Ne kohe stuhie!

storm-ConvertImage (1)Kur isha besimtar i ri, krijova idene qe sa here qe kisha nje problem, thejsht beja nje lutje dhe problemi DUHET te zhdukej. Dhe shpesh ndodhte keshtu. Me kalimin e viteve, lloji i problemeve u rrit (si dhe numri i tyre) dhe pergjigjet e lutjeve te mia, nuk po vinin sic une mendoja dhe prisja ne fillim. Jo rralle zhgenjimi ishte prezent, por e dija qe Perendia nuk po ma hedh, keshtu qe me duhet te kuptoj me shume.

Po rritesha. Pali thote tek 1 Korintasve 13:11 qe kur ishte femije, fliste si femije dhe aresyetonte si femije. Por kur i rrit i hoqi tutje ate qe ishte femijerore.

Para shume kohesh degjova per nje histori, ku nje mbret i kerkoi piktoreve te sillnin para tij nje pamje te asaj qe ata e quanin paqe. Erdhen shume piktura dhe dy ishin ato qe spikatnin: e para ishte mrekulli e vertete: plazh, dallge shume paqesore dhe nje diell qe te ngrohte permes bojrave te penelit. Piktura e dyte s’kishte gati asnje te perbashket me te paren. Ishte nje pamje me bojra te erreta, kishte nje shkemb qe qendronte pa levizur perballe nje stuhie te madhe dhe ne shkemb ishte nje e care ku nje zog po flinte paqesisht.

Mbreti zgjodhi te dyten!

Nese do ishim ne, pergjithesisht do te donim ne dhomen tone te ndenjjes apo te punes nje pamje shplodhese, si piktura e pare. Por mbreti i cili nuk ishte me femije, pa veten tek ai zog i vogel. Si mbret ai ishte gjithemone perpara stuhive nga me te ndryshmet, por ai kishte nevoje te gjente vendin ku te gjente paqen.

A mund te rritemi edhe ne, duke pranuar faktin qe jetojme ne nje bote me shume veshtiresi, por Jezusi na ka premtuar paqen e tij qe shpesh nuk vjen ne forme rrethanash, por brenda ne shpirtin tend?

Nganehere Ai qeteson stuhine rreth nesh, here te tjera Ai qeteson stuhine brenda nesh. Te jemi mirenjohes per te dyja.