Pse eshte e rendesishme te marresh pjese ne nje grup te vogel?

GE DIGITAL CAMERANe veprat e Apostujve na tregohet qe besimtaret e pare ishin te perkushtuar ne takimin sebashku si ne tempull edhe neper shtepi. Kjo beri qe kisha e pare te rritej me shpejtesi dhe perballe nje persekutimi te papare.

Ne takimet e se dieles formati qe ofrohet nuk krijon shume hapesira per besimtaret te ndertojne miqesi te forta apo te ndajne me shume nga ajo qe po ndodh ne jeten e tyre.

Prandaj prej shume vitesh shume kisha ofrojne mundesine qe besimtaret te takohen dhe jashte dites se diel. Dhe kjo eshte shume fleksibel: disa takohen ne pushimin e drekes (per ata qe e kane punen afer), disa takohen ne nje prej shtepive te besimtareve, disa takohen ne kafeteri. Vendi nuk eshte kryesor, por bashkesia qe ndertohet ne nje grup eshte shume bekim.

Ne kontekstin qe jemi nuk jane te pakte ata qe duan te marrin pjese ne nje takim biblik, por te dielave nuk munden per shkak te punes qe duhet te bejne ne ate kohe. Pjesemarrja ne nje grup me te vogel biblik krijon mundesine qe nje besimtar te mos izolohet por te rritet vazhdimisht si ne marredhenien me Perendine edhe me bashkebesimtaret.

Kur ti merr pjese ne nje grup me te vogel, ti ke mundesi qe te sherbesh me mire dhe efektshmerisht duke perfshire dhuntite dhe prekur nevoja specifike te njerezve qe na rrethojne.

Kontakto me ne per te marre pjese ne nje grup ekzistues ose per te diskutuar fillimin e nje grupi ku mund te marresh pjese.

2 Comments

lere me poshte komentin tend