Mekati i fundit

Sot per here te pare shava me mendje shoferin e autobusit. Ky eshte mekati i fundit qe kam bere sot….me sa jam i ndergjegjshem. Ndersa prisja me ngut qe njeri nga autobuset qe me con ne shtepi te nisej, pyeta njerin nga shoferet se kur nisej dhe me tha pas disa minutash dhe sapo dola nga dera e autobusit dhe po shihja nga ana tjeter e platformes ai e mbylli deren dhe u nis. Per 10 sekonda u nis autobusi tjeter por nderkohe e shava neperdhembe shoferin e pare. :( Ai mund te sillej ndryshe me mua, por une s’kisha te drejte ta shaja. Po shkruaj per kete ngjarje si te parendesishme sepse dua te ndaj reflektimin tim.

Menyra si e ofendova ne mendje nuk eshte menyra ime dhe une u cudita ne fillim kur me doli sharja pa ze. Por me pas u kujtova qe ashtu shajne shume rreth e qark meje kur dicka nuk i shkon sipas avazit. GJithmone i degjoja dhe diskutoja me gruan time sesa te piste e kane fjalorin keta njerez – shajne sikur hane buke e djathe. Kuptova qe mendja ime ishte ndotur duke e degjuar cdo dite dhe pa kuptuar ishte bere pjese e imja.

Asnjeri nuk e degjoi sharjen time, por ne baze te njohurise sime biblike ajo eshte e papranueshme dhe eshte mekat. Zoti e degjoi. Nuk ra asnje rrufe ne momentin qe e thashe dhe as toka u drodh por e di qe ai u shenua ne nje liber. Brenda pese minutash u pendova sepse besoj qe gjaku i Jezusit na pastron nga cdo mekat dhe na rilidh me Perendine.

Po mendoja sesa mekate te tjera mund te kem bere sot, dhe nuk jam i ndergjegjshem, apo ndoshta ndergjegja ime ka bere kompromise dhe “antivirusi i shenjte” nuk ka te njejtin efekt dhe nuk ben alarm per vende qe nuk quhen me alarmante.

E di qe po te bej nje pyetesor tani dhe te them se cilat jane 10 mekatet me te renda sipas Zotit, jam i sigurt qe pergjigjet nuk do te jene te njejtat. Pse do te thoni ju? Sepse ne jo gjithmone e dime kendveshtrimin biblik per mekatet dhe lista e mekateve te “renda” eshte bere bazuar tek preferencat/kompromiset tona dhe/apo cfare na kane thene te tjeret qe eshte ne rregull apo gabim.

Kur e pyes Zotin nese ka ndonje mekat qe e bej dhe nuk e kuptoj, pergjigja vjen bazuar tek sinqeriteti i kerkeses sime. Jo cdo lutje imja eshte e sinqerte! Po ty te ka qelluar te besh lutje te pasinqerta?

Te inkurajoj sot te ndalosh dhe te pyesesh zemren tende nese po te flet per te rregulluar dicka ne lidhje me Zotin apo me te tjeret. Do te duket e veshtire por duhet ta besh. Fryma e Shenjte do te ndihmoje. Nese denimi po te bie si cekan ne koke per ate qe ke bere, dije se gjaku i Jezusit te pastron nga CDO MEKAT DHE PAUDHESI.  Por ti duhet ta rrefesh dhe te vendosesh ta lesh prapa.

Filipianeve 4:8 Së fundi, vëllezër, të gjitha gjërat që janë të vërteta, të gjitha gjërat që janë të ndershme, të gjitha gjërat që janë të drejta, të gjitha gjërat që janë të pastra, të gjitha gjërat që janë të dashura,  të gjitha gjërat që janë me famë të  mirë, nëse ka ndonjë virtyt dhe nëse ka ndonjë lëvdim, këto mendoni.

Artikulli u shkrua per here te pare  ne 17 shkurt 2011 ne faqen e vjeter te kishes.

0 Comments

Add a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *