Cili duhet të jetë “roli” i burrit në martesë?

Na ishte një herë një burrë i cili vdiq dhe shkoi në parajsë ku pa dy shenja mbi dy rreshta të ndryshëm. Një shenjë thoshte: “TË GJITHË ATA BURRA TË CILËT JANË DOMINUAR NGA GRATË E TYRE, TË QËNDROJNË KËTU.” Ai rresht burrash dukej sikur humbiste nëpër re drejt pafundësisë.

Shenja e dytë lexonte: “TË GJITHË ATA BURRA TË CILËT NUK JANË DOMINUAR NGA GRATË E TYRE, TË QËNDROJNË KËTU.” Poshtë shenjës qëndronte një burrë.

Ai shkoi tek ky burrë, e kapi prej krahu dhe tha: “Cili është sekreti, si ia dole? Në rreshtin tjetër ka miliona burra dhe ti qëndron këtu i vetëm në këtë rresht.”

Burri pa me një shprehje habie dhe tha: “Pse, nuk jam i sigurt se e di. Gruaja më tha të qëndroja këtu.”

Të gjithë kemi dëgjuar shaka se “në atë shtëpi këndon …” Megjithatë, udhëheqja në familje nuk është diçka për të qeshur. Gjatë viteve të fundit, kultura jonë e ka ripërkufizuar kuptimin dhe përgjegjësitë e burrit dhe gruas në shoqëri dhe në shtëpi. Shumë burra janë konfuzë dhe të pasigurt. Shumë nuk dinë se si të sillen në shtëpi. Gjatë fëmijërisë, atyre u mungoi një model i mirë për udhëheqje në shtëpi dhe nuk kanë asnjë tablo mendore se çfarë do të thotë të udhëheqësh një familje. Rrjedhimisht, ata nuk udhëheqin me efektivitet, apo as nuk e vënë ujin në zjarr për këtë punë. Po rritet numri i atyre burrave që janë bërë pasivë në shtëpi. Ata kanë vendosur që gjëja më e lehtë është të mos bëjnë gjë. Gjëja më e thjeshtë—me rezikun më të vogël—është të qëndrojnë përtej gardhit me këmbët e ngulur fort dhe ta lënë gruan të udhëheqë. Kur një burrë martohet me gruatë fortë e cila merr përsipër gjithçka, ai shpesh e lejon atë në këtë sipërmarrje.

Për fat të mirë, ka një përgjigje. Shkrimet na japin qartazi modelin për të qenë një burrë, një bashkëshort dhe një baba. Unë e quaj atë model “shërbëtor/udhëheqës.”

Shpresoj që konceptet që do të ndaj, do t’ju ndihmojnë të kuptoni rolin biblik të bashkëshortit më qartë se kurrë ndonjëherë më parë. Kur interpretohen dhe zbatohen saktë, këto koncepte jo vetëm rezultojnë në liri për burrin dhe gruan, por gjithashtu ju ndihmojnë të punoni së bashku si skuadër për të luftuar izolimin dhe konfliktin në martesë.

Përgjegjësitë Biblike për Bashkëshortin

#1: Jini një Udhëheqës

Shkrimet sigurojnë një strukturë të qartë organizative për martesën. Si vijon jepen disa vargje tipike nga Shkrimi:

Por dua që të dini se kreu i çdo njeriu është Krishti, edhe kreu i gruas është burri; edhe kreu i Krishtit është Perëndia. (1 Korintasve 11:3).

Ju, gratë, nënshtrohuni burrave tuaj porsi Zotit,  23 sepse burri është kreu i gruas, sikurse edhe Krishti është kreu i kishës, dhe ai vetë është Shpëtimtari i trupit.  24 Ashtu si kisha i është nënshtruar Krishtit, kështu gratë duhet t’i nënshtrohen burrave të tyre në çdo gjë.  25 Ju, burra, t’i doni gratë tuaja, sikurse edhe Krishti ka dashur kishën dhe e ka dhënë veten e vet për të,  26 që ta shenjtërojë, pasi e pastroi me larjen e ujit me anë të fjalës,  27 që ta nxjerrë atë përpara vetes të lavdishme, pa njolla a rrudha a ndonjë gjë të ti-llë, por që të jetë e shenjtë dhe e paqortueshme.  28Kështu burrat duhet t’i duan gratë e veta porsi trupat e tyre; kush do gruan e vet do vetveten.  29Sepse askush nuk urreu mishin e vet, por e ushqen dhe kujdeset me butësi për të, sikurse edhe Zoti bën me kishën,  30 sepse ne jemi gjymtyrë të trupit të tij, të mishit të tij dhe të kockave të tij.(Efesianëve 5:22-30)

Në komentarin e tij për Efesianët, William Hendriksen vë në dukje se Perëndia “… e vendosi përgjegjësinë përfundimtare në lidhje me familjen mbi shpatullat e burrit … Zoti i caktoi gruas detyrën e bindjes ndaj burrit të saj, megjithatë … kjo bindje duhet të jetë një nënshtrim i vullnetshëm nga ana e saj, dhe vetëm ndaj burrit të saj,  dhe jo ndaj çdo burri.”

