pse duhet te kesh siklet te jesh i krishtere?

Vite me pare kur une u tregova familjareve dhe miqve qe kisha vendosur te behesha i krishtere, nuk gjeta pak reagime. Pyetje investiguese, shaka, tallje etj si keto. Ne fakt fisi i babit ishte me tradite ortodokse, keshtu qe secili e qunte veten te krishtere. Pse atehere ishte kaq problem per te krishtere qe te pranonin nje familjar qe thoshte se ishte bere i krishtere? Nuk duhet te ishte keshtu!

Fatkeqesisht njerezit quhen te krishtere per aresye jo-biblike. Ne qytetin e Antiokise u quajten per here te pare dishepujt e Jezusit si te krishtere, me tallje nga te tjeret. Me kalimin e kohes kur besimi fetar u be me nje fare menyre i trasheguar dhe femijet pagezoheshin kur lindnin, automatikisht te gjithe ishin te krishtere nga lindja.

Psh nje baba me emrin Stefan, ka nje vajze qe e pagezon me emrin Vasilika dhe te gjithe thone qe ajo tani eshte e krishtere. Prandaj duhet te marre meshen, te shkoje ne kishe, te beje kryqin , te lutet etj. Por Vasilika ne vetvete nuk beson qe Perendia ekziston. Ajo shkon ne kishe sepse e detyron ambjenti qe e rrethon dhe nga ana tjeter sikur i duket qe kur lutet, mund te hiqet ndonje problem. Por thelle ne zemren e saj Vasilika nuk beson ashtu sic bibla meson.

Te jesh i krishtere nganjehere eshte e veshtire. Ne vende islamike ose aty ku ka fanatizem fetar, shpesh jeta e te krishtereve eshte ne fije te perit. Por edhe ne vende me demokratike perendimore, nese je i krishtere qe zbaton biblen, do hasesh me kundershtime.

Apostull Pjetri u perballua nje here me sfiden e njesimit te vetvetes me Jezusin. Kur mesuesi i tij u arrestua, ai e mohoi tre here qe e njihte. Kishte frike se mos dhe atij i ndodhte ashtu sic i ndodhi Jezusit. E natyrshme apo jo.

Por muaj me vone kur arrestohet nga te njejten drejtues fetare ai publikisht deklaron qe jo vetem nuk kishte frike te thoshte qe ishte ndjekes i Jezusit, por do i predikonte te gjitheve ato qe kishte pare dhe degjuar-pa patur me frike.

Ku ishte ndryshimi? Ndryshimi ishte kur Pjetri pa Jezusin e ringjallur dhe me pas u mbush me frymen e shenjte. Nese ne mbushemi me Frymen e Shenjte, nuk do kemi me as frike dhe as turp te deklarojme se te kujt jemi dhe kujt i perkasim.

Njerzit po presin te shohin lavdine e bijve te Perendise, te atyre qe jane te mbushur me Frymen e Tij dhe qe nuk kane turp dhe frike te shpallin ate qe kane pare dhe degjuar per Perendine.

Cilit grup do i besh pjese ti?