Zgjidhe me kujdes shoqerine

good_bad friendNdersa po lexoja nje artikull nga Frank Powell me nxiti te shkruaj eksperiencen time dhe cfare bibla thote ne lidhje me shoqerine dhe efektin qe ajo ka ne jetet tona.

E kam thene disa here qe ne mendjen time shoqeria ime ka zona influence te ndryshme.

Niveli me i larget qe ka influence me pak ne jeten time jane ata qe i kam takuar ndoshta vec nje here dhe kemi patur nje bisede te kendeshme. Nuk dime shume per jetet e njeri-tjeterit, dhe per aresye te ndryshme nuk kemi mundesi te takohemi shpesh per ta forcuar shoqerine.

Niveli tjeter jane ata qe kam ca kohe qe i njoh dhe kemi gjera te perbashketa, qofte interesa, qofte hobe, ose thjesht jemi afer nga ana gjeografike, gje qe na jep mundesine te takohemi me shpesh. Personat tregojne dicka mbi jeten e tyre dhe mesojne dicka nga une per jeten time.

Niveli tjeter jane ata qe jane me te afert. I takoj me shpesh, flasim per gjera te rendesishme te jetes. Shkembejme keshilla dhe kujdesemi per njeri-tjetrin.

Niveli me i ngushte eshte ne afersine e vellait dhe di gjera shume personale dhe sigurisht para tyre une jam me i hapur, sepse siguria ime qe ata kujdesen. me mbrojne dhe japin keshillen me te mire eshte me e madhe sesa personat qe jane ne nivelet e tjera. Personat qe jane ne kete pozicion, jane testuar me kalimin e kohes dhe jane provuar si besnike. Nuk thashe te perkryer, por besnike dhe te sinqerte ndaj meje. Keta jane te rralle.

Nese kerkon shoqeri te mire, ne rradhe te pare duhet te jesh i sinqerte me veten, se cfare lloj njeriu je ti; cfare vlerash ke, a mund t’i shesesh shoket per perfitim personal, sa i sinqete je ti me njerezit, etj. E them kete sepse eshte veshtire te besh shoke njerez te ndershem, kur vete je publikisht i pandershem.

Bibla thote tek 1 Korintasve 15: 33  Shoqeria e keqe prish zakonet e mira (karakterin e mire).

Mund te them qe eshte e vertete. Zgjidhi me kujdes ata qe i quan shoke te mire. Sepse jane ata qe do te mbajne ose do te hedhin poshte. Besoj qe ti ndersa po e lexon kete artikull, te dalin parasysh raste kur je zhgenjyer nga shoqeria dhe raste ku ti i ke zhgenjyer ata. Askush s’eshte i perkryer ne kete bote, por ka nje ndryshim midis atyre qe kane nje nivel moraliteti dhe deshire per te ecur sipas ketij niveli dhe atyre qe moralitetin e kane relativ.

Ruhu te kesh shoqeri te tille:

1- Shoke qe te thone ate qe te pelqen te degjosh. Keto lloj shokesh kane interes te kene kohe te mire me ty, nuk i intereson te ndihmojne deri ne piken ku ti je i sfiduar te ndryshosh. Ata nuk t’i vene ne pah problemet e tua, ata nuk te sugjerojne qe te ndryshosh. Ata nuk te lajmerojne kur dicka e keqe mund te vije, per shkak te vendimeve apo veprimeve te gabuara. Kjo lloj shoqeria eshte fantastike kur qejfi eshte prezent dhe ti ke mundesi te ofrosh dicka qe i intereson atyre. Une i quaj keta – shoke kafeneje, sepse keta i ke te mire, per te bere qejf dhe muhabet. Sidomos kur kuleta jote ka vend per te qerasur dhe te tjere. Keta mund te jene dhe shoke partie, qe presin qe te perfitojne dicka nga shoqeria me ty, dhe gjithcka qe ti ben eshte e persosur. Ata mund dhe te bejen thashetheme per kundershtaret e tu, duke nxjerre ne pah aftesite e tua. Keta te japin muskuj qe nuk i ke, bukuri te zmadhuar, ndoshta sepse kete gje bejne dhe per vetveten.