“Kreu” nuk do të thotë dominim mashkullor, ku një burrë zotëron mbi një gura dhe kërkon bindjen e saj totale ndaj çdo dëshire dhe urdhi nga ana e tij. Perëndia nuk i pa kurrë gratë si qytetare të klasës së dytë. Fjala e Tij e shpreh qartë se jemi të gjithë barazisht fëmijët e Tij dhe kemi vlera të barabarta para Tij. Sikurse Galatasve 3:28 na thotë: “Nuk ka as Jude, as Grek, nuk ka as skllav as të lirë, nuk ka as mashkull as femër, sepse të gjithë jeni një në Jezu Krishtin.

Mësimet e Dhiatës së Re tregojnë qartë se gratë duhet të respektohen, nderohen dhe trajtohen si të barabartë me burrat. Për fat të keq, nuk e kanë kuptuar mesazhin. Ata i nënvlerësojnë gratë e tyre duke i shpërfillur apo përmes trajtimit të pandjeshëm dhe abuziv. Një kauzë e lëvizjes feministe mund të kishte qenë se burrat kanë braktisur planin e Perëndisë. Kur Perëndia e paraqiti Evën tek Adami në Kopësht, Adami e pranoi atë si një dhuratë me vlerë të madhe për Perëndinë dhe veten. Kur burrat, sidomos burrat e krishterë, nuk i trajtojnë gratë e tyre si dhurata të çmuara nga Perëndia dhe si ndihmëse, ata mund të bëjnë që gratë e tyre të kërkojnë për një rrugë ku të gjejnë domethënie dhe vlerë si persona, shpesh jashtë vullnetit të Perëndisë.

A jeni një udhëheqës? Burrat të cilëtjanë udhëheqës “të natyrshëm” nuk e kanë problem t’i përgjigjen kësaj pyetjeje me një PO. Ata e dinë se si të marrin përgjegjësitë, si të kontrollojnë, drejtojnë dhe t’i çojnë gjërat deri në fund. Disa burra nuk janë udhëheqës të fortë apo të natyrshëm. Si mund të drejtojnë ata në shtëpi?

Pali thotë të njëjtën për këdo. Perëndia e ka vendosur burrin në pozitën e përgjegjësisë. Nuk ka rëndësi se çfarë lloj personaliteti mund të ketë një burrë. Gruaja juaj mund t’ju rezistojë, t’ju luftojë dhe të refuzojë përpjekjet e tua për të udhëhequr, nuk kjo nuk sjell aspak ndryshim. Gruaja juaj dëshiron dhe ka nevojë që ju ta drejtoni. Nuk po e kërkoni ju këtë pozitë; përkundrazi, Perëndia ju vendosi atje. Ju mund të mos e udhëhiqni me përsosmëri, por ju duhet të kujdesi për gruan dhe familjen tuaj duke u shërbyer atyre me këmbëngulje.

Megjithatë, Shkrimi thotë më shumë se caktimi i udhëheqjes për burrin në martesë. Të njëjtat pasazhe që sapo lexuat, japin një model për këtë udhëheqje. Apostulli Pal thotë se burri është kreu i gruas sikurse Krishti është kreu i kishës. “Ky krahasim i burrit me Krishtin zbulon kuptimin sipas të cilit një burrë duhet të jetë “kreu” i gruas së tij. Hendriksen shkruan: “Ai është kreu i saj ndërsa interesohet me gjthë shpirt për të mirën e saj. Ai është mbrojtësi i saj. Modeli i tij është Krishti i Cili, si kreu i Kishës, është Shpëtimtari i saj!”

Le të shohim më nga afër dy përgjegjësi që rrjedhin nga udhëheqja e duhur.

