Perjetimi i Dashurise

experience loveJo rralle kam degjuar shprehjen Zoti te do ty, disa here me eshte thene mua, shumicen e kam degjuar kur i thene te tjereve. Nganjehere une kam patur veshtiresi qe ta pranoj kete lloj bekimi. Dhe e di qe nuk jam i vetmi. Ne si njerez jemi rritur ne nje lloj tjeter ambjenti dhe kemi masa qe ndryshojne nga ato masa qe perdoren ne gjuhen biblike.

Shprehje te tille si: “Duaje Zotin me gjithcka qe ti ke” apo “Duaje fqinjin tend” apo “Duaje armikun”, nuk e gjen ne fjalorin e perditshem dhe ne praktikat tona te perditshme. Eshte sikur te flasesh nje fjalor te nje bote tjeter.

Ka shkrime qe tregojne qe Perendia na do, bile me thelle duke deklaruar qe Perendia eshte dashuri. Pra thelbi i Perendise eshte Dashuri. Ka kuptim ne disa raste apo jo? Kjo eshte kur e krahasojme me dashurine e nje prindi te mire ndaj femijeve dhe kur shohim kujdes qe kemi ne mesin tone. Por nga ana tjeter kemi kaq shume raste te tjera kur duket sikur Perendia eshte larg dhe nuk e vret mendjen per sikletet qe heqim ne.

Ka ndryshim midis dy koncepteve: “Perendia na do” dhe “Te perjetojme dashurine e tij”. Kjo e dyta qe na ben ne te bindur nuk vjen ne menyre automatike, thjesht se Perendia na do. Ka shume raste kur ne si njerez kemi pare dashuri te njeanshme, pra njera pale e do tjetren ndersa tjetra jo. Shpesh kjo ka sjelle dhimbje.

Perpara gjykimit ku e gjithe bota u mbulua nga uji, bibla na tregon tek Zanafilla 6:5-6 “Dhe tani Zoti pa që ligësia e njerëzve ishte e madhe mbi tokë dhe që tërë synimet e mendimeve të zemrës së tyre nuk ishin gjë tjetër veçse e keqja në çdo kohë. Dhe Zoti u pendua që kishte krijuar njeriun mbi tokë dhe u brengos për këtë në zemër të vet.”

Ne ate kohe dukej qarte qe njerezit nuk ia kthyen prapsht dashurine Perendise, ata nuk e deshen ate. Edhe sot ne zgjedhim te duam ata qe na pelqejne ose interesojne ne, dhe jo gjithmone ato qe na duan. Sa here mund te ndodhe qe kur nje adoleshent korrigjohet nga prinderit, ai refuzon te kete marredhenie normale dhe te marre nga dashuria e prindit. Pse? Sepse nuk deshiron te degjoje keshillat dhe qortimet e dashurise. Kerkon te degjoje vec ato qe i thote shoqeria e vet, e cila nuk i thote me te miren, sepse nuk ka te njejten dashuri qe ka prindi.

Perendia e ka thirrur ne menyra te ndryshme njeriun, shpesh eshte refuzuar, por ka patur gjithmone nga ata individe qe e kane pranuar ate qe Perendia u ka thene atyre. Ata jane bekuar me dashurine e Perendise.

Apostulli Gjon ne fillim te tregimit te tij mbi jeten e Jezusit ne toke, thote qe “te gjithe atyre qe e pranuan ate (Jezusin) ai u dha te drejten te quhen bij te Perendise”. Na dha te drejten te quajme veten bij te Perendise, bij te dashurise. Jo per shkak te veprave te mira, te cialt jane gjithmone te pamjaftueshme, por per shkak te dashurise. Ata qe e perjetojne dashurine e tij ne kete menyre, jetojne per kete dashuri dhe ua japin te tjereve kete dashuri.

Miku dhe mikesha ime, sot eshte moment i pershtatshem qe ti te perjetosh dashurine e Tij. Ndersa lutesh thuaji Atij: “i dashur Perendi, te falenderoj per shume menyra sesi une e perjetoj dashurine tende, por vecanerisht permes Jezusit qe eshte jeta ime.”