Dhjetë mënyra që do të garantojnë që fëmija juaj nuk do të jetë i suksesshëm.

  1. Jepi fëmijës gjithçka që dëshiron. Mos ia refuzo gjërat që e lumturojnë. Mbivlerësoji paratë dhe gjërat materiale në praninë e tij.
  2. Visheni fëmijën tuaj me rroba firmato, s’ka rëndesi kostoja. Tregojnii vajzës se pamja e jashtme ka më shumë rëndësi nga të gjitha.
  3. Vendosi nevojat e fëmijëve mbi ato të bashkëshortit. Po qau fëmija, vraponi për tek ai menjëherë. Nëse fëmija ju ndërpret, kushtojini atij vëmendjen tuaj të plotë.
  4. Argëtojeni fëmijën tuaj përgjatë gjithë ditës. Nëse vajza ka dëshirë të luajë lojëra çaji, leri planet e tua për më vonë. Nëse fëmija ka dëshirë të shohë filmin e tij të preferuar për të njëqindën herë, lere fare idenë që kishe për të bërë shëtitje dhe për të marrë rreze dielli.
  5. 5. Bëje menunë duke u mbështetur tek dëshirat e fëmijës tënd. Asnjë fëmijë nuk duhet të detyrohet të hajë diçka që nuk i pëlqen. Nëse ndodh që ju nuk keni më dëshirë të hani makarona me djathë apo gjalpë kikiriku me reçel, jeni të lirë të gatuani diçka tjetër për vete, për aq kohë sa keni mbaruar me pregatitjen e ushqimit të preferuar për fëmijën tuaj.
  6. Përfshijeni fëmijen tuaj në sa më shumë kurse dhe aktivitete jashtë-shkollore që ka dëshirë, edhe nëse do t’ju duhet të hiqni dorë rregullisht nga planet tuaja për mbrëmjen. Mos u përpiqni të mblidheni të gjithë në tryezë për darkë. Tek e fundit, fëmija do të jetë pjesë e kampionatit të futbollit për një kohë të kufizuar, dhe ju nuk do të donit që ai ta humbiste këtë mundësi.
  7. Mos e disiplinoni fëmijën kur sillet keq. Gjithsecili duhet të mësojë ta shprehë veten në mënyrën e tij. Nëse fëmija këmbëngul me forcë që t’i jepni diçka, atëherë vlerësojini përpjekjet e tij. Të paktën do jeni të qetë se fëmija juaj nuk do të bëhet qullac apo nuk do ta shkelin me këmbë.
  8. Mos u shqetësoni nëse fëmija juaj zihet me fëmijët e komshiut ose kur terrorizon fëmijët e tjerë. Jeta nuk është e drejtë, dhe dikush duhet të jetë humbës. Të paktën fëmija juaj po mëson ta hapë rrugën me bërryla që të dalë në majë që në moshë të vogël.
  9. Kur fëmija juaj ka një mosmarrëveshje me mësuesen, gjithmonë mbani anën e fëmijës. Mos shkoni në shkollë kur mësuesja ju thërret për të biseduar për problemet e fëmijës. Mësuesja do të dojë të marrë masa disiplinore dhe kjo do ta mërzitë fëmijën.
  10. Mos i tregoni fëmijës për besimin tuaj në Zot. Tek e fundit ju nuk doni ta ofendoni. Lejojeni fëmijën ta vendosë vetë nëse dëshiron të dëgjojë histori nga Bibla apo jo. Mos e detyroni të mësojë vargje përmendësh. Ai mund të dekurajohet nëse nuk e thotë saktë me herën e parë dhe kështu do të prishni vlerësimin e tij për veten. Për më tepër, ti nuk do që fëmija të mësojë se ka një Perëndi që e drejton universin, që bën rregullat dhe përcakton përjetësinë. Kjo ide është shumë e vështirë, dhe fëmija juaj mund të mos e kuptojë. Përveç kësaj, ai nuk do të bëhet i pavarur dhe nuk do të përpiqet të bëhet një person i mirë.

Copyright ©2011 nga Tricia Goyer. Të gjitha të drejtat të rezervuara.

marre nga JeteFamiljare

0 Comments

Add a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *