Pergatitja per Pashke

peter denied JesusKapitulli 22 i Lukes nxjerr ne pah shume bukur luften qe behet ne boten frymore dhe cfare shihet nga kjo lufte. Kater vija paralele dua te prezantoj ketu:
1) vepra e Zotit, Jezusi pergatiti Pashken ne nje menyre qe do te mbahej mend nga dishepujt e tij. Tregon qe eshte nje tradhetar ne mes tyre, por nuk tregon emrin publikisht, ai pret qe Juda te reflektoje dhe me pas i kujton hipokrizine e tij kur e puth sikur te ishte nje dishepull. Perendia i misheruar tha qe nuk do e hante me pashken deri sa te vinte Mbreteria e Perendise. Jezusi lutet per dishepujt qe te mos humbnin plotesisht nen siten e te ligut, dhe na thote edhe neve sot “lutuni qe te mos bini ne tundim”. Me sa mbaj mend une, sa here qe e kam lejuar veten te mekatoj, kam qene ne nje jete pa lutje te vertete, pa marredhenie me Perendine.
2) vepra e Satanait, shikojme qe Satani ishte ai qe po kerkonte nje hyrje ne mes te grupit te dishepjve dhe gjeti zemren e Judes. Pali thote qe te mos i japim vend te ligut.Pra ai gjithmone kerkon hapesire dhe kur e gjen, futet per te krijuar me shume territor. SI hapet dera per te, – duke mekatuar me deshire dhe duke mos kerkuar qe mekatet te falen. me nje fare menyre kur e merr hirin e Zotit te mireqene qe mund te besh cfare te duash. Satanai kishte kerkuar qe te gjithe besimtaret te shoshiteshin, prandaj Jezusi u lut. Mik dhe mikeshe, nese probleme vijne ne jeten tende, gjeja e pare qe duhet te fajesosh eshte satanai, ai eshte pas cfare plani per te prishur gjerat. kujtoi atij qe i ka ditet e numeruara dhe ti po shkon drejt perjetesise te amshuar.
3) veprimet e dishepujve, nuk te ngjajne ato si veprimet tona? kur na thuhet qe te lutemi na ze gjumi, nderkohe qe mund te rrime me ore te tera duke pare filmat e preferuar edhe pas mesit te nates! kur Jezusi i kishte gjerat ne kontroll ata ishin trima, kur Jezusi duhet sikur ishte dorezuar ne duart e te keqinjve nuk e ndoqen por iken nga frika. Kur ne i themi Zotit, do te ndjek ne cdo vend, a mos kemi ndermend vetem neper rruget me diell, kur bekimet rrjedhin? A do ia mbathim ne, kur veshtiresia vjen?
4) veprimet e zemerngurteve. do shikoja ketu Juden qe ishte dishepull por zemra i ngurtesohet dhe nuk degjon asnje fjale qe Jezusi i flet, si dhe drejtuesit fetare qe ndersa populli pergatitej per te festuar Pashken-clirimin e popullit nga skllaveria, ata pergatisnin plane per te vrare Jezusin. Cfare erresire e veshur me petk fetar? Kjo ishte aresyeja pse Jezusi gjate sherbeses se tij tokesore, kryesisht u foli ashper atyre, sepse i dinte se cfare ata kishin ne zemrat e tyre. Sa me shume Zoti i korrigjonte, aq me te ngurte ata beheshin. Sa e frikshme! Perendia te flase dhe nuk e degjon, me dashje.
Le te reflektojme miq ne kete prag Pashke dhe te shohim se cfare kemi ndermend te bejme ne kete Pashke, a do kemi zemer te hapur ndaj Zotit dhe planit te Tij apo do jemi zemerngurte duke kerkuar qe Zoti te vije pas avazit tone. Lutem qe ju te merrni vendimin e pare.