Zgjedhje me efekte

Askush nuk eshte i rastesishem dhe i panevojshem ne mesin tone. Dhe ata qe nuk i pershtaten ca shijeve tona apo pritjeve tona, me pak fjale ata qe jane ndryshe nga ne, jane pjese e mozaikut te Perendise gjenial. Prandaj nuk mund te kete evolim te cdo fushe, ka zgjedhje te te vetdijshme dhe te pamenduara mire. Secila me pasoja, secila zbulon nga shtresat qe ne kemi dhe te tjeret jane.

Jezusi u tha atyre qe e ndjekin qe te duan te afermin. Kur u pyet per ta sqaruar me mire se kush eshte i afermi, ai jep nje shembull sfidues. Krahason sesi nje perfaqesues i nje grupi me te perbuzur, ndihmon perfaqesuesin e nje grupi me mendjemadh qe kishte rene ne hall te madh. Shpesh fatkeqesite na hapin syte te shohim se ke kemi afer dhe ke kemi larg.

Jo me kot na thuhet qe ta tregojme besimin dhe dashurine me…. vepra.

Ta falenderojme Perendine per miqte, edhe armiqte. Te paret na ndihmojne qe te ndihemi me mire, te dytet na ndihmojme qe te jemi me syhapur.

Ndersa pergatitesh te duash dike tjeter se pari pyet veten: a e dua une vetveten? a kam une paqe me ate qe kam dhe jam? Nese pergjigja eshte PO, atehere ajo qe do i afrosh te tjereve ka shume mundesi qe do kete efekte pozitive. Nese eshte JO, atehere moskenaqesia personale mbi veten dhe jeten tende, do te reflektohet mbi vleresimin qe do tì besh te tjereve.

Jo me kot thone qe i lenduari te lendon, i faluri te fal, ai qe eshte ne dashuri, te do kollaj, ai qe ka marre mund te jape.

Ne kemi dy duar, dhe jo vetem per te marre.

Ne kemi dy kembe, dhe jo vetem per tìa mbathur.

Ne kemi dy sy per ta konfimuar ate qe shohim.

Ne kemi dy zgjedhje, mbi ate qe sesi do te duam, sesi do te sherbejme, sesi do te japim, sesi do te jetojme. Lum ata qe bejne zgjedhjen e duhur dhe qellimin e duhur. Do te jete bekim per vete dhe per te tjeret rreth e qark, padyshim dhe per brezat. Ajo qe ne zgjedhim ndikon cdo njeri rreth nesh, le te zgjedhim gjene e duhur per te menduar, per te besuar, dhe per te bere.