2-Shoke qe nuk jane shume serioze per PerendineJeremia 6:14 thote Ata e mjekojnë shkel e shko plagën e popullit tim, duke thënë: “Paqe, paqe,” kur nuk ka paqe“. 

Kam hasur shume nga keta qe nga viti 94 kur vendosa te besoj dhe te perfshihesha ne kishen lokale. Kam pare nga ata qe donin shoqeri te mire ne kishe, por jo te benim me shume sesa te vinin ne takimet e se Dieles-jo rralle me vonese. Keta shpesh kane deshire te shoqerohen me persona te seksit te kundert, dhe perpiqen te bien ne sy. Keshillat e tyre jane te rrezikshme, sepse pavaresisht se vijne nga dikush qe frekuenton takimet e kishes, nuk vijne nga diksuh qe eshte serioz per te zbatuar mesimet e Bibles. Keta jane te krishteret siperfaqesore, qe kenaqen me dashurine e Perendise dhe kerkojne gjithmone qe te marrin, te marrin nga Perendia. Shpesh keta luftojne brenda vetes, per te gjetur identitetin e tyre apo ende kane plage nga e kaluara e tyre. Nuk po them qe keta persona duhen shmanguar, por te kesh nje shoqeri te krishtere me dike qe nuk i eshte nenshtruar Krishtit, eshte gati e pamundur. Prandaj keshillat e tyre, duhet te shoshiten gjithmone ne siten e Fjales se Perendise. Nese ti je besimtar i ri, ke nevoje te ndertosh miqesi me besimtare me te pjekur. Kerkoji ata dhe kur duken qe jane te zene, mos rri vec me ata qe flasin dhe mendojne si ty. Kerko te ndertosh miqesi, me ata qe e njohin Perendine dhe mund te japin nje model me te mire te asaj qe eshte nje i/e krishtere.

3- Shoke qe nuk rriten. Ne kohen qe jetojme kemi shume mundesi qe te ndertojme nje stil jete qe nuk ben shume gjera pervec se kalon kohen. Fjalet e Urta 10:4 thone qe duart pertace te cojne ne varferi, por duart punetore sjellin begati. Sido qe te jete situata jote aktuale, nuk ka justifikim te kalosh kohen kot, pa bere asgje me vlere qe mbetet. Ka shume gjera qe mund t’i besh pa shpenzuar shume para, por qe kerkojne kohe si:

  • te lexosh (libra, manuale, per te mesuar dicka qe nuk e dije) qofte duke marre libra ne librari ose ne internet. Nese kerkon do te gjesh qe ka shoke apo kusherinj qe me shume deshire do te ofronin materiale nese doje te mesoje dicka.
  • te mesosh nje vegel muzikore.
  • te mesosh gjuhete huaj
  • te mesosh nje zanat, icili te hap mundesira te mesosh dicka tjeter ne te ardhmen dhe te jep mundesi per vene pune.
  • te stervitesh. ta kesh trupin ne forme, jo vetem qe do te jape kenaqesi dhe do e vleresoh ne te ardhmen, por te ndihmon te jesh me i shendetshem dhe me nje nivel me te pakte te stresit.

Ne menyre te vazhdueshme njerez te ndryshem me kane ftuar ne aktivitete qe nuk i kam pare brenda fokusit tim. Aktivitete qe kerkojne kohe dhe nuk perfitoj dicka. Prandaj shpesh refuzoj ftesa te tilla nga ata qe e kane ndertuar jeten rreth aktiviteteve te tilla.

