Kapitulli i 2 i ungjillit sipas Gjonit nxjerr ne pah disa parime qe vlejne dhe sot. Keto jane ato qe doja te ndaja me ju sot, dhe do te doja te di se cfare ju ka folur juve ndersa lexoni kete kapitull.
stone jars for washing handsKjo pjese fillon dhe mbaron me shenjat e Jezusit. Shenja e pare ishte qe ktheu ujin ne vere ne prani ne dishepujve dhe te disa te tjereve. Me pas ai ben shenja te tjera dhe thuhet qe shume besuan tek ai. Ne rastin e dyte thuhet qe Jezusi nuk i zinte bese atyre sepse e dinte se cfare kishin ne zemer.

A jane te rendesishme shenjat? Disa do te thone JO, sepse tani kemi Biblen dhe kjo mjafton. Une do te thoje qe PO. Shenjat nuk zevendesojne Biblen dhe nuk zevendesohen nga Bibla. Secila ka rolin e vet. Shpesh nje shenje nga Perendia, e ben nje person qe te kthehet drejt Perendise dhe te behet besimtar i devotshem i Perendise se gjalle. Shenjat thjesht tregojne qe Perendia eshte aktiv dhe afer nesh, dhe kjo ben dhe skeptiket te ndryshojne mendje. Shpresh mund te ndodhe qe numri i shenjave te vecanta ne jeten e nje njeriu mund te jete shume i paket, megjithate ato jane te nevojshme. Shenjat nuk jane pergjigje te lutjeve tona, por jane nderhyrje e Perendise sic Ai e shikon te aresyeshme per situata krejt origjinale. Kujtoni shenjen e shumimit te bukeve apo kapjen e pashqve me shumice, apo peshkimi i nga Pjetri i peshkut qe kishte monedhe ne goje, mjaftueshem per te paguar taksen per dy veta.

Ajo qe cfare eshte per tu pare me kujdes eshte se cfare bejne njerezit qe shikojne keto shenja. Ne kete kapitull shikojme qe shenjat i pane dy grupe njerezish qe i vajten prapa Jezusit: njeri besoi dhe filloi ta njohe rrugen e Zotit dhe i dyti filloi ta ndjeke, per te pare shenjat e tjera. Edhe sot kemi dy lloj grupe njerezit qe e quajne veten besimtare: i pari kerkon te njohe Zotin , i dyti kerkon gjera nga Zoti, ose e thene ndryshe nje deshiron te shohe fytyren e Zotit dhe tjetri duart i Tij. Sado qe te inkurajojme apo nxisim motivimet e zemres se njeriut nuk ndryshojne dot nga jashte.

Nje gje tjeter qe dua te nxjerr ne pah ne kete artikull eshte sesi ne Kane Jezusi ofroi nje paralelizem midis asaj qe Judenjte praktikonin per pastrim dhe asaj qe Ai do ofronte per pastrim. Judenjte ashtu sic dhe ne disa fe te tjera, pastrimi i duarve dhe kembeve eshte nje ritual perpara se te shkosh ne lutje. Jezusi pikerihst ktheu ne vere (qe eshte simbol i gjakut te tij) jo cdo uje tjeter, jo ne ene te tjera, por ujin ne enet qe perdoreshin per pastrimin ritual.

Ndersa judenjte perpiqeshin t’i afroheshin Zotit duke bere sa me shume gjera per te qene te pranuar, Jezusi ktheu ujin ne nje ene qe nuk perdorej per pirje uji, ne nje vere te shkelqyer qe gezon mendjen dhe shijen e atij qe e pi. Vera eshte simboli i gjakut qe u dha per fshirjen e mekateve tona. Tani njerezit nuk do kerkonin te pastroheshin nga jashte, por nga brenda.

E fundit qe dua te permend nga ky kapitull eshte sesi Jezusi perpara Pashkes, pra ngjarjes qe rrit numrin e gjerave qe shiten dhe blihen, perze me kamzhik litaresh, te gjithe ata qe shisnin ne tempull. Ishte nje veprim revolucionar i cili dha mesazhe tre grupeve: 1)tregtareve i tha qe ka nje kufi se cfare shet dhe ku e shet, 2) drejtuesve fetare u tregoi kompromiset qe ata kishin bere me fjalen e Perendise, 3) dishepujve u tregoi qe ata duhet te kishin te njejtin zell per shtepine e Perendise- u ofroi atyre nje model jo-kompromentues. A duhet te na beje te mendojme neve sot ne kohen tone kjo ngjarje? Cfare paralelizmash mund te vendosim ne ketu?

Mund te them qe kisha ne teresi ( pa vecuar grupe te caktuara, por te gjitha ato qe e quajne veten te krishtere) pervec te mirave qe ka sjellur ne shoqeri ka ofruar dhe skandale te vogla dhe te medha. Martin Luteri filloi mundershtimin ndak Vatikanit te asaj kohe sepse per te mbledhur para per ndertimin e katedrales se Shen Pjetrit ne Rome, neper tere perandorine ishin derguar emisare qe premtonin faljen e mekateve nga me te ndryshmet ne baze te sasise se asaj qe jepej. Sot ka raste ku kisha eshte kthyer ne nje vend ku njerezit shesin e blejne. A ka nevoje qe te kete sot kamzhike per te perzene ata qe e bejne kete gje? A jeni dhe ne pjese e tregtareve, qofte te gatshem te bejme pazar dhe me shpirtin tone?

Le te jemi sot te sinqerte perpara Perendise dhe t’i themi ate qe ne jemi dhe mendojme. Ai eshte i gatshem te na degjoje, te na sqaroje, te na fale dhe restauroje.