili e mbështet atë. Ne duhet të mbajmë mend se Jezusi mori shumë kritika të ashpra nga farisenjtë se tregoi mirësi ndaj mëkatarëve. Nëse tregoni dashuri ndaj plangprishësit tuaj, mund të merrni kritika të ashpra nga “farisenjtë” në kishën tuaj, gjithashtu. Por nëse ju kujtohet, kjo ishte arsyeja përse Jezusi e tregoi shëmbëlltyrën e Djalit Plangprishës. Ai dëshironte t’i tregonte kontigjentit të rreptë fetar se zemra e Perëndisë është e madhe për t’i falur mëkatarët.

Por rreziku i dashurisë është gjithnjë një rrezik që ia vlen ta marrësh. Jezusi e mori këtë rrezik me çdo person në planet. Disa e kanë përkrahur ofertën e Tij të dashurisë, por shumë më tepër e kanë refuzuar Atë. Disa e mbajnë Atë në distancë, dhe të tjerë janë të ngatërruar nga hiri i Tij. Megjithatë nuk ka rëndësi si reagojmë. Ai vazhdon të ofrohet për të treguar dashurinë e Tij. Ai është shembulli që ne duhet të ndjekim në marrëdhëniet tona me ata të cilët dëshirojmë në dëshpërim t’u komunikojmë dashuri dhe paqe.

Marre nga JeteFamiljare

0 Comments

lere me poshte komentin tend