Kendo nje kenge te re

nga Endrit Mullisi

heart and musicSot do fokusohemi mbi rendesine e kendimit te kengeve te reja. Te gjithe degjojne muzike, jo te gjithe kendojne dhe ca me pak kendojne bukur.

Neper kisha kendohet pavaresisht modelit te kengeve apo llojit te muzikes apo veglave muzikore shoqeruese. Muzika dhe kenga eshte bere pjese e pandare e sherbesave te kishes qe ne kohen e hershme.

Ndersa eshte rritur pafundesisht numri i kengeve te krishtera eshte rritur dhe mundesia e zgjedhjes se cfare lloj kenge te pelqen. Ajo qe ka qene normale neper kishat shqiptare eshte perkthimi i kengeve kryesiesht nga gjuha angleze. Ka qene shume bekim por dhe sfide, per perkthyesit. Ne kisha te ndryshme degjoje variante te ndryshme te se njejtes kenge.

Filluan nderkohe kenget shqip per Perendine te cilat treguan se po ngrihet nje brez muzikeberesish shqiptare. Cd jane prodhuar dhe radiot e krishtera tashme kane dhe kenge shqiptare. Lavdi Zotit per gjithe kete pune te mrekullueshme.

Le te shohim se cfare na thote Bibla ne lidhje me kendimin e kengeve te reja:

Psalmi 96:1  Këndojini Zotit një këngë të re, këndojini Zotit, o banorë të të gjithë tokës!

Psalmi 33:3  Këndojini një kenge të re, bjerini me mjeshtëri veglës (muzikore)  dhe brohoritni.

Psalmi 98:1  Këndojini Zotit një këngë të re sepse ka bërë mrekulli; dora e tij e djathtë dhe krahu i tij i shenjtë i kanë siguruar shpëtimin.

Psalmi 149:1  Aleluja. Këndojini Zotit një këngë të re, këndoni lavdinë e tij në kuvendin e shenjtorëve.

Isaia 42:10 I këndoni Zotit një kantik të ri, lëvdimin e tij nga skajet e tokës, o ju që zbrisni në det, dhe atë që ai përmban, ishujt dhe banorët e tyre.

Ndersa me siper ne shohim nje thirrja per te kenduar nje kenge te re, me poshte shohim tek Zbulesa per te shpenguarit qe kenduan nje kenge te re.

Zbulesa 5:9-10 Dhe këndonin një këngë të re duke thënë: “Ti je i denjë ta marrësh librin dhe të hapësh vulat e tij, sepse ti u there, dhe me gjakun tënd na bleve te Perëndia nga çdo fis, gjuhë, popull dhe komb, dhe na bëre mbretër dhe priftër për Perëndinë tonë, dhe do të mbretërojmë mbi dhe”.

Zbulesa 14:3  Ata këndonin një këngë të ri përpara fronit, përpara katër qenjeve të gjalla dhe përpara pleqve; dhe asnjë nuk mund ta mësonte kantikun përveç të njëqind e dyzet e katër mijëve, që ishin shpenguar nga toka.

Me poshte eshte me personale krijimi dhe kendimi i kenges se re:

Psalmi 40:3  Ai vuri në gojën time një kenge te re për të lëvduar Perëndinë tonë; shumë njerëz kanë për ta parë këtë, do të dridhen dhe do t’i besojnë Zotit.

Psalmi 144:9  O Perëndi, do të këndoj një kenge te re, do të këndoj lavdet e tua me një harpë me dhjetë tela.

 

Ndersa duket sikur pslami eshte shkruar per ata qe kane dhurate dhe aftesi per te kenduar dhe kompozuar, duket qe nuk eshte vec aftesi kompozimi. Kenga eshte nje shprehje e gjendjes emocionale te njeriut dhe ne kendojme kengen e dikujt tjeter per situata te tilla. Ka disa kenge qe nuk jane bere per publikun, keshtu qe nuk do te kete vleresim per kengen me te mire, ashtu sic nuk ka vleresim ne propozimet e dashurise midis nje cifti.

Shikoje menyren per t’i kenduar Zotit kengen e shpirtit tend, ajo eshte kenga e re qe Ai pret te degjoje prej teje.

Para shume vitesh nje grua plake qe nuk dilte nga shtepia, besoi ne Jezusin. Une e vizitoja here pas here dhe si besimtar i ri qe isha, pak a shume i transmetoja ate qe degjoja dhe mesoja ne takimet biblike. Nje dite i solla disa flete me kenge per Zotin, sa u gezua, pavaresisht se une isha i trishtuar qe ajo nuk dilte dot nga shtepia te merrte pjese ne takime si cdo besimtar tjeter. Nje dite e vizitova dhe pyeti si nje femije i vogel, megjithese ajo ishte te pakten 50 vjet me e madhe sesa une: “A merzitet Zoti qe une i kendoj ne mes te nates?” I befasuar ju pergjigja: “patjeter qe JO. AI gezohet kur ti i kendon Atij me gjithe zemren tende”. Ajo nuk e dinte muziken e vertete te kenges, por krijonte muzike ndersa lexonte varjget e printuara te kenges se perkthyer.

Ajo halla ime e madhe. Ajo u duk e cuditshme ne syte e farefisit, sepse kishte filluar te besonte ne Zot, ndersa kishte qene “aspak fetarja” e familjes me pare. Ndryshimi i saj per mua duket qarte: ajo lexonte biblen cdo dite dhe i kendonte Zotit ne mes te nates, me kenget e saj.

Mik dhe mikesha ime, une dua qe ti te jesh i/e cliruar plotesisht qe ti kendosh Zotit, cfare zemra jote ka. Sigurisht qe se pari duhet te sigurohesh qe Jezusi eshte ne jeten tende i pari, kjo do beje qe ti t’i kendosh atij sinqerisht kengen tende.

Kendoji pra Zotit nje kenge te re, kengen e shpirtit tend.

0 Comments

Add a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *