Kerkohen besimtare te ditur!!!

looking for people with headZoti i tha Jozueut :” Ky libër i ligjit mos u ndaftë kurrë nga goja jote, por mendohu për të ditë e natë, duke kërkuar të veprosh simbas të gjitha atyre që janë shkruar, sepse atëherë do të kesh sukses në veprimet e tua, atëherë do të përparosh.” Jozueu 1:8

Aresyeja qe drejtuesi i ri i kombit te Izraelit duhet te kishte prane tij Fjalen e Zotit ishte sepse ai kishte pergjegjesi per veten, familjen dhe per kombin qe ai do drejtonte pas vdekjes se Moisiut.

Zoti nuk i thote qe “thjesht me duaj mua dhe une do i bej gjerat qe te vijne vete ne rregull, ti bej qejf”. JO, Ai i thote qe te kishte Fjalen e Zotin ne gojen e tij dhe ne mendjen e tij. Pra te edukohej qe te vepronte sipas Fjales.

Kjo eshte edhe per ne sot. Secili prej nesh ne menyra te ndryshme do degjoje nga Fryma e Shenjte te njejtin urdherim.

Ne vitet e para te besimit tim si i krishtere ungjillor, kisha nje pershtypje qe besimtaret ungjillore ishin ata qe ishin te edukuar me fjalet, i krahasoja me te krishteret qe shkonin ne kisha katolike dhe ortodokse – qe per mendimin tim, nuk ishin shume pas Bibles.

Por me kalimin e viteve kam vene re qe padituria e Shkrimit nuk qenka nje vecori e kishave tradicionale, por e individeve qe mund te jene ne cdo kishe, qe kane nje qendrim te caktuar ndaj shkrimeve.

Kam vene re qe shume besimtare perdorues te facebookut, klikojne “like” per cdo gje edhe pa e lexuar mire. Kete e kam pare ne menyra te ndryshme. Me lejoni te vecoj njeren prej tyre.

Hapa nje faqe facebooku “Te lexojme Biblen sebashku” me qellimin qe besimtaret te ndanin pershtypjet e tyre per pasi lexojne nje kapitull ne dite nga bibla. Ne shumicen e rasteve postimeve te mia, lexuesit i bejne vec “like” ose “Amen”. Kjo ne vetvete tregon qe e kane pelqyer komentin time dhe jane dakort. Nuk jam i sigurte nese e lexuan ate kapitull para meje ose pas postimit tim.

Por nje gje me shqetesuese vura re, qe sapo postoja nje koment te gjate qe do te pakten 2 minuta per tu lexuar dhe shpesh here dikush ka nevoje ta pertype per 2 minuta te tjera. menjehere shikoj qe bejne “like”. Reagimi im i menjehershem eshte qe ka persona qe sapo shohin qe une postoj dicka, e klikojne. Aresyet nuk i di, por nese ti lexues i ketij artikulli, e ke bere nje gje te ngjashme, do e vleresoja komentin tend, qofte dhe anonim, pse behet “like” nje artikull ende i palexuar mire.

Se fundmi reflektimi im ne kete artikull nuk ka te beje thjesht me “like” ne facebook, por me menyren sesi po edukohet ky brez i facebookut. Mendoj qe ndersa mundesite per t’u informuar dhe edukuar jane shumefishuar ndjeshem me mundesite qe ofron interneti, deshira e besimtarit per tu rrenjosur ne te vertetat e Zotit nuk po rritet ne menyre te ngjashme. Dhe nga disa artikuj qe kam lexuar per te njejten teme, duket qe ky problem eshte dhe ne vendet perendimore ku besimtaret kenaqen me shume pak, bejne shume “like”, dhe mbeten bebe shpirterore per nje kohe shume te gjate.

Ndersa ti e lexon kete artikull miku im dhe mikesha ime, syno te mos jesh i/e tille. Ji dikush qe e do Perendine fort, qe e do fjalen e Tij fort dhe kerkon ta zbatosh. Lutem qe ti te behesh si Jozueu, me deshire per ta patur Fjalen e Zotit para syve te tu dhe ne rrefimin e gojes tende. Lutem qe ashtu sic ti ke deshira per t’u edukuar ne fusha te ndryshme profesionale te kesh te njejten deshire per t’u edukuar ne ceshtjet e Zotit. Nuk eshte detyre e pastoreve dhe prifterinjve njohja e Zotit, eshte detyre e cdo femije te Perendise. Kur ti je perballe me problemin si nje mal, eshte besimi i depozituar brenda teje qe do i thote malit te zhvendoset dhe te hidhet tutje (Marku 11).

Edukohu ne Zotin!