Shtepi ne plazh apo ne shkemb!

mbi kete shkemb - Copy Keto fjale i tha Jezusi tek Mateu 16 ndersa Simoni dha mendimin e tij se kush Jezusi ishte. Ndersa Jezusi i pyeti ndjekesit e tij mbi ate se cfare flitej per te ne popull, dishepujt filluan te sillnin opinionet e te tjereve.

Disa mendonin qe ai ishte profet i ri, disa profet i vjeter i misheruar serisht, disa e quanin mesues mrekulliberes. Kur Jezusi i pyeti direkt se cfare vete dishepjt mendonin per te, meqe kishin jetuar sebashku per nje kohe te konsiderueshme – Simoni dha shprehjen e famshme: “Ti je Krishti, Biri i Perendise se gjalle”.

Krishti ju pergjigj duke thene qe ti je i bekuar. Pra vete Krishti konfirmoi qe ishte e vertete: 1) Ai ishte Mesia i shumepritur nga Izraelitet, 2) Ai ishte Biri i Perendise se gjalle.

Nese ti lexues i dashur ke pyetur veten se ku Jezusi thote per veten se kush eshte – ketu eshte nje nga referencat.

Me pas Jezusi i jep Simonit dy informacione jetendryshuese:

1) ti tani e tutje do quhesh Pjeter. do kesh nje identitet te ri, ti tani je femije i Perendise. E vjetra ka shkuar, gjithcka fillon e re.

2) mbi kete shkemb-zbulese une do te ndertoj kishen time. Pra zbulesen qe mori Pjetri nga Ati Perendi qe Jezusi eshte Perendia ne mish, eshte Biri i Perendise dhe Mesia-Shpetimtar, vete Krishti e konsideron me nje shkemb. Jo avull, jo peme, jo gjethe, jo rere dhe jo uje, por Shkemb.

Shkembi eshte simbol i qendrueshmerise dhe Jezusi po thote qe kisha e Tij do te ndertohet ne kete zbulese te qendrueshme. Kushdo qe merr zbulesen qe Pjetri mori, eshte nje gur ne kishen e gjalle qe Perendia po e nderton ne shkemb.

Sa here qe perballohemi me kete pyetje “se kush eshte Krishti per ty” eshte nje moment i vecante per te kuptuar se ku e kemi ndertuar jeten tone: ne plazh apo ne shkemb.