Fjalet e fundit te Jezusit ne toke

Jesus-Ascension.149183145_stdMua më është dhënë çdo pushtet në qiell e në tokë.  Shkoni, pra, dhe bëni dishepuj nga të gjithë popujt duke i pagëzuar në emër të Atit e të Birit e të Frymës së Shenjtë,  dhe duke i mësuar të zbatojnë të gjitha gjërat që unë ju kam urdhëruar. Dhe ja, unë jam me ju gjithë ditët, deri në mbarim të botës. Amen.” (Mateu 28:18-20)

Keto jane nga fjalet e fundit te Jezusit pas ringjalljes, perpara se te ngrihej ne qiell – te cilat shkruesit e ungjijve kane regjistruar.Shume te rendesishme. Cfare mund te jete kaq e rendesishme qe ne duhet ti veme veshin?

1-Jezusi thote qe atij i eshte dhene cdo pushtet ne qiell dhe ne toke. kjo s’do te thote qe Ai s’kishte asnje pushtet me pare? JO. Por te kujtojme qe Jezusi erdhi Perendia ne mish, por mori trajte sherbetori dhe luftoi kundra te ligut dhe FITOI. Si njeri i ringjallur Ai ka pushtet mbi gjithcka ne toke qe Adami e humbi per shkak te mosbindjes. Jezusi eshte i parelinduri prej se vdekuri, duke na dhene neve prova dhe shprese qe ajo qe ne themi “filani vdiq” nuk eshte vdekje por vazhdim i jetes pa kete trup te prishshem. I vdekuri nuk ka me pune, por i gjalli vazhdon te kete pune dhe pergjegjesi. Kjo ndodhi me Jezusin kur u ringjall prej “sevdekuri” dhe kjo ndodh me ata qe tashme po shijojne prezencen e ZOtin ne nje dimension tjeter-ndryshe nga ne qe ende jetojme ne kete trup vdekatar. Jezusi – ka nje autoritet i cili nuk aktivizohet automatikisht prej tij. Ne vargun 20 AI u thote dishepujve “une jam me ju deri ne fund”. Cdo te thote, qe Ai eshte prezent me dishepujt e pare, prezent me cdo dishepull, prezent me cdo njeri? Une e lexoj qe AI eshte me ata qe “shkojne dhe bejne dishepuj” – pra ata qe jane dishepujt e tij. Keta kane te drejte te perdorin autoritetin qe vjen nga i plotfuqishmi Jezus. Jo cdo njeri qe permend emrin Jezus, tregon qe i perket Atij apo qe po ben vullnetin e tij. Pavaresisht se meshira dhe dashuria e Perendia i afrohet cdo njeriu qe merr fryme, autoriteti i tij ne qiell dhe ne toke, vihet ne funksionim nga ata qe bejne vullnetin e Tij – sipas menyres se tij.

2-AI thote shkoni beni dishepuj, jo anetare kishash, jo persona qe kane bere nje lutje dikur. Dishepuj. Cdo fare prodhon sipas llojit te vet. Jezusi “prodhoi” dishepuj, dishepujt “prodhojne” dishepuj. Dishepull eshte me shume sesa dikush qe citon vargje biblike apo merr pjese ne takime biblike. Eshte dikush qe deshiron te beje vullnetin e Zotit dhe e ben ne menyren me te mire qe di.

Gjithashtu Jezusi na thote qe te bejme dishepuj nga te gjithe popujt. Na duhet te pranojme qe ungjilli shqiptareve ne fillim i ka ardhur nga jo-shqiptaret. Faleminderit per cdo misionar qe ka investuar dhe po investon per shqiptaret. Shqiptaret kane pergjegjesi qe te japin ungjillin tek kombe te tjere. Ketu ne Toronto, ne kemi shumicen me te madhe te kombeve qe mund te kete nje qytet. Si duhet ta shohim ne mesazhin e Jezusin ne kontekstin tone?

3-Jezusi permend pagezimin. Pra eshte e rendesishme qe nje dishepull te pagezohet. Eshte nje shenje e dukshme, e jashtme -ndoshta publike e nje vendimi te brendshem. Nje video e shkurter mbi pagezimin mbi uje. Une shqetesohem ne fryme sa here qe takoj besimtare qe e shtyjne pagezimin ne uje. Mos e ler pagezimin pas dore dhe mos e ler dike tjeter te paditur mbi rendesine e pagezimit.

4-Mesojini ato qe Jezusi ka mesuar. Pergjegjesi e dyaneshme, te dish se cfare Ai ka thene dhe per tia percjellur te tjereve. Si eshte menyra me e mire per t’ia percjellur mesimet e Tij – duke i vendosur ne praktike. Ungjilli ka force te jashtezakonshme kur jetohet dhe jo kur vetem flitet.Djalli eshte duke i bindur njerezit qe njafton te shkosh ne kishe. Po rritet nje brez i paditur “besimtaresh”. Kur u bera besimtar, vajta takova nje prift dhe si nje person i uritur kerkova qe te me ushqente me Fjalen e Zotit. Kuptova qe vete prifti nuk e dinte mire fjalen e Zotit. AI mjaftohej qe te dinte sesi beheshin ceremonite por jo qe te ishte i mireinformuar qe te ndihmonte te tjeret ne udhen e Perendise. Mos merr shembuj te keqinj te “krishtereve”, ngjitu pas atyre qe vertet e duan Perendine dhe kerkojne ta njohin Ate me mire. Bota eshte e mbushur me hipokrite fetare, mos u bej nje nga ata. Meso veten dhe te tjeret.