4- Shoke qe e duan gjithcka per vete. Keta nuk jane te kenaqur me ate qe kane, Shpesh jane ziliqare te asaj qe ti ke dhe i degjon sesi jane ziliqare te asaj qe te tjeret kane. Kjo mund te jete bukuri fizike, status shoqeror, ngjyra e lekures, prejardhja familjare, niveli i edukimit, etj si keto. Kur personi eshte i plagosur ne shpirt qe nuk ka gjera qe kane te tjeret dhe bisedat i ka rreth vetes, te thith energji, dhe kur largohesh prej bisedes je i lodhur. Cfare te besh kur ke kontakt me njerez te tille. Shikoji si njerez qe kane nevoje per ndihme dhe jo si miq qe ti po kalon kohe ne menyre te cliret. Eshte sikur te shkosh ne nje vend ku ti e di qe njerezit kane nevoje per ndihmen tende. Dhe eshte shume mire qe te jesh aty per ta. Por ky artikull, nuk po prek pjesen nese takojme ose jo njerez, por cilet konsiderojme shoke/shoqe te cilet ndikojne ne jeten tone.

5- Shoke qe bejne gjera gabim sepse i bejne te tjeret. Nga keta gjen sa te duash rrotull. Dhe jo sepse ata kane zemer me te keqe se te tjeret. Shpesh eshte sepse jetojne ne nje ambjent kur veprime te ndryshme fitimprurese behen dhe mosberja e tyre, nuk jep rezultate fitimprurese. Ndersa nje nga miqte e mi qe drejtonte nje firme ndertimi ne Shqiperi, kishte vendosur ta ndertonte biznesin ne menyre te rregullt, ai paguante taksat edhe gjate vitit 97 kur gjithcka ishte rremuje. Kur oficeret e tatimeve e gjobiten kompanine me 17 milione leke sepse ai nuk paguante kafe, dreka apo perfitime te tjera qe oficeret i merrnin nga te tjeret, miku im kaloi mbi dy vjet neper gjykata per te gjetur te drejten. “Miq qe i donin te miren” i thane qe te paguante nen dore 500 mije dhe mbyllej gjithcka. Miku im nuk pranoi, por vendosi te ecte me drejtesi duke rrezikuar mbylljen e kompanise. Ju mund te thoni qe miku im eshte i cmendur, sepse nuk behet ndryshe biznes. Drejtesia qe Perendia ka vendosur si standart, i referohet ne cdo kohe. Nuk mund te jete relative sa here qe ne ndihemi ne nje situate ku na ofrohet nje zgjidhje e shkurter. Jezusit ju ofrua nga satanai qe do i jepeshin te gjitha mbreterite e botes (per te cilat ai erdhi t’i shpengoje me sakrificen e tij) vetem nese e adhuronte satanain. Secili prej nesh ka mundesi te vazhdueshme te beje kompromise dhe mundesia per te bere te tilla rritet nese shoqeria jote i ka normale kompromise te tilla.

Kur isha i vogel shkova me disa shoke te vidhnim misra ne nje fshat afer qytetit tim. U kthyem shume vone nga aventura, dhe kur babai me pyeti se ku isha, hengra nje dacke. Vjedhja nuk ishte e pranuar ne shtepi. Kur dola pasdite dhe pyeta shoket se cfare prinderit u kishin thene, kuptova qe isha e vetmi qe isha korrigjuar nga prinderit. I jam mirenjohes babit per dacken qe mora atehere.

Bej normale ate qe eshte e drejte dhe e shenjte. Nese rii me kurvare dhe kuroreshkeles, nuk eshte per t’u cuditur qe ti ke per te bere te njejten gje. Pse? Sepse ne mendjen tende te behet normale.

Keto jane disa keshilla qe do te nxjerrin ne pah ate cfare ti je dhe cfare kerkon te besh, por dhe llojin e shoqerise qe ke sot. Une po sugjeroj qe neser te mos takosh asnje nga miqte e vjeter. Une po te them qe nese ti je besimtar/e serioz i Krishtit, atehere duhet te jesh i/e kujdesshme per shoqerine qe te jep forme.