#2: Duajeni Gruan Tuaj Pa Kushte

Efesianëve 5:25 thotë: “Burra, duajini gratë tuaja, ashtu si Krishti deshi kishën dhe e dha veten e vet për të.” Pranimi i pakushtëzuar i gruas suaj nuk bazohet nga sjellja e jashtme, por nga vlera e saj si dhuratë e Perëndisë për ju. Nëse doni ta dashuroni gruan tuaj pa kushte, gjithnjë sigurohuni që serbatori i saj emocional është plot. Një nga mënyrat më të mira se si mund ta bëni këtë është ta afirmoni atë vazhdimisht. Tregojani me fjalë se e vlerësoni atë, e respektoni atë dhe e doni atë. Unë kam zbuluar se thjesht nuk bëj aq mjaft sa duhet.

Nuk ka dyshim që fjalët komunikojnë dashuri, por të njëjtën gjë bëjnë edhe veprat. Duhet t’i bëni të dyja. Sikurse Apostulli Gjon shkroi në një nga letrat e tij: “të mos duam me fjalë, as me gjuhë, por me vepra dhe në të vërtetë” (1 Gjonit 3:18). Një nga përbërësit e munguar në udhëheqjen mashkullore në shtëpi është vepra sakrifikuese. Kur ishte hera e fundit që hoqe dorë nga diçka për gruan tënde—diçka që vërtet e vlerësoje, si ndeshjen tënde të futbollit, vajtjen për peshk apo ndonjë hobi tjetër? Ndonjëherë duhet të heqësh dorë nga diçka që të pëlqen, në mënyrë që gruaja juaj mund të bëjë pushim dhe të shohë dashurinë tuaj për të.

 #3: Shërbejini gruas tuaj

Sipas Dhiatës së Re, të jesh kreu i gruas tënde nuk do të thotë të jetë zotëruesi i saj, por shërbëtori i saj. Sërish, Krishti është modeli ynë këtë lloj udhëheqjeje. Jezusi nuk foli thjesht për të shërbyerin; Ai e tregoi atë kur lau këmbët e dishepujve të Tij (Gjoni 13:1-17). Krishti, Kreu i Kishës, mori natyrë shërbëtori kur erdhi si njeri (Filipianëve 2:7).

Një nga mënyrat më të mira për t’i shërbyer gruas suaj është të kuptosh nevojat e saj dhe të përpiqesh t’i plotësosh ato. A e dini se cilat janë tri nevojat kryesore të gruas suaj në këto çaste? Nëse është një nënë e re, ajo ka një set të caktuar të nevojave bazë. Nëse fëmijët janë rritur dhe larguar nga shtëpia dhe jeni vetëm ju në shtëpi, gruaja juaj ka një set tjetër nevojash që duhet të plotësosh. Çfarë e shqetëson atë? Çfarë e merakos atë? Çfarë lloj presioni ndjen? Mësoni t’u përgjigjeni pyetjeve të tilla dhe më pas bëni çfarë të mundni për të pakësuar shqetësimet e saj, meraqet e saj, presionet e saj.

Çfarë dini për shpresat dhe ëndrrat e gruas suaj? Vë bast që plot—e dini se cilat janë? A po i kultivoni dhuntitë e saj? Nëse ia thotë për zbukurime, a po e ndihmon ta zhvillojë atë?

Një mënyrë tjetër për t’i shërbyer gruas është të siguroni për të. Kjo ka të bëjë me marrjen e përgjegjësisë për të plotësuar nevojat materiale të familjes. 1 Timoteut 5:8 thotë: “Por në qoftë se dikush nuk kujdeset për të vetët, dhe më tepër për ata të shtëpisë, ai e ka mohuar besimin dhe është më i keq se një jobesimtar.”

Të sigurosh për gruan tënde do të thotë gjithashtu të merrni iniciativën për të plotësuar nevojat e saj shpirtërore. Ju e bëni këtë duke modeluar karakter të perëndishëm, duke u lutur me të, duke kaluar kohë së bashku në Fjalën e Perëndisë, dhe duke kërkuar për mënyrë se si ta inkurajoni nga ana shpirtërore.

Të jeni një udhëheqës, një i dashur dhe një shërbëtor do të thotë t’ia përshtatësh jetën tënde jetës së dhuratës që të ka dhënë Perëndia—gruas tuaj. Dorëzojeni jetën tuaj për të sajën dhe në Fronin e Gjykimit të Krishti, Ai do të thotë: “Të lumtë, shërbëtor i mirë dhe besnik.”

 Pjesët e këtij artikulli u përshtatën nga Duke Qëndruar Pranë, nga Dennis dhe Barbara Rainey. Marre nga JeteFamiljare 

0 Comments

lere me poshte komentin tend