Kur kemi nevoje per shpetimtar?

Msaving the man who saved the lambe ben te mendoj kjo fotografi. Dy shpetimtare. Njeri po ndihmon tjetrin, ndersa ai ka shpetuar nje qengj. Shume e mrekullueshme. Duket qe qengji ka patur vlere ne syte e tyre saqe ata kane rrezikuar per ta shpetuar.

Kur m’u prezantuar mesazhi per te besuar ne vepren e Perendise, nuk e pranova menjehere. Shume muaj lufte me veten. Sfida e pare ishte qe si ka mundesi qe ekziston nje Zot i mire dhe ne kemi jetuar per nje kohe te gjate ne nje gjendje te mjerueshme. Se dyti, pse duhet te me tregoje Zoti tani mbi vetveten, kur une isha ne “lulen e rinise” dhe kisha plane per te “shijuar jeten”. Se treti pse me duhet ta degjoj kete lajm prej njerezve jo shume te kualifikuar per te me dhene pergjigje pyetjeve te mia. edhe shumesfida si keto.

Por ndryshimi gjigand ndodhi kur une e kuptova thelle qe une isha MEKATAR. Jeta ime e provonte kete gje. Ndersa degjova per nje jete me te mire nese besoj, por per te siguruar hyrjen ne parajse, mendova qe nuk ja vlente te rrezikoje te refuzoje nje ftese te tille. Jeta qe po jetoja me gjithe momentet e bukura nuk kishte ndonje gezim te madh, shumica ishte fasade. Dhe e ftova Jezusin te vije ne jeten time dhe te me drejtonte qe ai moment e tutje.

Kam ndjere nje gezim qe shpesh me mungon ne kete kohe, gezimin qe mekatet e mia jane falur dhe dicka ndodhi brenda shpirtit tim. Une isha krijese e re. Gjerat e vjetra kishin shkuar dhe gjithcka eshte bere e re.

Perendia erdhi si nje foshnje, jetoi si njeri qe te kishte te drejta te plota per te qene zevendesuesi per racen e rene njerezore. Nese te duket e cuditshme kjo qe po te them, te kuptoj, por me ler te them qe ti sot jeton me shume gjera te cuditshme rreth e qark dhe nuk te bejne me pershtypje.

Perendia erdhi te shpetoi racen njerezore sepse ne ishim larguar prej Krijuesit nga padituria dhe nga rebelimi i zemres. Ai donte qe te kishim nje fillim te ri, sic dikush qe eshte mbytur ne borxhe dhe dikush i ofron mundesine shlyerjes se gjitha borxheve.

E gjithe puna eshte nese mendojme ne qe i kemi borxh Perendise. A vertet ne jemi mekatere perpara Krijuesit? A vertet ka jete pas vdekjes dhe ne do perballohemi me nje destinacion te perjetshem i cili do jete produkt i asaj nese hyjme ne perjetesi me borxhe te falura apo te pafalura.

Edhe Ateistet nese pranojne cilindo kod moral, do thone qe e kane shkelur kodin moral qe ata vete e besojne si te drejte. Shumica e njerezve e dine qe nuk i kane borxhet te shlyera. Po kush eshte aresyeja qe nuk turren per te pranuar faljen e borxhit?

1-Ata mendojne qe borxhi i tyre nuk eshte problematik. Genjeshtra qe ata besojne eshte qe mekatet e mia nuk jane aq te keqija sesa te tjereve dhe sigurisht qe kam patur aresye te forta pse i kam shkeluar normat e njohura morale. Pra mekate te vogla dhe te justifikueshme.

2-Krenaria qe thote “une do punoj fort duke bere vepra te mira, qe ta meritoj faljen e Krijuesit”. Keta e dine qe kane mekatuar perpara Krijuesit dhe perpiqen qe te fitojne pranimin e Tij, duke bere sa me shume vepra te mira. Shpesh keta njerez jane fetare qofte se shkojne ne takime fetare apo perpiqen te bejne nje jete sa me te mire morale.

Nuk eshte turp te thuash qe ti i perket nje grupi te tille, bile eshte gje e mire ta pranosh kete gje.

Pra a ke ti nevoje per shpetimtar? A je aq keq saqe e di qe vec vepra e perfunduar ne kryq e Jezusit do i sjelle paqe shpirtit tend? Nese PO, atehere ti mund te shpetosh. Kerkoi sot Perendise per ndihme dhe ndihma do te vije.